Mbyllet dorëzimi i koncept-dizajneve për dy çerdhe-kopshte

Data e publikimit

Kategoria

Qindra aplikantë të regjistruar kanë dorëzuar koncept-dizajnet e tyre për dy çerdhe-kopshte, në lagjen Mati 1 dhe Kolovicë. Afati i dorëzimit të koncept-dizajneve ka qenë i hapur që prej datës 17 janar, kur edhe qe mbyllur regjistrimi i të gjithë të interesuarve.

Në këto konkurse ndërkombëtare, të hapura në dhjetor të vitit të shkuar, përveç arkitektëve dhe studiove të arkitekturës nga vendi dhe rajoni, kanë aplikuar edhe një numër shumë i madh i arkitektëve dhe studiove të huaja.

Konkurset janë në formën e një gare dizajni, me një fazë, si forma më tipike e konkurseve për dizajne arkitekturore, që shpallen për qëllime të caktuara dhe që janë të hapura për të gjithë të interesuarit.

Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërblimeve është përcaktuar në shifrën 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 3 mijë e 500 vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë.

Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro.

Vlerësimi i aplikimeve do të bëhet nga juria profesionale e përbërë nga përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati dhe akademik Anton Berishaj.

Pas vlerësimit të jurisë, që do të zgjasë 10 ditë, me pjesëmarrësit do të ndahet lista e parë e rezultateve dhe shpallja e fituesve do të bëhet më 31 mars.

Të fundit

Në fokus

SHERBIMI I ARKITEKTIT TE KRYEQYTETIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

01

04

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: