Përzgjidhen anëtarët e jurisë në konkursin për sheshin monumental “Adem Jashari”

Data e publikimit

Kategoria

Pas mbylljes së suksesshme të dorëzimit të projekteve, rrjedhojë e një numri të madh aplikimesh, është vendosur për jurinë e cila do t’i përzgjedhë fituesit në konkursin ndërkombëtar për sheshi monumetal në nderim të sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes Jashari.

Konkursi ka qenë i hapur për të gjithë artistët, piktorët, arkitektët, dizajnerët grafik, fotografët, artizanët, studentët dhe profesionistët. Sheshi do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së Adem Jasharit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve të rëndësishme të lirisë së vendit.

Anëtar i parë i jurisë do të jetë kryetari i komunës Përparim Rama, arkitekt dhe urbanist me karrierë të gjatë, i vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Puna e tij është botuar në disa revista ndërkombëtare të dizajnit, përfshirë “London Building Design Magazine”.

Pjesë e jurisë e cila do të  vlerësojë kreativitetin, funksionalitetin dhe përshtatjen e sheshit monumental me kontekstin mjedisor dhe social të zonësdo të jetë edhe Hajrulla Lushtaku.

Anëtari i tretë i jurisë profesionale do të jetë Gëzim Kastrati, një nga profesionistët e mëdhenj të fushës, me përvojë të gjatë dhe një numër të konsiderueshëm të projekteve të tipologjive të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.

Arkitekti Kastrati ka një numër jo të vogël projektesh të realizuara për apo në bashkëpunim me kompani të shtrira në shumë vende, përfshirë edhe komplekse të mëdha rezidenciale, në disa shtete të rajonit.

Juria e përzgjedhur nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit do t’i përzgjedhë projektet fituese deri më 14 qershor. Punimet më të mira do të prezantohen më 17 qershor, ndërsa shpallja e fituesve do të bëhet më 29 qershor.

Të fundit

Në fokus

SHERBIMI I ARKITEKTIT TE KRYEQYTETIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

01

04

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: