Çelen dy konkurse ndërkombëtare për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit (SHAK), ka hapur dy konkurse ndërkombëtare për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve në lagjen Kolovicë dhe Mati 1.

Konkurset janë në formën e një gare dizajni, me një fazë, si forma më tipike e konkurseve për dizajne arkitekturore, që shpallen për qëllime të caktuara dhe që janë të hapura për të gjithë të interesuarit.

Rrjedhimisht, aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë dhe çdo kandidat do të ketë të dorëzojë numër të pakufizuar dizajnesh. Çdo krijim i tij duhet të jetë origjinal dhe veçanërisht i konceptuar për këtë konkurs.

Regjistrimi për t’u bërë pjesë e konkursit do të jetë i hapur nga data e shpalljes deri më datë 17 janar 2024. Dorëzimi i aplikimeve do të pasohet nga vlerësimi i jurisë, prezantimi i punëve, pra i koncept-dizajneve dhe më 31 mars do të bëhet shpallja e rezultateve, gjegjësisht fituesve të këtyre konkurseve.

Vlerësimi i aplikimeve do të bëhet nga juria profesionale e përbërë nga përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati dhe një anëtar tjetër i pavarur, i cili do të shpallet së shpejti.

Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërbilmeve 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 5 mijë vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë. Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro.

Për t’u qasur në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe kopshtit në lagjen Mati 1 klikoni në këtë vegëz: çerdhe-kopshti Mati 1, ndërkaq për t’u qasur në konkursin për koncept dizajn të çerdhe-kopshtit në lagjen Kolovicë, klikoni në vegëzën: çerdhe-kopshti Kolovicë. Konkursi po ashtu është shpallur në një prej faqeve më të mëdha, që mund të shihet në vegzën: çerdhe-kopshti Mati 1, ndërkaq për atë në lagjen Kolovicë shihni vegzën: çerdhe-kopshti Kolovicë.

SHAK-u, një nga nismat kryesore për transformimin e qytetit

Për një kohë të gjatë, Prishtina është përballur me një sërë sfidash urbane, të cilat ua kanë vështirësuar jetën qytetarëve. Kështu e ka nisur shkrimin, përmes të cilit, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar për fillimin e punës së Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit.

Duke i cilësuar si sfida të mëdha, trafikun e mbingarkuar, infrastrukturën e dobët, planifikimin e munguar urban, mungesën e hapësirave të gjelbra dhe e atyre rekreative, të cilat si të tilla kërkojnë zgjidhje konkrete, ai ka nënvizuar se këto do të jenë veç disa nga problemet të cilat do të marrin zgjidhje përmes Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit.

Sipas të parit të kryeqytetit “fillimisht është duke u skanuar gjendja në terren, për të krijuar një fotografi më të qartë të problemeve, nevojave dhe emergjencës së trajtimit të tyre”.

Drejtori i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, Astrit Nixha
Drejtori i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, Astrit Nixha

Ndër çështjet më të rëndësishme me të cilat është duke u marrë ShAK-u, janë mbikalimi që e lidhë “Arbërinë” me “Pallatin e Rinisë, tuneli në rrugën “Agim Ramadani”, Nënkalimi tek “Katedralja”, Arena Multifunksionale për sporte me dorë dhe disa projekte tjera. Këto projekte shumë shpejt do të kalojnë në fazën e realizimit në terren.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama

Këto projekte dhe disa të tjera, të cilat do të nxirren në konkurse ndërkombëtare dhe tenderë publik, presin fazën e ekzekutimit.

Rama po ashtu ka theksuar se është duke u punuar në dizajnimin e shërbimeve digjitale – E-leja, e cila po ashtu si komponenta përbërese ka edhe e-Nënshkrimi (për nënshkrime digjitale) dhe e-Përcjellja, që në tërësinë e tyre bëjnë të mundur që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike.

Kryetari i kryeqytetit, duke përmendur një varg projektesh tjera të cilat pritet të realizohen përgjatë vitit 2024, ka lënë të kuptohet që ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë transformues, për ta bërë Prishtinën qytet praktik, të pastër dhe të përjetimeve.

Fotografi e hartës së Prishtinës në të cilën shihen planet për qarkoren e madhe (të jashtme) të qytetit

01

04

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: