Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit (SHAK) do t’i shpallë fituesit e konkurseve ndërkombëtare për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve në lagjen Mati 1 dhe Kolovicë më datë 31 të këtij muaji.
Pas një procesi të gjatë dhe të hollësishëm vlerësimi, juria e përbërë nga personalitete të shquara në fushën e arkitekturës dhe akademisë ka arritur t’i përzgjedhë tre koncept-dizajnet më të mira në konkursin e koncept-dizajnit të çerdhe-kopshtit në lagjen Mati 1 dhe në konkursin për çerdhe-kopshtin në Kolovicë.
Përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati, dhe akademik Anton Berishaj, kanë shqyrtuar me kujdes të gjitha aplikimet, duke vlerësuar kreativitetin, funksionalitetin dhe përshtatjen e tyre me kontekstin mjedisor dhe social të zonës. Kriteret e vlerësimit kanë përfshirë integrimin kontekstual, aspektin funksional, inovacionin dhe origjinalitetin si dhe aspektet estetike.
Si rrjedhojë e një analize të thellë dhe pas diskutimeve shteruese, juria ka arritur në vendimin për të zgjedhur tre projektet më të mira që shquhen për qasjen e tyre të veçantë ndaj arkitekturës dhe dizajnit të hapësirave edukative për fëmijë.
Këto projekte janë dalluar për origjinalitetin e tyre, duke propozuar zgjidhje të reja dhe të qëndrueshme që synojnë të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të ofrojnë një mjedis të përshtatshëm për edukimin dhe lojën e fëmijëve të lagjeve Mati 1 dhe Kolovicë.
Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërblimeve është përcaktuar në shifrën 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 3 mijë e 500 vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë.
Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro.
Në këto konkurse ndërkombëtare, të hapura në dhjetor të vitit të shkuar, përveç arkitektëve dhe studiove të arkitekturës nga vendi dhe rajoni, kanë aplikuar edhe një numër shumë i madh i arkitektëve dhe studiove të huaja.
Lista preliminare e finalistëve të përzgjedhur në raundin e parë ka qenë si vijon:
– Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1:
- r6r50t@gmail.com
- 420aen@gmail.com
- c4rv1x@gmail.com
- b20im2@gmail.com
- x74mmh@gmail.com
– Për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë:
- 1olk4p@gmail.com
- d5gv8j@gmail.com
- e2fhjl@gmail.com
- mkk1ac@gmail.com
- mkk1ac@gmail.com