Vendndodhja e lokacionit: Mat 1, Prishtinë
Koordinantat:
KosovaREF – 7515634,385; 4723331,865
WGS84 – 21.190, 42.650
42°38’58”N; 21°11’25″E
Altitude 664.65 m
Numri parcelës: P-71914050-00574-0
Sipërfaqja e parcelës: 5580 m2
Pjesë e parcellës: Institucion parashkollor, rrugë, gjelbrim
Sipërfaqe për çerdhe-kopsht: 3000 m2
Gjatësia/ gjërësia e përafërt: 117m/47m
Tiparet karakteristike: Terren i pjerrët
Shpallur edhe në platformat ndërkombëtare Competitions.archi, Competitionline dhe Uni.xyz
Lokacioni ka avantazhe në aspektin mjedisor, pasi është në zonë të destinuar për ndërtim dhe ka qasje të mirë ndaj resurseve natyrore. Qasja në lokacion është e lehtë dhe ka lidhje me rrugën dhe transportin publik.
Në rrafshin mjedisor paraqet një përparësi, duke mos pasur ndotje të ajrit nga trafiku dhe praninë e hapësirave të gjelbra në afërsi.
Njëkohësisht lokacioni ka potencial për zhvillim të ndërtesave të reja dhe hapësirave për lojëra, kopshte dhe klasa verore. Riparcelimi propozohet për të optimizuar formën dhe lidhjen me rrugën.
Propozimi paraqet një mundësi për rivitalizim dhe përdorim më efikas të hapësirës. Lokacioni i dedikuar për ndërtimin e çerdhe-kopshtit i takon zonës kadastrale “Matiçan” dhe është pjesë e Planit Rregullues Urban “Mati 1”.
Kushtet për zhvillimin dhe ndërtimin e çerdhes apo kopshtit janë përcaktuar në bazë të udhëzimeve aktuale në fuqi: Udhëzimi Administrativ 08/2017 mbi Normat teknike të Planifikimit Hapësinor (MMPH), Udhëzuesin për Normat dhe Standardet e Hapësirave të Objekteve Parashkollore (MASHT) si dhe PRRU-në aktual.
Konkursi
Konkursi do të jetë në formën e një gare dizajni, me një fazë, si forma më tipike e konkurseve për dizajne arkitekturore, që shpallen për qëllime të caktuara dhe që janë të hapur për të gjithë të interesuarit.
Dokumentacioni i plotë për konkurs, pas regjistrimit, mund të shkarkohet në vegzën – Konkurs për çerdhe-kopsht në Lagjen Mati 1.
Aplikimi
Aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë. Çdo kandidat ka të drejtë të dorëzojë numër të pakufizuar dizajnesh. Çdo krijim i tij duhet të jetë origjinal dhe veçanërisht i konceptuar e realizuar për këtë konkurs. Në asnjë mënyrë nuk do të pranohen krijime të shfaqura më parë, të rishikuara, ripunuara apo që ngjajnë, në çfarëdo mënyre, me krijime të tjera. Duhet po ashtu që krijuesit të dorëzojnë një certifikatë të noterizuar që dëshmon se veprat e tyre janë origjinale.
Kriteret bazë
- Kandidatët duhet që të dorëzojnë një abstrakt të shkruar të konceptit të tyre, që nuk duhet të jetë më i gjatë se 300 fjalë.
- Prezantimet duhet të paraqiten në atë mënyrë që të tregohet i tërë koncepti i dizajnit dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përmbajnë nënshkrimin e autorit apo shenja të tjera dalluese.
- Të gjitha dizajnet duhet të dorëzohen në formatin JPEG, në 300 DPI. Po ashtu nuk është e pranueshme që fajllat të dërgohen duke përdorur shërbime të tilla si Google Drive, Dropbox apo WeTransfer dhe çfarëdo shërbimi të ngjashëm, nëse nuk është i ofruar nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit.
- Për t’u regjistruar dhe aplikuar, kandidatët duhet që të nisin një e-mail (në admin @shak.archi), në të cilin administrata ua konfirmon njohjen e aplikimit, u jep qasje për shkarkimin e dokumentave dhe ua jep hapësirën për t’i ngarkuar aplikacionet e tyre të finalizuara. E-maili i tyre të jetë i krijuar specifikisht për qëllim të aplikimit në këtë konkurs, pjesa e parë e të cilit, jo më e gjatë se 6 (gjashtë) karaktere, do të jetë kodi i tyre i aplikimit: për shembull XyZ123@gmail.com. Të gjithë e-mailët e krijua për këtë qëllim duhet që po ashtu të jenë të tipit Gmail.
