Prishtina digjitale nuk është thjesht premtim, por është përcaktim i yni për qytetin. Digjitalizimi i të gjitha shërbimeve është angazhim i vazhdueshëm, në një proces që ka dhënë frytet e tij.
Ne kemi dalë përtej kësaj. Po e digjitalizojmë hartën e krejt qytetit. Prishtina në pëllëmbë të dorës, është projekti që përfundon shpejt.
Skanimi i qytetit me rezolucion të lartë na e bën të mundur që shërbimet për të cilat është dashur të dalin inspektorë në terren, të kryhen nga zyra.
Prej aty mund t’i kryejmë të gjitha matjet, me saktësi pothuaj të qindpërqindtë, për të gjitha intervenimet që mund të ketë nevojë të kryhen.
Dhe ta ruajmë qytetin nga të gjitha ndërhyrjet e palejuara, të cilat mund t’i bëjë kushdo që nuk e respekton ligjin.
Po ashtu, duke i digjitalizuar ndërtesat publike, të gjitha ndërhyrjet e nevojshme dhe kostot e tyre, ne i dimë në avans.
Për çdonjërën ka një historik, i cili ruhet dhe nuk mund të tjetërsohet. Kjo do të jetë Prishtina digjitale.