“SHAK-u, i pazëvendësueshëm dhe përcaktues për të ardhmen e qytetit”

Data e publikimit

Kategoria

Thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit dhe i rëndësisë së veçantë për rimendimin e rolit të arkitektëve, në funksion të zhvillimit urban, vlerësohet të jetë themelimi i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit (SHAK), ndërkaq projektet në të cilat është duke punuar dhe të tjerat që do të dalin nga SHAK-u shihen si mundësi e mirë për të ndërtuar një mjedis urban më funksional dhe më tërheqës, duke siguruar që Prishtina të jetë një qytet i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për qytetarët dhe bizneset.

Është e rëndësishme që ky entitet të ketë rol aktiv në projektimin dhe planifikimin urban të Prishtinës, thotë Teuta Jaha-Hoxha, arkitekte e cila një pjesë të gjatë të karrierës ia ka dedikuar zhvillimit urban të qytetit. Në këtë kontekst, pjesa dërrmuese e arkitektëve, vlerëson kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës (a-a-k), Masar Dushi, dëshiron të paktën një minimum të rendit urbanistik, me të gjitha premisat hapësinore dhe arkitekturore, ashtu që të arrihet planifikimi urbanistik, dhe roli i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit në arritjen e këtij qëllimi do të jetë i pazëvendësueshëm.

Duke shpjeguar rëndësinë e themelimit të një entiteti të këtillë, për projektet transformuese të qytetit, Jaha-Hoxha thotë se “ndikimi i SHAK-ut është më i madh në zbatimin e politikave urbane dhe në drejtimin e projekteve të rëndësishme të zhvillimit të qytetit”, por gjithmonë duke pasur kujdes, sipas saj, për “të mbrojtur identitetin kulturor dhe arkitekturor të Prishtinës”, teksa në të njëjtën kohë kihet në vëmendje “zhvillimi i qytetit në kontekstin global”.

Ndonëse nuk ka kaluar shumë kohë që prej themelimit të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, për kryetarin e asociacionit, punët që janë kryer deri tani dhe planet për të ardhmen janë shumë premtuese. “Ndonëse nuk i dimë të gjitha projektet e SHAK-ut, ato që janë në rrjedha dhe që i kemi parë, siç janë çerdhet, janë premiësë e mirë bazike drejt transformimit të Prishtinës në tërësi”, mendon Dushi.

Rëndësinë e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, përtej të qenit e ndërlidhur me Prishtinën, Dushi e nxjerr në kontekst më të gjerë, meqë siç vlerëson ai, “është jetike që SHAK-u si strukturë e plotë jo vetëm t’i shërbejë të ardhmes së qytetit, por të kthehet në referencë për komunat tjera”. Kështu ai i vlerëson të parakohshme dhe të ngutshme të gjitha pozicionimet karshi punës që po bëhet, ngaqë, mendon ai, “nuk po diskutohet për përmbajtjen dhe për rrjedhojë nuk ka asgjë profesionale në to”. Përveç që janë të ngutshme dhe të parakohshme, për kryetarin e Asociacionit të Arkitektëve ato janë edhe “të motivuara politikisht”, meqë në asnjë rrafsh nuk kanë trajtesë profesionale.

Përtej memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar midis SHAK dhe a-a-k në dhjetor të vitit të shkuar, shumë konstruktiv dhe premtues, me bindjen që “puna e SHAK-ut do të vazhdojë pa asnjë hezitim në realizimin e qëllimeve dhe objektivave të veta”, e ka vlerësuar raportin e deritanishëm, kryetari i asociacionit Dushi, duke nënvizuar se në këtë rrafsh, sukseset do të bëhen të dukshme me kalimin e kohës dhe se e ardhmja do të jetë tregues i qartë i punës që po bëhet tani.

Peshën e bashkëpunimit e vë në pah edhe Jaha-Hoxha, sipas të cilës “është shumë i rëndësishëm komunikimi dhe bashkëpunimi midis autoriteteve lokale, arkitektëve dhe komunitetit, për të siguruar një zhvillim urban të qëndrueshëm dhe të përafërt me nevojat e qytetarëve”.

Për Jaha-Hoxhën, ngjashëm si për kryetarin e a-a-k, Dushi, rëndësia e puënve që kryhen dhe duhet të kryhen nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit i tejkalon diskutimet e triviale, që për arsye të cilat nuk lidhen as me çështje profesionale dhe as me dëshirën për një qytet modern, e kanë përshkuar diskutimin për SHAK-un, dhe janë të ndërlidhura me ëndrrat e qytetarëve dhe vizionin e profesionistëve për ta transfromuar qytetin, ashtu që qytetarët të mund ta shohin të ardhmen e tyre në të.

Të fundit

Në fokus

SHERBIMI I ARKITEKTIT TE KRYEQYTETIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

01

04

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: