Shpallen fituesit e konkurseve ndërkombëtare për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve

Pas një procesi të kujdesshëm dhe të detajuar vlerësimi, juria e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, e përbërë nga personalitete të shquara nga fusha e arkitekturës dhe akademisë, ka arritur t’i përzgjedhë tre projektet më të mira në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në lagjen Mati 1 dhe në konkursin për çerdhe-kopshtin në Kolovicë.

Përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati, dhe akademik Anton Berishaj, kanë shqyrtuar me kujdes të gjitha aplikimet, duke vlerësuar kreativitetin, funksionalitetin dhe përshtatjen e tyre me kontekstin mjedisor dhe social të zonës. Kriteret e vlerësimit kanë përfshirë integrimin kontekstual, aspektin funksional, inovacionin, origjinalitetin si dhe aspektet estetike.

Si rrjedhojë e një analize të thellë dhe pas diskutimeve shteruese, juria ka arritur në vendimin për të zgjedhur tre projektet më të mira, që shquhen për qasjen e tyre të veçantë ndaj arkitekturës dhe dizajnit të hapësirave edukative për fëmijë.

Këto projekte janë dalluar për origjinalitetin e tyre, meqë në trajtesën e tyre kanë ofruar zgjidhje të reja dhe të qëndrueshme, që synojnë të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të ofrojnë një mjedis të përshtatshëm për edukimin dhe lojën e fëmijëve të lagjeve Mati 1 dhe Kolovicë.

Fituesit e konkursit ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1

Projekti fitues në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1, është përzgjedhur ai i arkitektëve Arjeta Gorqaj dhe Shpat Ademaj, të cilët atë e cilësojnë si ambient gjithëpërfshirës, që i përgatit fëmijët jo vetëm në rrafshin edukativ, por edhe në atë social dhe emocional.

“Të qenit pjesë e edukimit brenda kopshteve që pasqyrojnë rehatinë dhe sigurinë e shtëpisë është një prej elementëve thelbësorë në ngjizjen e ndjenjës së përkatësisë dhe qetësisë tek fëmiu. “Foleja” e ka të përbrendësuar këtë parim, duke integruar konceptin e shtëpisë, që bën të mundur krijimin e një ambienti të njohur dhe që mbështet zhvillimin fare të natyrshëm të fëmiut.
Ky koncept paraqet ndërthurje midis dizajnit intuitiv dhe dimensioneve psikologjike, duke ridefinuar dinamikën hapësinore në edukimin e hershëm të fëmijëve. Përtej të qenit përpjekje arkitekturore, ai paraqet një mësymje për ta riparë horizontin e të mësuarit, përmes lenteve të fëmiut, i cili kërkon rehati dhe siguri. Në një mënyrë, kemi sfiduar paradigmat konvencionale të edukimit duke krijuar hapësira që harmonizojnë shtysat e brendshme për rehati, përkatësi dhe për të hulumtuar, të cilat bëhen pjesë e jona që në fëmijëri. Kështu, ky lloj i çerdhe-kopshtit kalon përtej formave tradicionale të edukimit, duke ofruar një ambient shumëdimensional që i jep ngjyrat e nevojshme fëmijërisë.
Në thelb të konceptit të “Folesë” është të kuptuarit se ambienti luan rol thelbësor në zhvillimin e fëmiut. Është tanimë e dokumentar rëndësia e krijimit të një ambienti të sigurt, të cilin fëmiu e njeh, në rrënjosjen e ndjenjave të sigurisë dhe përkatësisë. Duke dizajnuar hapësira që u përgjajnë atyre të shtëpisë, ne kemi synuar që ta mbështesim zhvillimin kognitiv dhe emocional të fëmiut, duke bërë që dalja e tyre e parë midis të tjerëve të jetë më miqësore.
Filozofia prapa dizajnit të “Folesë” ka në thelb krijimin e një kapërcimi pothuaj të pavërejtshëm midis rehatisë së shtëpisë dhe hapësirave edukative në çerdhe-kopsht. Çdo aspekt i dizajnit, përfshirë atë të brendshëm, që prej materialeve, formave dhe ngjyrave, është krijuar me kujdes ashtu që të krijojë idenë e përkatësisë dhe ngrohtësisë.
Jemi të bindur që “Foleja” përfaqëson një përpjekje të ndryshme dhe krejt të veçantë në edukimin e hershëm, ku kufijtë midis shtëpisë dhe shkollës bëhen vështirë të dalllueshëm, duke krijuar hapësira që, po aq sa janë edukative, janë të këndshme. Ndërthurja e disa fushave në krijimin e këtij koncepti bën që “Foleja” të mund të quhet ambient gjithëpërfshirës, që i përgatit fëmijët jo vetëm në rrafshin edukativ, por edhe në atë social dhe emocional”.

Projekti i përzgjedhur si i dyti më i mirë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1 është një bashkëpunim kosovaro-maqedonas. Duke vënë theksin tek ndikimi ambiental, por veçanërisht tek nevojat e fëmijëve për ambient të këndshëm, EN:A Office dhe Alko – H, vlerësojnë të kenë krijuar një hapësirë krejt të veçantë që i takon të ardhmes.

“Në projektimin dhe ndërtimin e kopshtit për fëmijë është marrë parasysh impakti ambiental dhe është përpiluar për të minimizuar ndikimin negativ në mjedis. Çerdhja ështe projektuar për të ofruar një mjedis të sigurt dhe stimulues për fëmijët e grupmoshaave të ndryshme. Në përgjithësi kemi të bëjmë me një zonë të qetë dhe e rrethuar nga dy anë me rrugë. Vetë forma e objektit parandalon daljen direkte në rrugë dhe krijimi i zonave për lojëra dhe aktiviteteve që janë më larg rrugëve për të reduktuar rrezikun.
Koncepti i formës së objektit me obor të brendshëm është një ambient i ndërtuar me qëllim për të siguruar qasje të lehtë dhe të sigurt për fëmijët në grupmosha të ndryshme. Fasada e ndërtesës është e projektuar me elemente të ventilimit, për të siguruar qarkullimin e ajrit të fresket dhe për të mbrojtur ambientin nga kondensimi dhe ndotja. Përdorimi i sistemit konstruktiv me shtylla dhe mure mbajtëse siguron stabilitet dhe siguri në ndërtim, duke i lejuar kopshtit të qendrojë në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt.
Çerdhja është organizuar në një menyrë që të ofrojë hapësira të ndryshme të pranueshme për femijët e moshave nga 0,9 deri në 5 vjeç, si lojerat dhe aktivitetet e tjera. Pjesa e jashtme e çerdhes është e mbuluar me gjelbërime dhe lojëra për të ofruar një mjedis lehtë të qasshëm dhe te sigurt për femijet. Pjesa e kulmit është menduar të jetë e shfrytëzueshme duke krijuar një terasë të gjelbëruar e cila lidhet me oborrin e brendshëm duke mundësuar qasjen direkte si nga përdhesa dhe kati i parë, duke ofruar një ambient me lojra dhe aktivitet për fëmijë.
Kopshti përmban edhe ambiente të tjera shtesë si tualetet, kuzhina, dhoma gjumi, dhomë e kujdesit mjekësor dhe dhomë për personelin, te cilat janë të organizuara në mënyre të përshtatshme për nevojat e përdoruesve”.

Projekti i përzgjedhur si i treti më i mirë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1 është ai i arkitektit turk Halil Soysal Cirit. Autori i projektit ka sqaruar se në fokus të krijimit të tij ka qenë maksimizimi i hapësirave të gjelbra dhe hapësirat që fëmijëve u japin mundësi të zhvillohen.

“Në një hapësirë të vendosur në aksin e rritjes së qytetit, midis hapësirave të reja rezidenciale, ky çerdhe-kopsht synon që t’i mbulojë nevojat e komunitetit përreth. Projektin e ndan nga rruga kryesore një zonë tampon, me një zonë konservimi. Meqë hapësirat e gjelbra përreth janë të bollshme dhe për faktin që kemi të bëjmë me çerdhe-kopsht, ka qenë shumë e rëndësishme që hapësirat e gjelbra të jenë sa më të shumta. Në këtë mënyrë reduktohet gjurma e karbonit dhe arrihet që fëmijët ta shijojnë strukturën e integruar kujdesshëm me natyrën. Oborri i brendshëm është vendosur me qëllim që të krijohet një hapësirë e sigurt dhe të ruhet gjelbërimi. Kjo strukturë në formën e një U-je me tre krahë kombinon zonën e gjelbër të oborrit dhe atë të zonës tampon, gjë që zvogëlon shumë zhurmat që mund të arrijnë deri në atë hapësirë. Funksionet e kopshtit dhe të çerdhes janë të vendosura në dy krahë të veçantë, ndërsa ndërtesa merr formën e saj me një krah të tretë, i dedikuar për funksione të përbashkëta. Kështu, ndërtesa ka hapet kah oborri me një hyrje të vetme dhe të kontrolluar. Përveç faktit që ngrehina është njëkatëshe edhe në fasadat e jashtme ajo përshtatet mirë me teksturën urbane përreth”.

Fituesit e konkursit ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Kolovicë

Projekti fitues në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Kolovicë, një bashkëkrijimi i arkitektëve Serhat Sen, Kemal Tas, Dilara Akdemir, Alican Tufenkoglu dhe Ramiz Laçi, sipas tyre, sjell frymë të re në mënyrën si mendohen dhe realizohen çerdhe-kopshtet.

“Ngrehina është vendosur në një nga kodrinat e parcelës është dizajnuar mbi idenë e dizajnit që sheh nga brenda. Përmes krijimit të një shiriti të gjelbër në fasadë, ne kemi pasur për qëllim ta shfyrtëzojmë dheun i cili do të zhvendoset për ndërtim. Hapësirat funksionale përfshijnë zyrat, depotë dhe dhomat teknike, të vendosura në të dy anët e hyrjes. Në holl, ana e majtë të çon tek ndarjet e kujdesit ditor, të lidhura me një atrium dhe një kopsht të jashtëm, të cilin e kemi quajtur “Kopshti i qetë”. Ngjitur, në anën e djathtë të hollit është korridori i lojërave, që të çon tek kopshti. Kjo hapësirë ka disa oborre të brendshme, njëri prej të cilëve është më i madh se të tjerët, brenda të cilit është një amfiteatër i cili është i ndërlidhur me me çatinë. Po ashtu, një hapësirë tjetër e përbashkët, e ndërlidhur me ato të kopshtit, e cila zgjerohet në një oborr të brendshëm. Hapësira mund të përdoret në skenarë të ndryshëm edhe si çerdhe, por edhe si hapësirë publike. Në rrafshin e qëndrueshmërisë, çatia e ndërtesës mund të konsiderohet si e gjelbër dhe si e tillë lejon mbledhjen e ujit të shiut dhe po ashtu ka hapësirë dhe atributë për efiçencë të energjisë”.

Projekti i përzgjedhur si i dyti më i mirë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Kolovicë, krijuar nga arkitektët nga Korea Jugore, Yejun Lee, Seohyun Lee dhe Chanwon Lee, të cilët shpjegojnë se bazuar në teorinë e edukimit Montessori kanë konceptuar një hapësirë fluide, e cila i përgjigjet nevojave zhvillimore të fëmijëve.

“Kopshti ynë, përveç të qenit hapësirë në të cilën fëmijët mund të jenë të lirshëm dhe të bashkëveprojnë aktivisht, u ofron atyre rehatinë e të qenit fëmijë. Në hapësirat që kemi dizajnuar ata mund të lëvizin lirshëm përgjatë rrugëve dhe hapësirave ndërlidhëse dhe po ashtu mund t’i lëvizin e t’i vendosin ku të duan mobiliet. Duke ndërtuar mbi teorinë e edukimit Montessori, ne kemi krijuar një trajtë fluide të kopshtit, për dallim nga ato statike, siç zakonisht janë çerdhet dhe kopshtet. Si e tillë ajo i nxit fëmijët të bëhen individë të veçantë dhe u mundëson ta rriten duke zgjeruar potencialet e tyre. Ndarja është bërë në tre nivele, duke vendosur programe në të njëtin nivel, ashtu që të rrite tefikasiteti. Ndërlidhjet janë bërë me rampa, ashtu që të mos ketë pengesa fizike dhe që mund të përdoren lehtë në raste të padëshirueshme emergjencash. Format kuboide janë të ndërlidhura mes vete përmes mbivendosjes, gjë që e bën përvojë më vete kalimin nga njëri nivel në tjetrin”.

Projekti i përzgjedhur si i treti më i mirë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Kolovicë është po ashtu një bashkëpunim rajonal. Në shpjegimin e tyre lidhur me projektin, arkitektët Elja Putes, Jasmin Oerdic, Haris Dervisagic dhe Lejla Varenikovic, kanë shpjeguar që përmes elementëve të dizajnit ata janë munduar të tregojnë konsideratat për hapësirën dhe hapësirat rrethuese, duke mundësuar që kopshti të jetë i sigurt, mikpritëse dhe një ambient në të cilin fëmijët do të kenë dëshirë ta kalojnë një pjesë të ditës.

“Projekti ynë vë theksin tek trajtesa holistike ndaj dizajnit arkitekturor, duke i dhënë përparësi qasjes, sigurisë dhe funksionalitetit, në raport me konfigurimin e terrenit dhe kontekstin e përgjithshëm. Për faktin që parcela ka pjerrtësi natyrore dhe karakteristika lehtësisht të dallueshme, siç për shembull është pjesa kodrinore, e cila mund të shërbejë si park lojërash, dizajni ynë integrohet pa vështirësi brenda hapësirave rrethuese. Hapësira për shumë qëllime është vendosur në qendër të objektit, duke krijuar më shumë mundësi në të tre nivelet, përmes përfshirjes së atriumeve mirë të vendosura, ashtu që drita natyrore të depërtojë në hapësirat e brendshme. Njëkohësisht, çdo zonë, që prej hyrjes, deri tek dhomat e stafit mjekësor dhe dhomat e stafit tjetër të çerdhe-kopshtit janë trajtuar me kujdes të madh, për të siguruar funksionalitet dhe rehati për fëmijët dhe për vetë stafin. Duke i vendosur hapësirat e shërbimit në dy kate, ne synojmë që të ngrisim efikaistetin e punëve ditore dhe menaxhimin më të mirë të burimeve, në mënyrë që ambienti për fëmijët të jetë sa më i këndshëm. Tarracat ngjitur me hyrjen ofrojnë hapësira të përbashkëta për shoqërim dhe për të pushuar, duke i dhënë ndërtesës dimensionin e domosdoshëm social. Në këtë projekt, përveç krijimit të hapësirave të rehatshme për fëmijët, theksi vihet tek dizajni i qëndrueshëm dhe kujdesi ndaj mjedisit. Përmes elementëve të dizajnit ne kemi treguar konsideratat për hapësirën dhe hapësirat rrethuese, duke mundësuar që kopshti të jetë i sigurt, mikpritëse dhe një ambient në të cilin fëmijët do të kenë dëshirë ta kalojnë një pjesë të ditës”.

Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërblimeve është përcaktuar në shifrën 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 3 mijë e 500 vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë.

Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro.

Në këto konkurse ndërkombëtare, të hapura në dhjetor të vitit të shkuar, përveç arkitektëve dhe studiove të arkitekturës nga vendi dhe rajoni, kanë aplikuar edhe një numër shumë i madh i arkitektëve dhe studiove të huaja.

Shpallen fituesit e dy konkurseve ndërkombëtare për çerdhe në Prishtinë

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit (SHAK) ka njoftuar se pas një procesi të kujdesshëm dhe të detajuar vlerësimi, juria e përbërë nga personalitete të shquara nga fusha e arkitekturës dhe akademisë, ka arritur t’i përzgjedhë tre projektet më të mira në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në lagjen Mati 1 dhe në konkursin për çerdhe-kopshtin në Kolovicë, shkruan Telegrafi.

Përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati, dhe akademik Anton Berishaj, kanë shqyrtuar me kujdes të gjitha aplikimet, duke vlerësuar kreativitetin, funksionalitetin dhe përshtatjen e tyre me kontekstin mjedisor dhe social të zonës. Kriteret e vlerësimit kanë përfshirë integrimin kontekstual, aspektin funksional, inovacionin, origjinalitetin si dhe aspektet estetike.

Si rrjedhojë e një analize të thellë dhe pas diskutimeve shteruese, juria ka arritur në vendimin për të zgjedhur tre projektet më të mira, që shquhen për qasjen e tyre të veçantë ndaj arkitekturës dhe dizajnit të hapësirave edukative për fëmijë.

Këto projekte janë dalluar për origjinalitetin e tyre, meqë në trajtesën e tyre kanë ofruar zgjidhje të reja dhe të qëndrueshme, që synojnë të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të ofrojnë një mjedis të përshtatshëm për edukimin dhe lojën e fëmijëve të lagjeve Mati 1 dhe Kolovicë.

Projekti fitues në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1. Arkitektët Arjeta Gorqaj dhe Shpat Ademaj e cilësojnë si ambient gjithëpërfshirës, që i përgatit fëmijët jo vetëm në rrafshin edukativ, por edhe në atë social dhe emocional.

“Të qenit pjesë e edukimit brenda kopshteve që pasqyrojnë rehatinë dhe sigurinë e shtëpisë është një prej elementëve thelbësorë në ngjizjen e ndjenjës së përkatësisë dhe qetësisë tek fëmiu. “Foleja” e ka të përbrendësuar këtë parim, duke integruar konceptin e shtëpisë, që bën të mundur krijimin e një ambienti të njohur dhe që mbështet zhvillimin fare të natyrshëm të fëmiut. Ky koncept paraqet ndërthurje midis dizajnit intuitiv dhe dimensioneve psikologjike, duke ridefinuar dinamikën hapësinore në edukimin e hershëm të fëmijëve. Përtej të qenit përpjekje arkitekturore, ai paraqet një mësymje për ta riparë horizontin e të mësuarit, përmes lenteve të fëmiut, i cili kërkon rehati dhe siguri. Në një mënyrë, kemi sfiduar paradigmat konvencionale të edukimit duke krijuar hapësira që harmonizojnë shtysat e brendshme për rehati, përkatësi dhe për të hulumtuar, të cilat bëhen pjesë e jona që në fëmijëri. Kështu, ky lloj i çerdhe-kopshtit kalon përtej formave tradicionale të edukimit, duke ofruar një ambient shumëdimensional që i jep ngjyrat e nevojshme fëmijërisë. Në thelb të konceptit të “Folesë” është të kuptuarit se ambienti luan rol thelbësor në zhvillimin e fëmiut. Është tanimë e dokumentar rëndësia e krijimit të një ambienti të sigurt, të cilin fëmiu e njeh, në rrënjosjen e ndjenjave të sigurisë dhe përkatësisë. Duke dizajnuar hapësira që u përgjajnë atyre të shtëpisë, ne kemi synuar që ta mbështesim zhvillimin kognitiv dhe emocional të fëmiut, duke bërë që dalja e tyre e parë midis të tjerëve të jetë më miqësore. Filozofia prapa dizajnit të “Folesë” ka në thelb krijimin e një kapërcimi pothuaj të pavërejtshëm midis rehatisë së shtëpisë dhe hapësirave edukative në çerdhe-kopsht. Çdo aspekt i dizajnit, përfshirë atë të brendshëm, që prej materialeve, formave dhe ngjyrave, është krijuar me kujdes ashtu që të krijojë idenë e përkatësisë dhe ngrohtësisë. Jemi të bindur që “Foleja” përfaqëson një përpjekje të ndryshme dhe krejt të veçantë në edukimin e hershëm, ku kufijtë midis shtëpisë dhe shkollës bëhen vështirë të dalllueshëm, duke krijuar hapësira që, po aq sa janë edukative, janë të këndshme. Ndërthurja e disa fushave në krijimin e këtij koncepti bën që “Foleja” të mund të quhet ambient gjithëpërfshirës, që i përgatit fëmijët jo vetëm në rrafshin edukativ, por edhe në atë social dhe emocional”.

Projekti i përzgjedhur si i dyti më i mirë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1. Duke vënë theksin tek ndikimi ambiental, por veçanërisht tek nevojat e fëmijëve për ambient të këndshëm, EN:A Office dhe Alko – H, vlerësojnë të kenë krijuar një hapësirë krejt të veçantë që i takon të ardhmes.

“Në projektimin dhe ndërtimin e kopshtit për fëmijë është marrë parasysh impakti ambiental dhe është përpiluar për të minimizuar ndikimin negativ në mjedis. Çerdhja ështe projektuar për të ofruar një mjedis të sigurt dhe stimulues për fëmijët e grupmoshaave të ndryshme. Në përgjithësi kemi të bëjmë me një zonë të qetë dhe e rrethuar nga dy anë me rrugë. Vetë forma e objektit parandalon daljen direkte në rrugë dhe krijimi i zonave për lojëra dhe aktiviteteve që janë më larg rrugëve për të reduktuar rrezikun. Koncepti i formës së objektit me obor të brendshëm është një ambient i ndërtuar me qëllim për të siguruar qasje të lehtë dhe të sigurt për fëmijët në grupmosha të ndryshme. Fasada e ndërtesës është e projektuar me elemente të ventilimit, për të siguruar qarkullimin e ajrit të fresket dhe për të mbrojtur ambientin nga kondensimi dhe ndotja. Përdorimi i sistemit konstruktiv me shtylla dhe mure mbajtëse siguron stabilitet dhe siguri në ndërtim, duke i lejuar kopshtit të qendrojë në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt. Çerdhja është organizuar në një menyrë që të ofrojë hapësira të ndryshme të pranueshme për femijët e moshave nga 0,9 deri në 5 vjeç, si lojerat dhe aktivitetet e tjera. Pjesa e jashtme e çerdhes është e mbuluar me gjelbërime dhe lojëra për të ofruar një mjedis lehtë të qasshëm dhe te sigurt për femijet. Pjesa e kulmit është menduar të jetë e shfrytëzueshme duke krijuar një terasë të gjelbëruar e cila lidhet me oborrin e brendshëm duke mundësuar qasjen direkte si nga përdhesa dhe kati i parë, duke ofruar një ambient me lojra dhe aktivitet për fëmijë. Kopshti përmban edhe ambiente të tjera shtesë si tualetet, kuzhina, dhoma gjumi, dhomë e kujdesit mjekësor dhe dhomë për personelin, te cilat janë të organizuara në mënyre të përshtatshme për nevojat e përdoruesve”.

Projekti i përzgjedhur si i treti më i mirë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1. Arkitekti turk Halil Soysal Cirit, autor i projektit, ka sqaruar se në fokus të krijimit të tij ka qenë maksimizimi i hapësirave të gjelbra dhe hapësirat që fëmijëve u japin mundësi të zhvillohen.

“Në një hapësirë të vendosur në aksin e rritjes së qytetit, midis hapësirave të reja rezidenciale, ky çerdhe-kopsht synon që t’i mbulojë nevojat e komunitetit përreth. Projektin e ndan nga rruga kryesore një zonë tampon, me një zonë konservimi. Meqë hapësirat e gjelbra përreth janë të bollshme dhe për faktin që kemi të bëjmë me çerdhe-kopsht, ka qenë shumë e rëndësishme që hapësirat e gjelbra të jenë sa më të shumta. Në këtë mënyrë reduktohet gjurma e karbonit dhe arrihet që fëmijët ta shijojnë strukturën e integruar kujdesshëm me natyrën. Oborri i brendshëm është vendosur me qëllim që të krijohet një hapësirë e sigurt dhe të ruhet gjelbërimi. Kjo strukturë në formën e një U-je me tre krahë kombinon zonën e gjelbër të oborrit dhe atë të zonës tampon, gjë që zvogëlon shumë zhurmat që mund të arrijnë deri në atë hapësirë. Funksionet e kopshtit dhe të çerdhes janë të vendosura në dy krahë të veçantë, ndërsa ndërtesa merr formën e saj me një krah të tretë, i dedikuar për funksione të përbashkëta. Kështu, ndërtesa ka hapet kah oborri me një hyrje të vetme dhe të kontrolluar. Përveç faktit që ngrehina është njëkatëshe edhe në fasadat e jashtme ajo përshtatet mirë me teksturën urbane përreth”.

Projekti fitues në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Kolovicë, një bashkëkrijimi i arkitektëve Serhat Sen, Kemal Tas, Dilara Akdemir, Alican Tugenkoglu dhe Ramiz Laçi, sipas tyre, sjell frymë të re në mënyrën si mendohen dhe realizohen çerdhe-kopshtet.

“Ngrehina është vendosur në një nga kodrinat e parcelës është dizajnuar mbi idenë e dizajnit që sheh nga brenda. Përmes krijimit të një shiriti të gjelbër në fasadë, ne kemi pasur për qëllim ta shfyrtëzojmë dheun i cili do të zhvendoset për ndërtim. Hapësirat funksionale përfshijnë zyrat, depotë dhe dhomat teknike, të vendosura në të dy anët e hyrjes. Në holl, ana e majtë të çon tek ndarjet e kujdesit ditor, të lidhura me një atrium dhe një kopsht të jashtëm, të cilin e kemi quajtur “Kopshti i qetë”. Ngjitur, në anën e djathtë të hollit është korridori i lojërave, që të çon tek kopshti. Kjo hapësirë ka disa oborre të brendshme, njëri prej të cilëve është më i madh se të tjerët, brenda të cilit është një amfiteatër i cili është i ndërlidhur me me çatinë. Po ashtu, një hapësirë tjetër e përbashkët, e ndërlidhur me ato të kopshtit, e cila zgjerohet në një oborr të brendshëm. Hapësira mund të përdoret në skenarë të ndryshëm edhe si çerdhe, por edhe si hapësirë publike. Në rrafshin e qëndrueshmërisë, çatia e ndërtesës mund të konsiderohet si e gjelbër dhe si e tillë lejon mbledhjen e ujit të shiut dhe po ashtu ka hapësirë dhe atributë për efiçencë të energjisë”.

Projekti i përzgjedhur si i dyti më i mirë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Kolovicë, krijuar nga arkitektët nga Korea Jugore, Yejun Lee, Seohyun Lee dhe Chanwon Lee, të cilët shpjegojnë se bazuar në teorinë e edukimit Montessori kanë konceptuar një hapësirë fluide, e cila i përgjigjet nevojave zhvillimore të fëmijëve.

“Kopshti ynë, përveç të qenit hapësirë në të cilën fëmijët mund të jenë të lirshëm dhe të bashkëveprojnë aktivisht, u ofron atyre rehatinë e të qenit fëmijë. Në hapësirat që kemi dizajnuar ata mund të lëvizin lirshëm përgjatë rrugëve dhe hapësirave ndërlidhëse dhe po ashtu mund t’i lëvizin e t’i vendosin ku të duan mobiliet. Duke ndërtuar mbi teorinë e edukimit Montessori, ne kemi krijuar një trajtë fluide të kopshtit, për dallim nga ato statike, siç zakonisht janë çerdhet dhe kopshtet. Si e tillë ajo i nxit fëmijët të bëhen individë të veçantë dhe u mundëson ta rriten duke zgjeruar potencialet e tyre. Ndarja është bërë në tre nivele, duke vendosur programe në të njëtin nivel, ashtu që të rrite tefikasiteti. Ndërlidhjet janë bërë me rampa, ashtu që të mos ketë pengesa fizike dhe që mund të përdoren lehtë në raste të padëshirueshme emergjencash. Format kuboide janë të ndërlidhura mes vete përmes mbivendosjes, gjë që e bën përvojë më vete kalimin nga njëri nivel në tjetrin”.

Projekti i përzgjedhur si i treti më i mirë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Kolovicë. Në shpjegimin e tyre lidhur me projektin, arkitektët Elja Putes, Jasmin Oerdic, Haris Dervisagic dhe Lejla Varenikovic, kanë shkruar:

“Projekti ynë vë theksin tek trajtesa holistike ndaj dizajnit arkitekturor, duke i dhënë përparësi qasjes, sigurisë dhe funksionalitetit, në raport me konfigurimin e terrenit dhe kontekstin e përgjithshëm. Për faktin që parcela ka pjerrtësi natyrore dhe karakteristika lehtësisht të dallueshme, siç për shembull është pjesa kodrinore, e cila mund të shërbejë si park lojërash, dizajni ynë integrohet pa vështirësi brenda hapësirave rrethuese. Hapësira për shumë qëllime është vendosur në qendër të objektit, duke krijuar më shumë mundësi në të tre nivelet, përmes përfshirjes së atriumeve mirë të vendosura, ashtu që drita natyrore të depërtojë në hapësirat e brendshme. Njëkohësisht, çdo zonë, që prej hyrjes, deri tek dhomat e stafit mjekësor dhe dhomat e stafit tjetër të çerdhe-kopshtit janë trajtuar me kujdes të madh, për të siguruar funksionalitet dhe rehati për fëmijët dhe për vetë stafin. Duke i vendosur hapësirat e shërbimit në dy kate, ne synojmë që të ngrisim efikaistetin e punëve ditore dhe menaxhimin më të mirë të burimeve, në mënyrë që ambienti për fëmijët të jetë sa më i këndshëm. Tarracat ngjitur me hyrjen ofrojnë hapësira të përbashkëta për shoqërim dhe për të pushuar, duke i dhënë ndërtesës dimensionin e domosdoshëm social. Në këtë projekt, përveç krijimit të hapësirave të rehatshme për fëmijët, theksi vihet tek dizajni i qëndrueshëm dhe kujdesi ndaj mjedisit. Përmes elementëve të dizajnit ne kemi treguar konsideratat për hapësirën dhe hapësirat rrethuese, duke mundësuar që kopshti të jetë i sigurt, mikpritëse dhe një ambient në të cilin fëmijët do të kenë dëshirë ta kalojnë një pjesë të ditës”.

Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërblimeve është përcaktuar në shifrën 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 3 mijë e 500 vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë.

Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro.

Në këto konkurse ndërkombëtare, të hapura në dhjetor të vitit të shkuar, përveç arkitektëve dhe studiove të arkitekturës nga vendi dhe rajoni, kanë aplikuar edhe një numër shumë i madh i arkitektëve dhe studiove të huaja.

Shpallen fituesit e konkursve për çerdhe-kopshte

Pas një procesi të kujdesshëm dhe të detajuar vlerësimi, juria e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, e përbërë nga personalitete të shquara nga fusha e arkitekturës dhe akademisë, ka arritur t’i përzgjedhë tre projektet më të mira në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në lagjen Mati 1 dhe në konkursin për çerdhe-kopshtin në Kolovicë.

Përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati, dhe akademik Anton Berishaj, kanë shqyrtuar me kujdes të gjitha aplikimet, duke vlerësuar kreativitetin, funksionalitetin dhe përshtatjen e tyre me kontekstin mjedisor dhe social të zonës. Kriteret e vlerësimit kanë përfshirë integrimin kontekstual, aspektin funksional, inovacionin, origjinalitetin si dhe aspektet estetike.

Si rrjedhojë e një analize të thellë dhe pas diskutimeve shteruese, juria ka arritur në vendimin për të zgjedhur tre projektet më të mira, që shquhen për qasjen e tyre të veçantë ndaj arkitekturës dhe dizajnit të hapësirave edukative për fëmijë.

Këto projekte janë dalluar për origjinalitetin e tyre, meqë në trajtesën e tyre kanë ofruar zgjidhje të reja dhe të qëndrueshme, që synojnë të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të ofrojnë një mjedis të përshtatshëm për edukimin dhe lojën e fëmijëve të lagjeve Mati 1 dhe Kolovicë.

Fituesit e konkursit ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1

Projekti fitues në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1, është përzgjedhur ai i arkitektëve Arjeta Gorqaj dhe Shpat Ademaj, të cilët atë e cilësojnë si ambient gjithëpërfshirës, që i përgatit fëmijët jo vetëm në rrafshin edukativ, por edhe në atë social dhe emocional.

“Të qenit pjesë e edukimit brenda kopshteve që pasqyrojnë rehatinë dhe sigurinë e shtëpisë është një prej elementëve thelbësorë në ngjizjen e ndjenjës së përkatësisë dhe qetësisë tek fëmiu. “Foleja” e ka të përbrendësuar këtë parim, duke integruar konceptin e shtëpisë, që bën të mundur krijimin e një ambienti të njohur dhe që mbështet zhvillimin fare të natyrshëm të fëmiut.
Ky koncept paraqet ndërthurje midis dizajnit intuitiv dhe dimensioneve psikologjike, duke ridefinuar dinamikën hapësinore në edukimin e hershëm të fëmijëve. Përtej të qenit përpjekje arkitekturore, ai paraqet një mësymje për ta riparë horizontin e të mësuarit, përmes lenteve të fëmiut, i cili kërkon rehati dhe siguri. Në një mënyrë, kemi sfiduar paradigmat konvencionale të edukimit duke krijuar hapësira që harmonizojnë shtysat e brendshme për rehati, përkatësi dhe për të hulumtuar, të cilat bëhen pjesë e jona që në fëmijëri. Kështu, ky lloj i çerdhe-kopshtit kalon përtej formave tradicionale të edukimit, duke ofruar një ambient shumëdimensional që i jep ngjyrat e nevojshme fëmijërisë.
Në thelb të konceptit të “Folesë” është të kuptuarit se ambienti luan rol thelbësor në zhvillimin e fëmiut. Është tanimë e dokumentar rëndësia e krijimit të një ambienti të sigurt, të cilin fëmiu e njeh, në rrënjosjen e ndjenjave të sigurisë dhe përkatësisë. Duke dizajnuar hapësira që u përgjajnë atyre të shtëpisë, ne kemi synuar që ta mbështesim zhvillimin kognitiv dhe emocional të fëmiut, duke bërë që dalja e tyre e parë midis të tjerëve të jetë më miqësore.
Filozofia prapa dizajnit të “Folesë” ka në thelb krijimin e një kapërcimi pothuaj të pavërejtshëm midis rehatisë së shtëpisë dhe hapësirave edukative në çerdhe-kopsht. Çdo aspekt i dizajnit, përfshirë atë të brendshëm, që prej materialeve, formave dhe ngjyrave, është krijuar me kujdes ashtu që të krijojë idenë e përkatësisë dhe ngrohtësisë.
Jemi të bindur që “Foleja” përfaqëson një përpjekje të ndryshme dhe krejt të veçantë në edukimin e hershëm, ku kufijtë midis shtëpisë dhe shkollës bëhen vështirë të dalllueshëm, duke krijuar hapësira që, po aq sa janë edukative, janë të këndshme. Ndërthurja e disa fushave në krijimin e këtij koncepti bën që “Foleja” të mund të quhet ambient gjithëpërfshirës, që i përgatit fëmijët jo vetëm në rrafshin edukativ, por edhe në atë social dhe emocional”.

Projekti i përzgjedhur si i dyti më i mirë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1 është një bashkëpunim kosovaro-maqedonas. Duke vënë theksin tek ndikimi ambiental, por veçanërisht tek nevojat e fëmijëve për ambient të këndshëm, EN:A Office dhe Alko – H, vlerësojnë të kenë krijuar një hapësirë krejt të veçantë që i takon të ardhmes.

“Në projektimin dhe ndërtimin e kopshtit për fëmijë është marrë parasysh impakti ambiental dhe është përpiluar për të minimizuar ndikimin negativ në mjedis. Çerdhja ështe projektuar për të ofruar një mjedis të sigurt dhe stimulues për fëmijët e grupmoshaave të ndryshme. Në përgjithësi kemi të bëjmë me një zonë të qetë dhe e rrethuar nga dy anë me rrugë. Vetë forma e objektit parandalon daljen direkte në rrugë dhe krijimi i zonave për lojëra dhe aktiviteteve që janë më larg rrugëve për të reduktuar rrezikun.
Koncepti i formës së objektit me obor të brendshëm është një ambient i ndërtuar me qëllim për të siguruar qasje të lehtë dhe të sigurt për fëmijët në grupmosha të ndryshme. Fasada e ndërtesës është e projektuar me elemente të ventilimit, për të siguruar qarkullimin e ajrit të fresket dhe për të mbrojtur ambientin nga kondensimi dhe ndotja. Përdorimi i sistemit konstruktiv me shtylla dhe mure mbajtëse siguron stabilitet dhe siguri në ndërtim, duke i lejuar kopshtit të qendrojë në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt.
Çerdhja është organizuar në një menyrë që të ofrojë hapësira të ndryshme të pranueshme për femijët e moshave nga 0,9 deri në 5 vjeç, si lojerat dhe aktivitetet e tjera. Pjesa e jashtme e çerdhes është e mbuluar me gjelbërime dhe lojëra për të ofruar një mjedis lehtë të qasshëm dhe te sigurt për femijet. Pjesa e kulmit është menduar të jetë e shfrytëzueshme duke krijuar një terasë të gjelbëruar e cila lidhet me oborrin e brendshëm duke mundësuar qasjen direkte si nga përdhesa dhe kati i parë, duke ofruar një ambient me lojra dhe aktivitet për fëmijë.
Kopshti përmban edhe ambiente të tjera shtesë si tualetet, kuzhina, dhoma gjumi, dhomë e kujdesit mjekësor dhe dhomë për personelin, te cilat janë të organizuara në mënyre të përshtatshme për nevojat e përdoruesve”.

Projekti i përzgjedhur si i treti më i mirë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1 është ai i arkitektit turk Halil Soysal Cirit. Autori i projektit ka sqaruar se në fokus të krijimit të tij ka qenë maksimizimi i hapësirave të gjelbra dhe hapësirat që fëmijëve u japin mundësi të zhvillohen.

“Në një hapësirë të vendosur në aksin e rritjes së qytetit, midis hapësirave të reja rezidenciale, ky çerdhe-kopsht synon që t’i mbulojë nevojat e komunitetit përreth. Projektin e ndan nga rruga kryesore një zonë tampon, me një zonë konservimi. Meqë hapësirat e gjelbra përreth janë të bollshme dhe për faktin që kemi të bëjmë me çerdhe-kopsht, ka qenë shumë e rëndësishme që hapësirat e gjelbra të jenë sa më të shumta. Në këtë mënyrë reduktohet gjurma e karbonit dhe arrihet që fëmijët ta shijojnë strukturën e integruar kujdesshëm me natyrën. Oborri i brendshëm është vendosur me qëllim që të krijohet një hapësirë e sigurt dhe të ruhet gjelbërimi. Kjo strukturë në formën e një U-je me tre krahë kombinon zonën e gjelbër të oborrit dhe atë të zonës tampon, gjë që zvogëlon shumë zhurmat që mund të arrijnë deri në atë hapësirë. Funksionet e kopshtit dhe të çerdhes janë të vendosura në dy krahë të veçantë, ndërsa ndërtesa merr formën e saj me një krah të tretë, i dedikuar për funksione të përbashkëta. Kështu, ndërtesa ka hapet kah oborri me një hyrje të vetme dhe të kontrolluar. Përveç faktit që ngrehina është njëkatëshe edhe në fasadat e jashtme ajo përshtatet mirë me teksturën urbane përreth”.

Fituesit e konkursit ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Kolovicë

Projekti fitues në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Kolovicë, një bashkëkrijimi i arkitektëve Serhat Sen, Kemal Tas, Dilara Akdemir, Alican Tufenkoglu dhe Ramiz Laçi, sipas tyre, sjell frymë të re në mënyrën si mendohen dhe realizohen çerdhe-kopshtet.

“Ngrehina është vendosur në një nga kodrinat e parcelës është dizajnuar mbi idenë e dizajnit që sheh nga brenda. Përmes krijimit të një shiriti të gjelbër në fasadë, ne kemi pasur për qëllim ta shfyrtëzojmë dheun i cili do të zhvendoset për ndërtim. Hapësirat funksionale përfshijnë zyrat, depotë dhe dhomat teknike, të vendosura në të dy anët e hyrjes. Në holl, ana e majtë të çon tek ndarjet e kujdesit ditor, të lidhura me një atrium dhe një kopsht të jashtëm, të cilin e kemi quajtur “Kopshti i qetë”. Ngjitur, në anën e djathtë të hollit është korridori i lojërave, që të çon tek kopshti. Kjo hapësirë ka disa oborre të brendshme, njëri prej të cilëve është më i madh se të tjerët, brenda të cilit është një amfiteatër i cili është i ndërlidhur me me çatinë. Po ashtu, një hapësirë tjetër e përbashkët, e ndërlidhur me ato të kopshtit, e cila zgjerohet në një oborr të brendshëm. Hapësira mund të përdoret në skenarë të ndryshëm edhe si çerdhe, por edhe si hapësirë publike. Në rrafshin e qëndrueshmërisë, çatia e ndërtesës mund të konsiderohet si e gjelbër dhe si e tillë lejon mbledhjen e ujit të shiut dhe po ashtu ka hapësirë dhe atributë për efiçencë të energjisë”.

Projekti i përzgjedhur si i dyti më i mirë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Kolovicë, krijuar nga arkitektët nga Korea Jugore, Yejun Lee, Seohyun Lee dhe Chanwon Lee, të cilët shpjegojnë se bazuar në teorinë e edukimit Montessori kanë konceptuar një hapësirë fluide, e cila i përgjigjet nevojave zhvillimore të fëmijëve.

“Kopshti ynë, përveç të qenit hapësirë në të cilën fëmijët mund të jenë të lirshëm dhe të bashkëveprojnë aktivisht, u ofron atyre rehatinë e të qenit fëmijë. Në hapësirat që kemi dizajnuar ata mund të lëvizin lirshëm përgjatë rrugëve dhe hapësirave ndërlidhëse dhe po ashtu mund t’i lëvizin e t’i vendosin ku të duan mobiliet. Duke ndërtuar mbi teorinë e edukimit Montessori, ne kemi krijuar një trajtë fluide të kopshtit, për dallim nga ato statike, siç zakonisht janë çerdhet dhe kopshtet. Si e tillë ajo i nxit fëmijët të bëhen individë të veçantë dhe u mundëson ta rriten duke zgjeruar potencialet e tyre. Ndarja është bërë në tre nivele, duke vendosur programe në të njëtin nivel, ashtu që të rrite tefikasiteti. Ndërlidhjet janë bërë me rampa, ashtu që të mos ketë pengesa fizike dhe që mund të përdoren lehtë në raste të padëshirueshme emergjencash. Format kuboide janë të ndërlidhura mes vete përmes mbivendosjes, gjë që e bën përvojë më vete kalimin nga njëri nivel në tjetrin”.

Projekti i përzgjedhur si i treti më i mirë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Kolovicë është po ashtu një bashkëpunim rajonal. Në shpjegimin e tyre lidhur me projektin, arkitektët Elja Putes, Jasmin Oerdic, Haris Dervisagic dhe Lejla Varenikovic, kanë shpjeguar që përmes elementëve të dizajnit ata janë munduar të tregojnë konsideratat për hapësirën dhe hapësirat rrethuese, duke mundësuar që kopshti të jetë i sigurt, mikpritëse dhe një ambient në të cilin fëmijët do të kenë dëshirë ta kalojnë një pjesë të ditës.

“Projekti ynë vë theksin tek trajtesa holistike ndaj dizajnit arkitekturor, duke i dhënë përparësi qasjes, sigurisë dhe funksionalitetit, në raport me konfigurimin e terrenit dhe kontekstin e përgjithshëm. Për faktin që parcela ka pjerrtësi natyrore dhe karakteristika lehtësisht të dallueshme, siç për shembull është pjesa kodrinore, e cila mund të shërbejë si park lojërash, dizajni ynë integrohet pa vështirësi brenda hapësirave rrethuese. Hapësira për shumë qëllime është vendosur në qendër të objektit, duke krijuar më shumë mundësi në të tre nivelet, përmes përfshirjes së atriumeve mirë të vendosura, ashtu që drita natyrore të depërtojë në hapësirat e brendshme. Njëkohësisht, çdo zonë, që prej hyrjes, deri tek dhomat e stafit mjekësor dhe dhomat e stafit tjetër të çerdhe-kopshtit janë trajtuar me kujdes të madh, për të siguruar funksionalitet dhe rehati për fëmijët dhe për vetë stafin. Duke i vendosur hapësirat e shërbimit në dy kate, ne synojmë që të ngrisim efikaistetin e punëve ditore dhe menaxhimin më të mirë të burimeve, në mënyrë që ambienti për fëmijët të jetë sa më i këndshëm. Tarracat ngjitur me hyrjen ofrojnë hapësira të përbashkëta për shoqërim dhe për të pushuar, duke i dhënë ndërtesës dimensionin e domosdoshëm social. Në këtë projekt, përveç krijimit të hapësirave të rehatshme për fëmijët, theksi vihet tek dizajni i qëndrueshëm dhe kujdesi ndaj mjedisit. Përmes elementëve të dizajnit ne kemi treguar konsideratat për hapësirën dhe hapësirat rrethuese, duke mundësuar që kopshti të jetë i sigurt, mikpritëse dhe një ambient në të cilin fëmijët do të kenë dëshirë ta kalojnë një pjesë të ditës”.

Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërblimeve është përcaktuar në shifrën 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 3 mijë e 500 vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë.

Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro.

Në këto konkurse ndërkombëtare, të hapura në dhjetor të vitit të shkuar, përveç arkitektëve dhe studiove të arkitekturës nga vendi dhe rajoni, kanë aplikuar edhe një numër shumë i madh i arkitektëve dhe studiove të huaja.

Fituesit e konkurseve ndërkombëtare për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve shpallen në fund të javës

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit (SHAK) do t’i shpallë fituesit e konkurseve ndërkombëtare për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve në lagjen Mati 1 dhe Kolovicë më datë 31 të këtij muaji.

Pas një procesi të gjatë dhe të hollësishëm vlerësimi, juria e përbërë nga personalitete të shquara në fushën e arkitekturës dhe akademisë ka arritur t’i përzgjedhë tre koncept-dizajnet më të mira në konkursin e koncept-dizajnit të çerdhe-kopshtit në lagjen Mati 1 dhe në konkursin për çerdhe-kopshtin në Kolovicë.

Përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati, dhe akademik Anton Berishaj, kanë shqyrtuar me kujdes të gjitha aplikimet, duke vlerësuar kreativitetin, funksionalitetin dhe përshtatjen e tyre me kontekstin mjedisor dhe social të zonës. Kriteret e vlerësimit kanë përfshirë integrimin kontekstual, aspektin funksional, inovacionin dhe origjinalitetin si dhe aspektet estetike.

Si rrjedhojë e një analize të thellë dhe pas diskutimeve shteruese, juria ka arritur në vendimin për të zgjedhur tre projektet më të mira që shquhen për qasjen e tyre të veçantë ndaj arkitekturës dhe dizajnit të hapësirave edukative për fëmijë.

Këto projekte janë dalluar për origjinalitetin e tyre, duke propozuar zgjidhje të reja dhe të qëndrueshme që synojnë të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të ofrojnë një mjedis të përshtatshëm për edukimin dhe lojën e fëmijëve të lagjeve Mati 1 dhe Kolovicë.

Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërblimeve është përcaktuar në shifrën 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 3 mijë e 500 vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë.

Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro.

Në këto konkurse ndërkombëtare, të hapura në dhjetor të vitit të shkuar, përveç arkitektëve dhe studiove të arkitekturës nga vendi dhe rajoni, kanë aplikuar edhe një numër shumë i madh i arkitektëve dhe studiove të huaja.

Lista preliminare e finalistëve të përzgjedhur në raundin e parë ka qenë si vijon:

– Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1:

  1. r6r50t@gmail.com
  2. 420aen@gmail.com
  3. c4rv1x@gmail.com
  4. b20im2@gmail.com
  5. x74mmh@gmail.com

– Për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë:

  1. 1olk4p@gmail.com
  2. d5gv8j@gmail.com
  3. e2fhjl@gmail.com
  4. mkk1ac@gmail.com
  5. mkk1ac@gmail.com

Prishtina – një rrëfim për qytetin modern

Rrëfimi i zhvillimit të qëndrueshëm urban në qytetet moderne është i ndërlidhur me ekzistencën e entiteteve të veçanta të cilat kujdesen që trajektorja e lëvizjes të jetë në funksion të rrëfimeve të së ardhmes.

Prej kryeqyteteve europiane si Londra dhe Parisi, tek New York-u dhe Singapori dhe tani Prishtina, ndikimi i këtyre ndërmarrjeve, në krijimin e vizionit dhe strategjive për zhvillimin dhe transformimin urban është i pazëvendësueshëm.

Për qytetet që janë në faza të hershme të formësimit së identitetit, siç mund të konsiderohet Prishtina, ato i shërbejnë një qëllimi të dyfishtë. Përveç të qenit kujdestarë të arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore të qytetit, luajnë rolin edhe të arkitektit të së ardhmes.

Pra, njëlloj ndërmjetësuesi midis ruajtjes së trashëgimisë dhe nevojave moderne, që garanton zhvillim harmonik të qytetit, përmes krijimit të hapësirave që i japin vendin e merituar të shkuarës dhe shtyjnë përpara nevojat e së ardhmes.

Përmes planifikimit të kujdesshëm, këto entitete bëjnë të mundur realizimin e projekteve transformuese në shumë sektorë, duke u dhënë zgjidhje shumë problemeve dhe për rrjedhojë duke përmirësuar jetën e qytetarëve.

Përvojat nga qytete të tjera si Parisi, Londra, New York-u dhe Singapori ofrojnë mesime të paçmueshme në sferën e planifikimit dhe udhëheqjes. Entitete si “Atelier Parisien d’Urbanisme (APUR), “Department of City Planning” në New York, “Greater London Authority (GLA) dhe “Urban Redevelopment Authority” në Singapor tregojnë rëndësinë e veçantë të planifikimit strategjik në proceset transformuese të qyteteve.

Këto qendra të mëdha botërore kanë kaluar nëpër procese të këtilla, që prej integrimit të elementeve historike me nevojat moderne, siç është shembulli i Parisit, tek një rikonceptim i qytetit “si një kopsht i madh”, gjë të cilën po e bën Singapori.

Këto entitete, përfshirë Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit, shërbejnë si urë midis të shkuarës dhe të ardhmes së qytetit, duke përdorur teknologjinë, politikat publike dhe përmes krijimit të një marrrëdhënie të afërt me qytetarin.

Duke vendosur standarde të reja për zhvillim të qëndrueshëm, garantohet jo vetëm të qenit i gatshëm për nevojat e së ardhmes, por i paraprihet asaj, duke e definuar. Puna që kryhet është shembull i një qasjeje të balancuar të zhvillimit, ku inovacioni bashkëjeton me traditën dhe nevojat e komunitetit përmbushen pa e cenuar ambientin.

Teksa shohim drejt të ardhmes së zhvillimit urban, roli i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit në formësimin e Prishtinës moderne bëhet përherë më i qartë. Nevoja për bashkërendimin e nevojave të ndryshme në strategji kohorente urbanistike e bën të domosdoshëm krijimin e një vizioni të qartë për një qytet të zhvilluar, dinamik dhe të jetueshëm.

SHAK-u ngjashëm si entitetet tjera nëpër botë është po aq i rëndësishëm në ngjalljen e besimit për të ardhmen e qytetit, duke rikujtuar që themelet e qytetit të së ardhmes janë të ndërtuara mbi planifikimin strategjik, bashkëpunimin dhe përkushtimin për t’i trajtuar me shumë kujdes nevojat e ambientit, ekonomisë dhe shoqërisë.

“SHAK-u, i pazëvendësueshëm dhe përcaktues për të ardhmen e qytetit”

Thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit dhe i rëndësisë së veçantë për rimendimin e rolit të arkitektëve, në funksion të zhvillimit urban, vlerësohet të jetë themelimi i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit (SHAK), ndërkaq projektet në të cilat është duke punuar dhe të tjerat që do të dalin nga SHAK-u shihen si mundësi e mirë për të ndërtuar një mjedis urban më funksional dhe më tërheqës, duke siguruar që Prishtina të jetë një qytet i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për qytetarët dhe bizneset.

Është e rëndësishme që ky entitet të ketë rol aktiv në projektimin dhe planifikimin urban të Prishtinës, thotë Teuta Jaha-Hoxha, arkitekte e cila një pjesë të gjatë të karrierës ia ka dedikuar zhvillimit urban të qytetit. Në këtë kontekst, pjesa dërrmuese e arkitektëve, vlerëson kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës (a-a-k), Masar Dushi, dëshiron të paktën një minimum të rendit urbanistik, me të gjitha premisat hapësinore dhe arkitekturore, ashtu që të arrihet planifikimi urbanistik, dhe roli i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit në arritjen e këtij qëllimi do të jetë i pazëvendësueshëm.

Duke shpjeguar rëndësinë e themelimit të një entiteti të këtillë, për projektet transformuese të qytetit, Jaha-Hoxha thotë se “ndikimi i SHAK-ut është më i madh në zbatimin e politikave urbane dhe në drejtimin e projekteve të rëndësishme të zhvillimit të qytetit”, por gjithmonë duke pasur kujdes, sipas saj, për “të mbrojtur identitetin kulturor dhe arkitekturor të Prishtinës”, teksa në të njëjtën kohë kihet në vëmendje “zhvillimi i qytetit në kontekstin global”.

Ndonëse nuk ka kaluar shumë kohë që prej themelimit të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, për kryetarin e asociacionit, punët që janë kryer deri tani dhe planet për të ardhmen janë shumë premtuese. “Ndonëse nuk i dimë të gjitha projektet e SHAK-ut, ato që janë në rrjedha dhe që i kemi parë, siç janë çerdhet, janë premiësë e mirë bazike drejt transformimit të Prishtinës në tërësi”, mendon Dushi.

Rëndësinë e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, përtej të qenit e ndërlidhur me Prishtinën, Dushi e nxjerr në kontekst më të gjerë, meqë siç vlerëson ai, “është jetike që SHAK-u si strukturë e plotë jo vetëm t’i shërbejë të ardhmes së qytetit, por të kthehet në referencë për komunat tjera”. Kështu ai i vlerëson të parakohshme dhe të ngutshme të gjitha pozicionimet karshi punës që po bëhet, ngaqë, mendon ai, “nuk po diskutohet për përmbajtjen dhe për rrjedhojë nuk ka asgjë profesionale në to”. Përveç që janë të ngutshme dhe të parakohshme, për kryetarin e Asociacionit të Arkitektëve ato janë edhe “të motivuara politikisht”, meqë në asnjë rrafsh nuk kanë trajtesë profesionale.

Përtej memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar midis SHAK dhe a-a-k në dhjetor të vitit të shkuar, shumë konstruktiv dhe premtues, me bindjen që “puna e SHAK-ut do të vazhdojë pa asnjë hezitim në realizimin e qëllimeve dhe objektivave të veta”, e ka vlerësuar raportin e deritanishëm, kryetari i asociacionit Dushi, duke nënvizuar se në këtë rrafsh, sukseset do të bëhen të dukshme me kalimin e kohës dhe se e ardhmja do të jetë tregues i qartë i punës që po bëhet tani.

Peshën e bashkëpunimit e vë në pah edhe Jaha-Hoxha, sipas të cilës “është shumë i rëndësishëm komunikimi dhe bashkëpunimi midis autoriteteve lokale, arkitektëve dhe komunitetit, për të siguruar një zhvillim urban të qëndrueshëm dhe të përafërt me nevojat e qytetarëve”.

Për Jaha-Hoxhën, ngjashëm si për kryetarin e a-a-k, Dushi, rëndësia e puënve që kryhen dhe duhet të kryhen nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit i tejkalon diskutimet e triviale, që për arsye të cilat nuk lidhen as me çështje profesionale dhe as me dëshirën për një qytet modern, e kanë përshkuar diskutimin për SHAK-un, dhe janë të ndërlidhura me ëndrrat e qytetarëve dhe vizionin e profesionistëve për ta transfromuar qytetin, ashtu që qytetarët të mund ta shohin të ardhmen e tyre në të.

Studentë dhe profesorë vizitojnë SHAK-un, njihen me projektet e shumta

Studentë të Grande école d’ingénieurs de la construction, ESTP Paris dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës nga Universtiteti Politeknik i Tiranës, të shoqëruar nga profesori francez, Paul Louis Meunier dhe profesorët shqiptarë Ani Tola e Armand Vokshi kanë vizituar Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit.

Pasi u njohën me punën e madhe që po bëhet në një numër projektesh transformuese për Prishtinën – një ndërmarrje e stërmadhe e cila udhëhiqet nga SHAK, ata treguan përshtypjet e tyre të para lidhur me ato që panë dhe dëgjuan.

Një diskutim i frytshëm dhe interesant, prej të cilit ata mundën të kuptojnë vizionin e për Prishtinën e së ardhmes.

Por, përveç njoftimit të tyre me atë që po bëjmë dhe bisedave të hapura për të ardhmen e qyteteve moderne, ata do të angazhohen në disa projekte të rëndësishme për të ardhmen e kryeqendrës tonë, Prishtinës.

Planet dhe punët për të ardhmen e qytetit

Shërbimi i Arkitekturës së Kryeqytetit (SHAK) merr përsipër një mision të guximshëm për të rinovuar urbanisht qytetin, duke reflektuar një qasje moderne ndaj zhvillimit që shkon përtej aspektit fizik për të përfshirë elementët socialë, kulturorë dhe mjedisorë.

Ky projekt përqendrohet te ideja e qytetit si një hapësirë dinamike dhe e gjallë, ku planifikimi urban transcendon ndërtimin tradicional për të promovuar një ambjent socio-kulturor të pasur.

Në qendër të përpjekjeve të SHAK qëndron sfida e trajtimit të një serie problematikash urbane që kanë kufizuar potencialin e qytetit, duke përfshirë problemet e trafikut, infrastrukturën e brishtë, mungesën e zonave të gjelbra dhe rekreative, dhe mungesën në planifikimin e hollësishëm urban.

Përmes një plani strategjik, SHAK kërkon të transformojë Prishtinën në një vend që jo vetëm i plotëson kërkesat funksionale të banorëve, por gjithashtu rrit cilësinë e jetës dhe ndjenjën e përkatsisë brenda komunitetit.

SHAK aktualisht po punon në projekte të ndryshme të zhvillimit urban si mbikalimi i Arbërisë, tuneli në rrugën “Agim Ramadani”, nënkalimi pranë “Gorenje”, dhe plani më i gjerë për Fshatin Olimpik. Këto projekte janë gati për zbatim dhe tregojnë një qasje holistike ndaj zhvillimit urban, duke përfshirë edhe përdorimin e teknologjisë digjitale për lehtësimin e proceseve të ndërtimit dhe planifikimit.

Përveç kësaj, SHAK ka hapur konkurse ndërkombëtare për dizajn, si për çerdhet në Mati 1 dhe Kolovicë, duke theksuar angazhimin për hapësira urbane të larta cilësore dhe të përfshira, që fton pjesëmarrjen e komunitetit dhe promovon zhvillimin e qëndrueshëm.

Qasja e SAK ndaj zhvillimit urban reflekton një trend global, siç shihet në qytete të tjera të mëdha si Parisi, Londra, Nju Jorku dhe Singapori, ku entitetet e ngjashme kanë arritur ndryshime të mëdha përmes planifikimit të menduar mirë urban.

Këto iniciativa dëshmojnë se si entitetet e planifikimit urban mund të lidhin trashëgiminë e tyre arkitektonike me nevojat moderne, duke krijuar një zhvillim të qytetit që respekton të kaluarën dhe në të njëjtën kohë, adreson sfidat e ardhshme në një mënyrë inovative.

Me projektet e saj të ndryshme, duke përfshirë zhvillimin e nënkalimeve dhe mbikalimeve në pika kyçe, SHAK synon një ndryshim në mënyrën se si perceptohet dhe jetohet në mjedisin urban, duke iu përgjigjur nevojave aktuale dhe të ardhshme me një vizion që shikon Prishtinën si një model të zhvillimit urban qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Angazhimi i komunitetit në këto projekte dhe nismat e SAK është thelbësor për të realizuar këtë vizion, duke e bërë Prishtinën një qytet që përfaqëson aspiratat dhe ëndrrat e popullsisë së saj.

Nismat e SHAK-ut, janë qendrorë për realizimin e kësaj vizioni, duke siguruar që Prishtina të evoluojë si një qytet që pasqyron aspiratat dhe ëndrrat e banorëve të saj.

Shpallet lista preliminare e fituesve në konkurset për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve

Pas një procesi të gjatë dhe të hollësishëm vlerësimi, juria e përbërë nga personalitete të shquara në fushën e arkitekturës dhe akademisë ka arritur t’i përzgjedhë pesë koncept-dizajnet më të mira në konkursin e koncept-dizajnit të çerdhe-kopshtit në lagjen Mati 1 dhe Kolovicë. Ky konkurs ka tërhequr vëmendjen e qindra aplikantëve, të cilët kanë paraqitur projektet e tyre inovative dhe vizionare për këto dy çerdhe-kopshte.

Juria, e përbërë nga përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati, dhe akademik Anton Berishaj, ka shqyrtuar me kujdes të gjitha aplikimet, duke vlerësuar kreativitetin, funksionalitetin dhe përshtatjen e tyre me kontekstin mjedisor dhe social të zonës. Kriteret e vlerësimit kanë përfshirë integrimin kontekstual, aspektin funksional, inovacionin dhe origjinalitetin si dhe aspektet estetike.

Pas një analize të thellë dhe diskutimesh të gjata, juria ka arritur në vendimin për të zgjedhur pesë projektet më të mira që shquhen për qasjen e tyre të veçantë ndaj arkitekturës dhe dizajnit të hapësirave edukative për fëmijë. Këto projekte janë dalluar për origjinalitetin e tyre, duke propozuar zgjidhje të reja dhe të qëndrueshme që synojnë të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të ofrojnë një mjedis të përshtatshëm për edukimin dhe lojën e fëmijëve të lagjeve Mati 1 dhe Kolovicë.

Në konkursin për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, lista preliminare e fituesve është si vijon:

  1. r6r50t@gmail.com
  2. 420aen@gmail.com
  3. c4rv1x@gmail.com
  4. b20im2@gmail.com
  5. x74mmh@gmail.com

Ndërkaq, në konkursin për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, lista preliminare ka këtë radhitje:

  1. 1olk4p@gmail.com
  2. d5gv8j@gmail.com
  3. e2fhjl@gmail.com
  4. mkk1ac@gmail.com
  5. mkk1ac@gmail.com

Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërblimeve është përcaktuar në shifrën 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 3 mijë e 500 vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë.

Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro.

Në këto konkurse ndërkombëtare, të hapura në dhjetor të vitit të shkuar, përveç arkitektëve dhe studiove të arkitekturës nga vendi dhe rajoni, kanë aplikuar edhe një numër shumë i madh i arkitektëve dhe studiove të huaja.

Lista përfundimtare e fituesve do të shpallet më 31 mars.

01

04

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: