Digjitalizimi i shërbimeve që ofrohen për qytetarët paraqet një prej angazhimeve të rëndësishme të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit. Përveç e-Leja dhe e-Përcjellja, përmes të cilave pajisja me leje dhe kushte ndërtimore kryhet krejtësisht në mënyrë elektronike. Në këtë mënyrë, eliminohen vonesat për shkak të mbingarkesës së stafit administrativ, eliminohet çdo mundësi ndërhyrjeje në proces, garantohet barazia e palëve dhe transparenca e procesit dhe bëhet e mundshme përcjellja e tij në çdo hap, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.
Përveç këtyre dy shërbimeve, pjesë e pakos është edhe e-Nënshkrimi, që u mundëson të gjithë atyre që e marrin, ta kryejnë procesin e aplikimit pa printuar asnjë letër, sepse edhe nënshkrimi i tyre digjitalizohet. Marrja e nënshkrimit digjital nënkupton mundësinë e përdorimit të tij, jo vetëm për proceset e aplikimit për leje dhe kushte ndërtimore në Komunën e Prishtinës, por edhe për çfarëdo shërbimi tjetër dhe në secilin rast tjetër që mund t’iu duhet.
Lansimi i platformës “e-Nënshkrimi” është një dëshmi e angazhimit të Komunës së Prishtinës për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të përshpejtuar procesin e transformimit digjital. Ky është vetëm fillimi i një sërë inovacionesh që synojnë të lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe të rrisin efikasitetin e administratës publike. Ne ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset të përshtaten me këtë sistem të ri dhe të përfitojnë nga avantazhet që ai ofron.
Për t’u qasur në platformën e-nënshkrimi, klikoni në këtë vegëz: e-Nënshkrimi. Ndërkaq, për platformat e-Leja në vegëzën eLeja dhe për atë e-Përcjellja në vegëzën e-Përcjellja.