Përzgjidhet anëtari i parë i jurisë për konkurset e çerdhe-kopshteve

Data e publikimit

Kategoria

Anëtari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Ardit Jedrashi është i përzgjedhuri i parë për jurinë e dy konkurseve që do të hapen, për koncept-dizajn arkitekturor të dy çerdhe-kopshteve në Lagjen Mati 1 dhe Kolovica.

Në konkursin ndërkombëtar të shpallur nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, për koncept-dizajn të dy çerdhe kopshteve, që do të jetë i hapur që nga e mërkura e datës 20 të dhjetorit, Ardit Jedrashi, si përfaqësues i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, do të jetë pjesë e jurisë, në të cilën po ashtu pjesë do të bëjnë, një profesionist i përzgjedhur nga Komuna e Prishtinës dhe një tjetër i pavarur.

Jedrashi është një ndër profesionistët e mëdhenj të fushës, pasi ka ideuar, realizuar apo mbikëqyrur, një numër të konsiderueshëm të projekteve të rëndësishme, në vend dhe jashtë.

I diplomuar pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitet të Prishtinës, ai ka mbi dy dekada dhe disa dhjetëra projekte të realizuara, që prej planeve rregulluese, objekteve publiko-administrative të rëndësisë së veçantë, objekteve dhe hapësirave tjera afariste dhe deri tek komplekset e mëdha rezidenciale.

Përveç në vend, Jedrashi ka një numër të konsiderueshëm të projekteve të realizuara edhe në disa shtete të rajonit, përfshirë qendra të mëdha afariste dhe ngrehina tjera të rëndësishme turistike.

Bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar midis Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës dhe Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, një anëtar i asociacionit do të jetë pjesë e çdo jurie për të gjitha konkurset e shpallura.

Të fundit

Në fokus

SHERBIMI I ARKITEKTIT TE KRYEQYTETIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

01

04

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: