e-Leja, në funksion nga 1 janari i vitit të ardhshëm

Data e publikimit

Kategoria

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për modernizimin dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike, nga data 1 Janar 2024, do të vihet në funksion platforma e re digjitale “e-Leja”. Kjo platformë do të mundësojë aplikimin për leje ndërtimi dhe percjelljen e të gjithë procesit në mënyrë elektronike, duke bërë të pamundur aplikimin manual për leje ndërtimi nga po ajo datë.

Platforma “e-Leja” është dizajnuar për të thjeshtuar dhe përshpejtuar procesin e aplikimit për leje ndërtimi. Ajo do të ofrojë një interface që mundëson aplikimin online, duke shmangur radhët dhe pritjet në zyrat e komunës. Përmes kësaj platforme, aplikantët mund të ndjekin statusin e aplikacionit të tyre në çdo kohë dhe të marrin njoftime në lidhje me progresin e tyre, duke siguruar kështu një proces transparent dhe të drejtë për të gjithë.

Vendimi për të kaluar në një sistem të plotë digjital për aplikimet për leje ndërtimi është një hap i madh drejt modernizimit të shërbimeve komunale. Kjo do të ulë ndjeshëm burokracinë, do të lehtësojë procesin për bizneset dhe individët dhe do të kontribuojë në një mjedis më të shëndetshëm biznesor. Gjithashtu, ky proces digjital do të reduktojë ndikimin mjedisor, duke eliminuar nevojën për sasi të mëdha të dokumentacionit në letër.

Për qytetarët dhe bizneset, “e-Leja” do të sjellë një ndryshim të madh në mënyrën se si ata ndërveprojnë me komunën. Përmes kësaj platforme, ata do të përfitojnë nga një proces më i shpejtë dhe më i qartë për marrjen e lejeve të ndërtimit, duke thjeshtuar procedurat dhe reduktuar kostot, si dhe kohën e humbur. Ky inovacion gjithashtu rrit besimin e publikut në komunë, duke siguruar një proces më të hapur dhe më të qasshëm.

Lansimi i platformës “e-Leja” është një dëshmi e angazhimit të Komunës së Prishtinës për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të përshpejtuar procesin e transformimit digjital. Ky është vetëm fillimi i një sërë inovacionesh që synojnë të lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe të rrisin efikasitetin e administratës publike. Ne ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset të përshtaten me këtë sistem të ri dhe të përfitojnë nga avantazhet që ai ofron.

Për t’u qasur në platformën e-Leja, klikoni në këtë vegëz: eLeja. Ndërkaq, për platformat e-Nënshkrimi në vegëzën e-Nënshkrimi dhe për atë e-Përcjellja në vegëzën e-Përcjellja.

Të fundit

Në fokus

SHERBIMI I ARKITEKTIT TE KRYEQYTETIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

01

04

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: