Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit (SHAK), të mërkurën e datës 20 dhjetor, do të hapë dy konkurse për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve në lagjen Kolovicë dhe Mati 1.
Konkurset do të jenë në formën e një gare dizajni, me një fazë, si forma më tipike e konkurseve për dizajne arkitekturore, që shpallen për qëllime të caktuara dhe që janë të hapur për të gjithë të interesuarit.
Aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë. Çdo kandidat do të ketë të dorëzojë numër të pakufizuar dizajnesh. Çdo krijim i tij duhet të jetë origjinal dhe veçanërisht i konceptuar e realizuar për këtë konkurs.
Shpallja e konkurseve do të bëhet në faqen e SHAK-ut, në faqet e partnerëve të SHAK-ut dhe në faqe tjera të përzgjedhura nga SHAK-u.