Udhëkryqi – zgjidhja e nyjës kritike për trafikun e kryeqytetit

Data e publikimit

Kategoria

Për ta përmirësuar situatën e trafikut të ngarkuar në kryeqytet, krahas intervenimeve të shumta në rrugë të ndryshme, një nyjë problematike që kërkon trajtim të menjëhershëm është edhe Udhëkryqi mbi “Gorenje”, aty ku ndërlidhet rruga “Nekibe Kelmendi” drejt Prishtinës së re, Veterniku në pjesën tjetër, si dhe daljet për në Hajvali e Gjilan.

Ngarkesa e trafikut në këtë pikë, kolonat e gjata drejt hyrjes për në Prishtinë, janë problem për automjetet, trafikun urban dhe këmbësorët. Pas matjeve dhe analizave të shumta në terren, ekipi ynë i ekspertëve dhe inxhinierëve të trafikut, ka ofruar zgjidhjen teknike optimale.

Ky propozim parasheh ndërtimin e një udhëkryqi të ri, që ndër të tjera, i eliminon fytet e ngushta, dhe krijon lidhje të lehta me rrugët anësore në të gjitha drejtimet. Duke shfrytëzuar software-in për simulim, zgjidhja u testua dhe funksionon edhe nëse trafiku në këtë pikë rritet për 30%, për 60% ose madje 100%.

Kjo zgjidhje ështe ideale për këtë pikë për 20 ose 30 vitet e ardhme.  Trajtimi i çdo pike problematike të trafikut është prioritet për ta transformuar Prishtinën në kryeqytet të së ardhmes.

 

Të fundit

Në fokus

SHERBIMI I ARKITEKTIT TE KRYEQYTETIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

© 2023 - SHAK

KUSHTET E PERDORIMIT

01

04

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: