Përmes platformës e-Leja, Prishtina ka treguar përkushtimin ndaj transformimit digjital, duke e kthyer në një proces krejtësisht modern rrugëtimin e dikurshëm shumë sfidues nga aplikimi deri tek marrja e pëlqimit për kushte dhe leje ndërtimore. Kjo platformë inovative, e integruar pa probleme me sistemet e-Përcellja dhe e-Nënshkrimi, paraqet një kapërcim të rëndësishëm përpara në thjeshtimin maksimal të procesit të aplikimit për leje ndërtimi.
Platfroma funksionon në atë mënyrë që softuerët komunikojnë me njëri-tjetrin, në tërësinë e fazave të procesit. “e-Leja” mundëson aplikimin për kushte dhe leje ndërtimore. Mirëpo, për t’u kompletuar si i tillë, duhet që të vendoset apo krijohet nënshkrimi digjital, përmes softuerit “e-Nënshkrimi”. Dhe për ta përcjellë çdo fazë, përparimin dhe vlerësimin, “e-Përcjellja” mbledh dhe ofron të gjitha informacionet e nevojshme.
Vizioni i kryetarit Përparim Rama është që Prishtinën ta bëjë qytet të mençur, përmes digjitalizimit të të gjitha shërbimeve që ofrohen nga administrata komunale. Ai sqaron se për vitin 2024 është buxhetuar projekti për vënien e themeleve për krijimin e bazës për digjitalizimin e tërë qytetit, që nënkupton të gjitha aspektet e jetës së përditshme. Në të njëjtën kohë, kjo sipas kryetarit Rama i shërben arritjes dhe përmbushjes së Sustainable Design Goals SDG 2030.
Platfroma funksionon në atë mënyrë që softuerët komunikojnë me njëri-tjetrin, në tërësinë e fazave të procesit. “e-Leja” mundëson aplikimin për kushte dhe leje ndërtimore. Mirëpo, për t’u kompletuar si i tillë, duhet që të vendoset apo krijohet nënshkrimi digjital, përmes softuerit “e-Nënshkrimi”. Dhe për ta përcjellë çdo fazë, përparimin dhe vlerësimin, “e-Përcjellja” mbledh dhe ofron të gjitha informacionet e nevojshme.
“Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis aute irure dolor in reprehenderit in voluptate velit esse cillum dolore eu fugiat nulla pariatur. Excepteur sint occaecat cupidatat non proident, sunt in culpa qui officia deserunt mollit anim id est laborum.”