Fituesit e konkursit për çerdhe-kopshtin në Mati 1: Koncepti ynë synon t’i bëjë fëmijët të ndjehen si në shtëpi

Data e publikimit

Kategoria

Projekti fitues në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1, është përzgjedhur ai i arkitektëve Arjeta Gorqaj dhe Shpat Ademaj, të cilët atë e cilësojnë si ambient gjithëpërfshirës, që i përgatit fëmijët jo vetëm në rrafshin edukativ, por edhe në atë social dhe emocional.

Pas një procesi të kujdesshëm dhe të detajuar vlerësimi, juria e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, e përbërë nga personalitete të shquara nga fusha e arkitekturës dhe akademisë, ka arritur t’i përzgjedhë tre projektet më të mira në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në lagjen Mati 1.

Përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati, dhe akademik Anton Berishaj, kanë shqyrtuar me kujdes të gjitha aplikimet, duke vlerësuar kreativitetin, funksionalitetin dhe përshtatjen e tyre me kontekstin mjedisor dhe social të zonës. Kriteret e vlerësimit kanë përfshirë integrimin kontekstual, aspektin funksional, inovacionin, origjinalitetin si dhe aspektet estetike.

Si rrjedhojë e një analize të thellë dhe pas diskutimeve shteruese, juria ka arritur në vendimin për të zgjedhur tre projektet më të mira, që shquhen për qasjen e tyre të veçantë ndaj arkitekturës dhe dizajnit të hapësirave edukative për fëmijë.

“Të qenit pjesë e edukimit brenda kopshteve që pasqyrojnë rehatinë dhe sigurinë e shtëpisë është një prej elementëve thelbësorë në ngjizjen e ndjenjës së përkatësisë dhe qetësisë tek fëmiu. “Foleja” e ka të përbrendësuar këtë parim, duke integruar konceptin e shtëpisë, që bën të mundur krijimin e një ambienti të njohur dhe që mbështet zhvillimin fare të natyrshëm të fëmiut.
Ky koncept paraqet ndërthurje midis dizajnit intuitiv dhe dimensioneve psikologjike, duke ridefinuar dinamikën hapësinore në edukimin e hershëm të fëmijëve. Përtej të qenit përpjekje arkitekturore, ai paraqet një mësymje për ta riparë horizontin e të mësuarit, përmes lenteve të fëmiut, i cili kërkon rehati dhe siguri. Në një mënyrë, kemi sfiduar paradigmat konvencionale të edukimit duke krijuar hapësira që harmonizojnë shtysat e brendshme për rehati, përkatësi dhe për të hulumtuar, të cilat bëhen pjesë e jona që në fëmijëri. Kështu, ky lloj i çerdhe-kopshtit kalon përtej formave tradicionale të edukimit, duke ofruar një ambient shumëdimensional që i jep ngjyrat e nevojshme fëmijërisë.
Në thelb të konceptit të “Folesë” është të kuptuarit se ambienti luan rol thelbësor në zhvillimin e fëmiut. Është tanimë e dokumentar rëndësia e krijimit të një ambienti të sigurt, të cilin fëmiu e njeh, në rrënjosjen e ndjenjave të sigurisë dhe përkatësisë. Duke dizajnuar hapësira që u përgjajnë atyre të shtëpisë, ne kemi synuar që ta mbështesim zhvillimin kognitiv dhe emocional të fëmiut, duke bërë që dalja e tyre e parë midis të tjerëve të jetë më miqësore.
Filozofia prapa dizajnit të “Folesë” ka në thelb krijimin e një kapërcimi pothuaj të pavërejtshëm midis rehatisë së shtëpisë dhe hapësirave edukative në çerdhe-kopsht. Çdo aspekt i dizajnit, përfshirë atë të brendshëm, që prej materialeve, formave dhe ngjyrave, është krijuar me kujdes ashtu që të krijojë idenë e përkatësisë dhe ngrohtësisë.
Jemi të bindur që “Foleja” përfaqëson një përpjekje të ndryshme dhe krejt të veçantë në edukimin e hershëm, ku kufijtë midis shtëpisë dhe shkollës bëhen vështirë të dalllueshëm, duke krijuar hapësira që, po aq sa janë edukative, janë të këndshme. Ndërthurja e disa fushave në krijimin e këtij koncepti bën që “Foleja” të mund të quhet ambient gjithëpërfshirës, që i përgatit fëmijët jo vetëm në rrafshin edukativ, por edhe në atë social dhe emocional”.

Të fundit

Në fokus

SHERBIMI I ARKITEKTIT TE KRYEQYTETIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

01

04

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: