Fshati Olimpik e kthen Prishtinën në qendër ballkanike të sportit

Data e publikimit

Kategoria

Prishtina do të jetë kryeqendër ballkanike e sportit më 2030. Lojërat Olimpike Mesdhetare, të drejtën për organizimin e të cilave e fituam vjet, na e garanton këtë status.

Kjo e ka bërë të domosdoshëm përshpejtimin e planeve për Kampusin e Sporteve, që merr formën dhe titullin e Fshatit Olimpik.

Në 60 hektarë, hapësirat sportive, ato administrative e afariste dhe akomodimi, janë ndarë në tre shirita që mes vete komunikojnë përmes lëvizjes në këmbë dhe me biçikletë mbi tokë, ndërkaq nëntokë janë parkingjet për makina.

Salla të sporteve të ndryshme, stadiumi qendror dhe fusha të tjera ndihmëse janë të vendosura në qendër të këtij projekti të madh. Në njërën anë janë hapësirat rezidenciale për sportistët dhe në anën tjetër hapësirat administrative, në të cilat mund të vendosen federatat sportive dhe ato afariste, që i japin gjallëri gjithë zonës.

Shumë përtej Lojërave Olimpike, ky kompleks sportiv i jep Prishtinës, qytetit tonë të dashur, dimensionin e munguar të një qyteti të rëndësishëm sportiv në Ballkan. Prishtina e së ardhmes – kryeqytetit i sportit, është përcaktim i yni.

Të fundit

Në fokus

SHERBIMI I ARKITEKTIT TE KRYEQYTETIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

01

04

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: