Akademiku Berishaj, anëtar i jurisë për çerdhe-kopshtet

Data e publikimit

Kategoria

Akademiku Anton Berishaj do të jetë anëtari i tretë i jurisë që do t’i vlerësojë aplikacionet në konkursin ndërkombëtar të hapur nga Shëribmi i Arkitektit të Kryeqytetit për dy çerdhe-kopshte, në lagjen Mati 1 dhe Kolovicë.

Profesor universitar prej disa dekadash, Berishaj është autor i disa librave studimore, monografive dhe i dhjetëra botimeve shkencore. Ai është bashkautor i dy librave shkollorë për sociologji dhe i një numri të teksteve shkencore të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Konkurset, për të cilat akademik Berishaj është përzgjedhur për të qenë pjesë e jurisë, janë në formën e një gare dizajni, me një fazë, si forma më tipike e konkurseve për dizajne arkitekturore, që shpallen për qëllime të caktuara dhe që janë të hapura për të gjithë të interesuarit. Rrjedhimisht, aplikimi është i hapur për të gjithë dhe çdo kandidat do të ketë të dorëzojë numër të pakufizuar dizajnesh.

Çdo krijim i tij duhet të jetë origjinal dhe veçanërisht i konceptuar për këtë konkurs. Regjistrimi për t’u bërë pjesë e konkursit do të jetë i hapur nga data e shpalljes deri më datë 17 janar 2024. Dorëzimi i aplikimeve do të pasohet nga vlerësimi i jurisë, prezantimi i punëve, pra i koncept-dizajneve dhe më 31 mars do të bëhet shpallja e rezultateve, gjegjësisht fituesve të këtyre konkurseve.

Të fundit

Në fokus

SHERBIMI I ARKITEKTIT TE KRYEQYTETIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

01

04

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: