Projektet e parakualifikuara në konkursin ndërkombëtar për sheshin monumental në nderim të sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes Jashari do të nxirren para publikut në trajtën e një ekspozite e cila do të hapet të markurën e datës katër të shtatorit. Pesë projektet, të cilat pas vlerësimit të kujdesshëm të një numri të konsiderueshëm aplikimesh, […]
Trajektorja e transformimit urban është ndikuar nga një mori faktorësh që variojnë nga risitë teknologjike dhe ndryshimet ekonomike globale te dinamikat sociopolitike dhe konsideratat mjedisore. Brenda kësaj rrjete komplekse, një aspekt shfaqet veçanërisht i dallueshëm: nocioni i qytetit si një rrëfim. Krijimi i këtij rrëfimi kërkon një ekuilibër të ndërlikuar midis njohjes së trashëgimive historike, […]
Prishtina do të jetë qendra ballkanike e sportit në vitin 2030. Organizimi i Lojërave Olimpike Mesdhetare, të cilat i fituam vitin e kaluar, e garanton këtë status. Kjo ka bërë të nevojshme përshpejtimin e planeve për Kampusin e Sporteve, që do të marrë formën dhe titullin e Fshatit Olimpik. Në një hapësirë prej 60 hektarësh, […]