- Aplikacionet fituese, përkatësisht fituesit do të duhet ta verifikojnë identitetin në mënyrë që ta marrin çmimin, përmes dëshmisë së të qenit pronarë të e-mailit, pjesa e parë e të cilit paraqet kodin e tyre të aplikimit.
Kriteret specifike
- Asnjë nga pjesëmarrësit në konkurs nuk mund të mbajnë pozita publike dhe as nuk mund të paguhen në një a një tjetër formë nga buxheti i Republikës së Kosovës.
- Të gjithë pjesëmarrësit në konkurs, që kanë biznes të regjistruar në Republikën e Kosovës dhe mbi gjysmën e stafit me shtetësi kosovare, do të kenë 5 (pesë) pikë shtesë, në vlerësimin përfundimtar. Të gjithë konkurruesit që nuk e plotesojnë këtë kusht, mund të përfitojnë prej bashkëpunimit me dikënd që e plotëson kushtin, me pjesëmarrje të përbashket 50/50 në projekt.
- Të gjithë pjesëmarrësit në konkurs, biznesi i të cilëve është i regjistruar në Prishtinë dhe më tepër se gjysma e të punësuarve janë banorë rezident në Prishtinë, marrin 5 (pesë) pikë shtesë, në vlerësimin përfundimtar. Të gjithë pjesëmarrësit që nuk e plotësojnë këtë kusht, mund të përfitojnë prej bashkëpunimit me dikënd që e plotëson kushtin, me pjesëmarrje të përbashket 50/50 në projekt.
Kërkesat për dorëzim
- Të gjitha dokumentet e dorëzuara duhet të jenë në PDF ose JPG. Kopja në dokument origjinal do të kërkohet si dëshmi e punës.
- 2 x A3 faqe që përshkruajnë strategjitë e dizajnit, filozofitë dhe metodat e përdorura për të krijuar konceptin e propozuar (maksimumi 1,000 fjalë).
- Maksimumi 5 x A2 faqe që tregojnë organizimin e vendit, konfiguracionin e ndërtesës dhe konceptin e dizajnit duke përdorur plane, seksione, elevacione, detaje indikative dhe perspektiva.
- Një dokument A4 i jo më shumë se 20 faqe që shpjegon se si koncepti i propozuar përmbush kërkesat teknike, funksionale dhe të kërkesës.
- Pano ekspozimi – A1 – nëse konkurrenti është në listën finale dhe është një nga 10 e parët, projekti tij/saj do të shtypet dhe paraqitet në galerinë promovuese.
- Pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë projektet e tyre në folderat e tyre të posaçme në Google Drive, me një limit maksimal të madhësisë së projektit prej 200 MB. Jemi duke krijuar folderat per secilin konkurues dhe adresat specifike do t’u dërgohen pjesëmarrësve sapo të jenë gati. Çdo projekt që tejkalon kufirin e madhësisë të specifikuar do të rezultojë në diskualifikim.
Çmimet
Vendi i parë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1 shpërblehet me 7000 euro.
Vendi i dytë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1 shpërblehet me 3500 euro.
Vendi i tretë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1 shpërblehet me 1700 euro.
Juria
About The Author
Ardit Jedrashi
Arkitekt
Në karrierën mbi dydekadëshe ka jetësuar disa dhjetëra projekte, që prej planeve rregulluese, objekteve publiko-administrative të rëndësisë së veçantë, objekteve dhe hapësirave tjera afariste, deri tek komplekset e mëdha rezidenciale.
Anton Berishaj
Akademik
Profesor universitar prej disa dekadash, Anton Berishaj është autor i disa librave studimore, monografive dhe i dhjetëra botimeve shkencore. Ai është bashkautor i dy librave shkollorë për sociologji dhe i një numri të teksteve shkencore të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Gëzim Kastrati
Arkitekt
Një ndër profesionistët e mëdhenj të fushës, me përvojë të gjatë dhe një numër të konsiderueshëm të projekteve të tipologjive të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.
Kohëzgjatja