“Kjo mund të jetë zgjidhja për kaosin urban në kryeqytet”

Data e publikimit

Kategoria

Trafiku në Prishtinë, i cili zakonisht rëndohet në orët e pasdites
Trafiku në Prishtinë, i cili zakonisht rëndohet në orët e pasdites

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës është vënë në përkrahje të themelimit të një Zyreje të Arkitektit të Kryeqytetit.

Vetë AAK është një asociacion që bën përcjelljen, monitorimin, analizimin dhe propozimet konkrete të aktiviteteve, ngjarjeve, vendimeve dhe planifikimeve praktike, programore e profesionale, që lidhen veçanërisht me profesionin e Arkitektit, në mbarë Kosovën, specifikisht në kryeqytet, shkruan Albanian Post.

Një nga temat më të përfolura në kryeqytet është përmirësimi i kualitetit të jetës së qytetarëve, dhe sipas reagimit të AAK, themelimi i Zyrës së Arkitektit të Kryeqytetit mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtyre problemeve.

Në përkrahje të kësaj zyre është edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Duke qenë vetë arkitekt me profesion, Rama kishte mbajtur një takim me arkitektët me 26 korrik ku ishte diskutuar edhe themelimi i kësaj zyreje.

Në reagimin e arkitektëve thuhet se “ky hap ndikon në përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të Prishtinës, dhe se ndihmon në zgjidhjen e problemeve kyçe në Prishtinë, sa i përket arkitekturës, urbanizmit, infrastrukturës, rrjetit rrugor e komunikacionit”.

Prandaj, sugjerojnë nga asociacioni i arkitektëve se “marrë parasysh këto dhe shumë benefite tjera direkte e indirekte të kësaj iniciative për qytetarët e Prishtinës dhe Komunitetin profesional, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, përkrah plotësisht themelimin e Zyrës së Arkitektit të Kryeqytetit”.

Përtej kësaj, arkitektët kanë njoftuar se do vihen në dispozicion të plotë “në funksion të përkrahjes teknike e praktike të kësaj iniciative të domosdoshme dhe të nevojshme”.

Prishtina njihet si një nga kryeqytetet më të shëmtuara sa i përket arkitekturës e ndërtuar pa rregulla qysh nga paslufta.

kryeqyteti është një përzierje e ndërtesave te vjetra socialiste me kiçin e pashije te modernitetit, ndërtuar pa plan, gjithçka ngjan ne një derdhje te pakontrolluar betoni.

Kryesisht, edhe kërkesa nga qytetaret edhe premtimi nga politikanet ka qene qe te ndërmerret diçka për ta ndërprerë këtë urbicit, por qe gjithçka ka mbetur ne deklarime elektorale.

Prandaj, themelimi i një zyreje te arkitekteve, mbase do jete zgjidhja e shume kërkuar për Prishtinën.

Të fundit

Në fokus

SHERBIMI I ARKITEKTIT TE KRYEQYTETIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

01

04

Paleta

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

01

04

Paleta

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: