Ekspozohen projektet më të mira të konkursit për çerdhe-kopshte

Data e publikimit

Kategoria

Projektet më të mira në konkurset ndërkombëtare për çerdhe-kopshte në lagjet Mati 1 dhe Kolovicë janë ekspozuar në hapësirat e Komunës së Prishtinës. Në një ngjarje të organizuar nga qeverisja komunale, ku kanë marrë pjesë aktorë të rëndësishëm politik dhe profesional dhe të hapur për publikun, janë paraqitur dhjetëra projekte të arkitektëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Mundësi të mirë që nëpërmjet konkurseve të këtilla të merren përvojat më të mira të aspekteve urbane dhe arkitekturore, e ka cilësuar kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama. Sipas tij, “hapësirat që krijohen për fëmijët janë shumë të rëndësishme, meqë krijojnë një bazë të mirë dhe të rëndësishme për zhvillimin e qytetit”.

Ndryshe nga ngrehinat arsimore që fëmijët i kishin në funksion të tyrin, këto çerdhe janë konceptuar për të qenë në funksion të fëmijëve. Madje, jo për të qenë thjesht çerdhe-kopshte, por një hapësirë tjetër që i ngjan një shtëpie të dytë.

“Ne jemi munduar që ta krijojmë një fole për secilin fëmijë të kryeqytetit, ndaj projektin tonë e kemi quajtur “Foleja””, thotë arkitektja Arjeta Gorqaj, projekti i të cilës, bashkëkrijim me arkitektin Shpat Ademaj, është përzgjedhur fitues në konkursin për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1. Ideja thonë ata ka qenë që të krijohet një ambient i atillë që fëmijët të ndjehen si të ishin në shtëpi, pra që kalimi i tyre nga shtëpia në çerdhe apo kopsht të jetë sa më i lehtë.

Rrugëtimi drejt transformimit të të menduarit dhe të projektuarit për çerdhe-kopshte që i takojnë të ardhmes së zhvillimit të fëmijëve prishtinas nuk mund të ishte i lehtë. Dhe hapësira ku do të ndërtohen çerdhet e bënte akoma më sfidues.

Arkitekti Ramiz Laçi, projekti i të cilit është përzgjedhur më i miri në konkursin për çerdhe-kopsht në lagjen Kolovicë sqaron se, për këtë arsye, punën e kanë nisur nga topografia, ashtu që të ruhet lidhja me ambientin rrethues, duke krijuar urë lidhëse midis ngrehinës dhe hapësirave që e rrethojnë.

Midis aq shumë projekteve nga shumë arkitektë dhe pothuaj po aq shumë gjuhë e kombësi, të cilat i lidhë vetëm gjuha universale e arkitekturës, dallohet qartë ëndrra për të ardhmen. Dhe atë jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë qytetin.

Të fundit

Në fokus

SHERBIMI I ARKITEKTIT TE KRYEQYTETIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

01

04

Paleta

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

01

04

Paleta

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: