Fituesit e konkurseve për çerdhe-kopshte shpallen në fund të muajit

Data e publikimit

Kategoria

Pas mbylljes së dorëzimit të koncept-dizajneve në dy konkurset ndërkombëtare të shpallura nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, për dy çerdhe-kopshte në lagjen Mati 1 dhe Kolovicë, juria ka nisur vlerësimin e dokumentacionit, për të arritur në shpalljen e rezultateve që do të bëhet në ditën e fundi të muajit mars.

Juria profesionale e përbërë nga përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati dhe akademik Anton Berishaj, do t’i vlerësojë punimet, në fazën e parë, deri më 18 mars.

Një javë më pas, lista finale e rezultateve do t’u komunikohet pjesëmarrësve, ndërkaq shpallja e fituesve do të bëhet më 31 mars.

Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërblimeve është përcaktuar në shifrën 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 3 mijë e 500 vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë.

Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro.

Në këto konkurse ndërkombëtare, të hapura në dhjetor të vitit të shkuar, përveç arkitektëve dhe studiove të arkitekturës nga vendi dhe rajoni, kanë aplikuar edhe një numër shumë i madh i arkitektëve dhe studiove të huaja.

Të fundit

Në fokus

SHERBIMI I ARKITEKTIT TE KRYEQYTETIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

01

04

Paleta

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

01

04

Paleta

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: