Më shumë hapësira për këmbësorë dhe trafik i organizuar – synimet e ndërtimit të tunelit

Data e publikimit

Kategoria

Numri i madh i makinave që hyjnë çdo ditë krijojnë sfidë të madhe për trafikun dhe mjedisin urban. Vetëm një pjesë e këtij numri të lartë janë makina që përdoren nga banorët vendas, duke sjellë një fluks prej afërsisht 200 mijë makinash brenda kryeqytetit çdo ditë.

Në veçanti, nëpër kryeqendra të trafikut, si ajo pranë Xhamisë së Çarshisë, shihet një volum i konsiderueshëm i makinave që përshkojnë rrugët çdo ditë. Kjo sjellë një situatë të vështirë, veçanërisht në orët e pikut, ku numri i makinave që kalojnë nëpër këtë zonë mund të jetë më shumë se 12 mijë në orë.

Këto shifra të mëdha theksojnë nevojën për zgjidhje efektive për të përmirësuar situatën e trafikut në këtë qytet. Planifikimi urban, i cili është bazuar në Planin e Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban (PMQU), propozon një sistem të integruar të transportit publik që synon të përmirësojë qasjen në të gjithë qytetin dhe të lidhë vendbanimet urbane me ofruesit e transportit publik.

Projekti për ndërtimin e një tuneli në zonën e rrugës “Agim Ramadani” synon të ndikojë në zvogëlimin e trafikut në një prej zonave më të trafikuar të qytetit. Ky tunel do të shërbejë si një rrugë alternative për të shkarkuar trafikun nga zonat kryesore dhe për të lidhur sheshet qendrore të qytetit, si “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza” dhe “Ibrahim Rugova”, me pjesën e vjetër historike të qytetit.

Gjithashtu, ndërtimi i këtij tuneli synon të krijojë hapësira të reja për këmbësorë dhe gjelbërim, duke promovuar një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për banorët e qytetit. Ky projekt është në fazën e prokurimit dhe pritet të fillojë ndërtimi shumë shpejt, pas përfundimit të analizave dhe dokumentacionit të nevojshëm për tender.

Me këto veprime, qeveria lokale synon të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe të reduktojë problemet e trafikut në Prishtinë. Pas analizave shteruese dhe një sërë punësh që janë kryer në drejtim të përgatitjes së dokumentacionit për tender, përgjatë muajve të fundit, është arritur që të kalohet në fazën e fundit para nisjes së ndërtimit të tunelit.

Përveç shkarkimit të trafikut, përmes ndërtimit të këtij tuneli synohet edhe lidhja e shesheve qendrore të qytetit, “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza” dhe Ibrahim Rugova” me pjesën e qytetit të vjetër. Njëkohësisht, në këtë mënyrë po krijojmë më shumë hapësira për këmbësorë e gjelbërim, ajër më të pastër e jetë më të shëndetshme për qytetarët.

Të fundit

Në fokus

SHERBIMI I ARKITEKTIT TE KRYEQYTETIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

01

04

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: