SHAK dhe Asociacioni i Arkitektëve nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Data e publikimit

Kategoria

Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit midis Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit dhe Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës
Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit midis Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit dhe Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit dhe Asociacioni i Arkitektëve të Kosvoës kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit synohet përfshirja e profesionistëve të dëshmuar dhe atyre të rinj në procesin transformues të kryeqytetit.

Memorandumi i arritur ka për qëllim ngritjen e profesionistëve në nivel vendimmarrës për projektet e rëndësishme të qytetit, krijimin e lehtësirave për t’u bërë pjesë e konkurseve dhe zhvillimin e bashkëpunimit në rrafshin e angazhimit profesional.

Sipas këtij dokumenti, Shak dhe AAK janë pajtuar që, për të gjitha konkurset që ShAK hap, do të kërkojë një përfaqësues nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, i cili do të jetë pjesë e jurisë profesionale, me kusht që, përgjatë një viti, i njëjti të ketë të drejtë të jetë pjesë e jurisë vetëm në një konkurs.

Po ashtu, për anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, ShAK do të ofrojë lehtësi të pjesëmarrjes në të gjitha konkurset që hap, në formën e përgjysmimit të pagesave (zbritje prej 50%) për dokumenta, sa herë që kriteri i pagesës do të jetë i zbatueshëm.

Ndërkaq, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, është i obliguar që, asnjë nga anëtarët e tij, që do të dërgohen për të qenë pjesë e jurisë në konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat do të shpallen nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, të mos mbajnë pozita publike dhe as nuk paguhen në një a një tjetër formë nga buxheti i shtetit.

Bazuar në këtë dokument, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës është pajtuar me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit që, të gjitha konkurset e shpallura nga ShAK-u, do t’i nxjerrë dhe promovojë në të gjitha platoformat e veta dhe se këtë gjë do të mundohet ta kalojë edhe tek të gjithë bashkëpunëtorët.

Përmes këtij Memorandumi, afirmohet vullneti dhe vendosmëria për të bashkëpunuar dhe kontribuuar në kuadër të këtij procesi të rëndësishëm për kryeqytetin.

Palët janë zotuar që do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për përzgjedhjen dhe vlerësimin e profesionistëve që do të delegohen në juritë e të gjitha konkurseve të cilat do të hapen përgjatë gjatë periudhës 2023 – 2024.

Të fundit

Në fokus

SHERBIMI I ARKITEKTIT TE KRYEQYTETIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

01

04

Paleta

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

01

04

Paleta

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: