e-Leja, për Prishtinën digjitale

Shërbimet digjitale në kryeqytet do të ngriten në një nivel shumë më të lartë brenda një kohe shumë të shkurtër. Këtë premtim e ka dhënë kryetari Përparim Rama, gjatë prezantimit të projektit “e-Leja”.

Sipas tij, kryeqyteti planifikon që nga data 1 janar e vitit të ardhshëm, të lansojë platformën digjitale e-Leja e cila mundëson që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike.

Në këtë mënyrë, eliminohen vonesat për shkak të mbingarkesës së stafit administrativ, eliminohet çdo mundësi ndërhyrjeje në proces, garantohet barazia e palëve dhe transparenca e procesit dhe bëhet e mundshme përcjellja e tij në çdo hap, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

“Kjo do të ndikojë që procesi të jetë plotësisht transparent, i qasshëm për të gjithë sepse tani qytetarët mund të aplikojnë për leje ndërtimi nga shtëpia pa pasur nevojë që të jenë prezent fizikisht në sportelet e Kryeqytetit”, ka nënvizuar Rama.

Platforma e-Leja, përveç komponentës së aplikimit, me dy modulet tjera, e-Përcjellja dhe e-Nënshkrimi, bën të mundur që i tërë procesi nga fillimi deri në mbarim të mund të kryhet në formë digjitale dhe po ashtu u krijon mundësi aplikantëve që nënshkrimin e krijuar digjital ta kenë të përdorshëm në vijimësi.

Përveç çështjeve që lidhen me mbarëvajtjen e procesit, Rama ka vënë theksin edhe tek një dimension tjetër, ai i ruajtjes së ambientit, meqë, sipas tij, e-Leja do të largojë në tërësi përdorimin e letrave dhe do të kontribuojë direkt për një ambient më të pastër për gjithë vendin.

Platforma e-Leja është pjesë e një ndërmarrjeje më të gjerë për digjitalizimin e shërbimeve që lidhen me këtë sferë punësh, si pjesë e projektit të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit.

SHAK-u me platformë të veten

Transformimet e qyteteve, nën presionin e ekonomizimit të kohës, kërkojnë gjetjen e mënyrave për komunikim efikas dhe efektiv, si nevojë dhe domosdoshmëri për t’i lidhur projektet e rëndësishme me palët e interesit. Projekti për Prishtinën tejkalon vetëm një shkëmbim informacioni; ka të bëjë me nxitjen e një dialogu gjithëpërfshirës, duke rezonuar me demografi të ndryshme dhe për të garantuar që çdo zë, edhe ai që mund të ngjajë më i parëndësishmi, do të dëgjohet dhe vlerësohet.

Përdorimi i mediave tradicionale, platformave dixhitale në zhvillim dhe angazhimeve të drejtpërdrejta të komunitetit hap rrugën për një shtrirje gjithëpërfshirëse, duke siguruar që asnjë qytetar të mos mbetet i painformuar ose i lënë anash. Ndërlidhja e këtyre kanaleve dhe mjeteve nuk përbën thjesht një qasje sistematike për t’i mbajtur njerëzit të informuar; është një ftesë gjithëpërfshirëse për çdo banor që të bëhet bashkëautor në rrëfimin krejt unik të transformimit të Prishtinës.

Nisur nga këto premisa, Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit do të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët e Prishtinës, përveç përmes llogarive në rrjete sociale edhe në platformën shak.archi, si qendër në të cilën grumbullohen të gjitha informacionet e rëndësishme, në formën e lajmeve dhe njoftimeve, blogjeve, galerive të fotografive dhe videove dhe kohështrirjeve të projekteve. Po ashtu, në këtë platformë do të nxirren fillimisht të gjitha konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare për të gjitha fushat të cilat ShAK-u mbulon.

01

04

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: