SHAK-u, një nga nismat kryesore për transformimin e qytetit – EN

Për një kohë të gjatë, Prishtina është përballur me një sërë sfidash urbane, të cilat ua kanë vështirësuar jetën qytetarëve. Kështu e ka nisur shkrimin, përmes të cilit, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar për fillimin e punës së Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit.

Duke i cilësuar si sfida të mëdha, trafikun e mbingarkuar, infrastrukturën e dobët, planifikimin e munguar urban, mungesën e hapësirave të gjelbra dhe e atyre rekreative, të cilat si të tilla kërkojnë zgjidhje konkrete, ai ka nënvizuar se këto do të jenë veç disa nga problemet të cilat do të marrin zgjidhje përmes Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit.

Sipas të parit të kryeqytetit “fillimisht është duke u skanuar gjendja në terren, për të krijuar një fotografi më të qartë të problemeve, nevojave dhe emergjencës së trajtimit të tyre”.

Drejtori i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, Astrit Nixha
Drejtori i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, Astrit Nixha

Ndër çështjet më të rëndësishme me të cilat është duke u marrë ShAK-u, janë mbikalimi që e lidhë “Arbërinë” me “Pallatin e Rinisë, tuneli në rrugën “Agim Ramadani”, Nënkalimi tek “Katedralja”, Arena Multifunksionale për sporte me dorë dhe disa projekte tjera. Këto projekte shumë shpejt do të kalojnë në fazën e realizimit në terren.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama

Këto projekte dhe disa të tjera, të cilat do të nxirren në konkurse ndërkombëtare dhe tenderë publik, presin fazën e ekzekutimit.

Rama po ashtu ka theksuar se është duke u punuar në dizajnimin e shërbimeve digjitale – E-leja, e cila po ashtu si komponenta përbërese ka edhe e-Nënshkrimi (për nënshkrime digjitale) dhe e-Përcjellja, që në tërësinë e tyre bëjnë të mundur që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike.

Kryetari i kryeqytetit, duke përmendur një varg projektesh tjera të cilat pritet të realizohen përgjatë vitit 2024, ka lënë të kuptohet që ky është vetë fillimi i një rrugëtimi të gjatë transformues, për ta bërë Prishtinën qytet praktik, të pastër dhe të përjetimeve.

Fotografi e hartës së Prishtinës në të cilën shihen planet për qarkoren e madhe (të jashtme) të qytetit

01

04

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: