Ekspozohen projektet më të mira të konkursit për çerdhe-kopshte

Projektet më të mira në konkurset ndërkombëtare për çerdhe-kopshte në lagjet Mati 1 dhe Kolovicë janë ekspozuar në hapësirat e Komunës së Prishtinës. Në një ngjarje të organizuar nga qeverisja komunale, ku kanë marrë pjesë aktorë të rëndësishëm politik dhe profesional dhe të hapur për publikun, janë paraqitur dhjetëra projekte të arkitektëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Mundësi të mirë që nëpërmjet konkurseve të këtilla të merren përvojat më të mira të aspekteve urbane dhe arkitekturore, e ka cilësuar kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama. Sipas tij, “hapësirat që krijohen për fëmijët janë shumë të rëndësishme, meqë krijojnë një bazë të mirë dhe të rëndësishme për zhvillimin e qytetit”.

Ndryshe nga ngrehinat arsimore që fëmijët i kishin në funksion të tyrin, këto çerdhe janë konceptuar për të qenë në funksion të fëmijëve. Madje, jo për të qenë thjesht çerdhe-kopshte, por një hapësirë tjetër që i ngjan një shtëpie të dytë.

“Ne jemi munduar që ta krijojmë një fole për secilin fëmijë të kryeqytetit, ndaj projektin tonë e kemi quajtur “Foleja””, thotë arkitektja Arjeta Gorqaj, projekti i të cilës, bashkëkrijim me arkitektin Shpat Ademaj, është përzgjedhur fitues në konkursin për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1. Ideja thonë ata ka qenë që të krijohet një ambient i atillë që fëmijët të ndjehen si të ishin në shtëpi, pra që kalimi i tyre nga shtëpia në çerdhe apo kopsht të jetë sa më i lehtë.

Rrugëtimi drejt transformimit të të menduarit dhe të projektuarit për çerdhe-kopshte që i takojnë të ardhmes së zhvillimit të fëmijëve prishtinas nuk mund të ishte i lehtë. Dhe hapësira ku do të ndërtohen çerdhet e bënte akoma më sfidues.

Arkitekti Ramiz Laçi, projekti i të cilit është përzgjedhur më i miri në konkursin për çerdhe-kopsht në lagjen Kolovicë sqaron se, për këtë arsye, punën e kanë nisur nga topografia, ashtu që të ruhet lidhja me ambientin rrethues, duke krijuar urë lidhëse midis ngrehinës dhe hapësirave që e rrethojnë.

Midis aq shumë projekteve nga shumë arkitektë dhe pothuaj po aq shumë gjuhë e kombësi, të cilat i lidhë vetëm gjuha universale e arkitekturës, dallohet qartë ëndrra për të ardhmen. Dhe atë jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë qytetin.

Tuneli në kryqëzimin tek komuna, projekti i Ramës “për Prishtinën e së ardhmes”

“Transformimi i Prishtinës po vazhdon” ka shkruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në hyrje të lajmit se është në procedurë të prokurimit tuneli në rrugën “Agmi Ramadani”.

Pritet që problematikës së trafikut të ngarkuar në qendrën e qytetit, por edhe ndërlidhja e shesheve qendrore të qytetit me pjesën e qytetit të vjetër, u jepet zgjidhje përmes ndërtimit të këtij tuneli, shkruan Albanian Post.

Pas analizave disamujore të kryera nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit dhe planeve konkrete të diskutuara deri në detaje, sipas Ramës, nisja e ndërtimit të tunelit që do ta transformonte qytetin është shumë afër.

“Në këtë mënyrë po krijojmë më shumë hapsira për këmbësorë e gjelbrim, ajër më të pastër e jetë më të shëndetshme për qytetarët”, ka shkruar kryetari Rama, në llogarinë e tij në Facebook.

Pas mbikalimit në lagjen Arbëria, projektit për çerdhe-kopshte në lagjet Mati 1 dhe Kolovicë, Masterplanit për Fshatin Olimpik, si dhe projektit për bulevardin qendror të qytetit, tuneli në lagjen “Agim Ramadani” është projekti i radhës i rëndësishëm për një qytet modern.

Kapërcimi drejt qytetit modern

Rrëfimi i zhvillimit të qëndrueshëm urban në qytetet moderne është i ndërlidhur me ekzistencën e entiteteve të veçanta të cilat kujdesen që trajektorja e lëvizjes të jetë në funksion të rrëfimeve të së ardhmes.

Prej kryeqyteteve europiane si Londra dhe Parisi, tek New York-u dhe Singapori dhe tani Prishtina, ndikimi i këtyre ndërmarrjeve, në krijimin e vizionit dhe strategjive për zhvillimin dhe transformimin urban është i pazëvendësueshëm.

Për qytetet që janë në faza të hershme të formësimit së identitetit, siç mund të konsiderohet Prishtina, ato i shërbejnë një qëllimi të dyfishtë. Përveç të qenit kujdestarë të arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore të qytetit, luajnë rolin edhe të arkitektit të së ardhmes.

Pra, njëlloj ndërmjetësuesi midis ruajtjes së trashëgimisë dhe nevojave moderne, që garanton zhvillim harmonik të qytetit, përmes krijimit të hapësirave që i japin vendin e merituar të shkuarës dhe shtyjnë përpara nevojat e së ardhmes.

Përmes planifikimit të kujdesshëm, këto entitete bëjnë të mundur realizimin e projekteve transformuese në shumë sektorë, duke u dhënë zgjidhje shumë problemeve dhe për rrjedhojë duke përmirësuar jetën e qytetarëve.

Përvojat nga qytete të tjera si Parisi, Londra, New York-u dhe Singapori ofrojnë mesime të paçmueshme në sferën e planifikimit dhe udhëheqjes. Entitete si “Atelier Parisien d’Urbanisme (APUR), “Department of City Planning” në New York, “Greater London Authority (GLA) dhe “Urban Redevelopment Authority” në Singapor tregojnë rëndësinë e veçantë të planifikimit strategjik në proceset transformuese të qyteteve.

Këto qendra të mëdha botërore kanë kaluar nëpër procese të këtilla, që prej integrimit të elementeve historike me nevojat moderne, siç është shembulli i Parisit, tek një rikonceptim i qytetit “si një kopsht i madh”, gjë të cilën po e bën Singapori.

Këto entitete, përfshirë Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit, shërbejnë si urë midis të shkuarës dhe të ardhmes së qytetit, duke përdorur teknologjinë, politikat publike dhe përmes krijimit të një marrrëdhënie të afërt me qytetarin.

Duke vendosur standarde të reja për zhvillim të qëndrueshëm, garantohet jo vetëm të qenit i gatshëm për nevojat e së ardhmes, por i paraprihet asaj, duke e definuar. Puna që kryhet është shembull i një qasjeje të balancuar të zhvillimit, ku inovacioni bashkëjeton me traditën dhe nevojat e komunitetit përmbushen pa e cenuar ambientin.

Teksa shohim drejt të ardhmes së zhvillimit urban, roli i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit në formësimin e Prishtinës moderne bëhet përherë më i qartë. Nevoja për bashkërendimin e nevojave të ndryshme në strategji kohorente urbanistike e bën të domosdoshëm krijimin e një vizioni të qartë për një qytet të zhvilluar, dinamik dhe të jetueshëm.

SHAK-u ngjashëm si entitetet tjera nëpër botë është po aq i rëndësishëm në ngjalljen e besimit për të ardhmen e qytetit, duke rikujtuar që themelet e qytetit të së ardhmes janë të ndërtuara mbi planifikimin strategjik, bashkëpunimin dhe përkushtimin për t’i trajtuar me shumë kujdes nevojat e ambientit, ekonomisë dhe shoqërisë.

Të martën hapet ekspozita me projektet më të mira në konkursin ndërkombëtar për çerdhe-kopshte

Ekspozita me projektet më të mira në konkurset ndërkombëtare për çerdhe-kopshte në lagjet Mati 1 dhe Kolovicë do të hapet të martën më datë 23.04.2024, në ora 16:30, në hollin e objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës.

Përveç tre pozitave të para, në të dy konkurset, do të shfaqen edhe projektet tjera që kanë arritur të futen në dhjetëshen e parë dhe që i kanë plotësuar të gjitha kriteret e vendosura në konkursin e shpallur në dhjetor të vitit të shkuar.

Projekti fitues në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1, është përzgjedhur ai i arkitektëve Arjeta Gorqaj dhe Shpat Ademaj, të cilët atë e cilësojnë si ambient gjithëpërfshirës, që i përgatit fëmijët jo vetëm në rrafshin edukativ, por edhe në atë social dhe emocional.

Projekti i përzgjedhur si i dyti më i mirë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1 është një bashkëpunim kosovaro-maqedonas. Duke vënë theksin tek ndikimi ambiental, por veçanërisht tek nevojat e fëmijëve për ambient të këndshëm, EN:A Office dhe Alko – H, vlerësojnë të kenë krijuar një hapësirë krejt të veçantë që i takon të ardhmes.

Në pozitën e tretë, në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1 është ai i arkitektit turk Halil Soysal Cirit. Autori i projektit ka sqaruar se në fokus të krijimit të tij ka qenë maksimizimi i hapësirave të gjelbra dhe hapësirat që fëmijëve u japin mundësi të zhvillohen.

Ndërkaq, konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në lagjen Kolovicë e ka fituar bashkëkrijimi i arkitektëve Serhat Sen, Kemal Tas, Dilara Akdemir, Alican Tufenkoglu dhe Ramiz Laçi, sipas tyre, sjell frymë të re në mënyrën si mendohen dhe realizohen çerdhe-kopshtet.

Në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Kolovicë, projekti i përzgjedhur si i dyti më i mirë është krijim i arkitektëve nga Korea Jugore, Yejun Lee, Seohyun Lee dhe Chanwon Lee, të cilët shpjegojnë se bazuar në teorinë e edukimit Montessori kanë konceptuar një hapësirë fluide, e cila i përgjigjet nevojave zhvillimore të fëmijëve.

Projekti i përzgjedhur si i treti më i mirë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Kolovicë është po ashtu një bashkëpunim rajonal. Në shpjegimin e tyre lidhur me projektin, arkitektët Elja Putes, Jasmin Oerdic, Haris Dervisagic dhe Lejla Varenikovic, kanë shpjeguar që përmes elementëve të dizajnit ata janë munduar të tregojnë konsideratat për hapësirën dhe hapësirat rrethuese, duke mundësuar që kopshti të jetë i sigurt, mikpritëse dhe një ambient në të cilin fëmijët do të kenë dëshirë ta kalojnë një pjesë të ditës.

Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërblimeve është përcaktuar në shifrën 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 3 mijë e 500 vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë.

Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro.

Në këto konkurse ndërkombëtare, të hapura në dhjetor të vitit të shkuar, përveç arkitektëve dhe studiove të arkitekturës nga vendi dhe rajoni, kanë aplikuar edhe një numër shumë i madh i arkitektëve dhe studiove të huaja.

Mbyllet aplikimi në konkursin për sheshin monumental që nderon sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes Jashari

Është mbyllur periudha e aplikimit në konkursin e hapur nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit për sheshin monumental që simbolizon sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes Jashari, si dhe peshën e saj në rrugëtimin drejt çlirimit.

Konkursi ka qenë i hapur për të gjithë artistët, piktorët, arkitektët, dizajnerët grafik, fotografët, artizanët, studentët dhe profesionistët. Në thirrjen për aplikim ëshët sqaruar se qëllimi është që sheshi ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së Adem Jasharit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve të rëndësishme të lirisë së vendit.

Pra, monumenti synon të nderojë përkushtimin, guximin dhe sakrificën e palëkundur të Adem Jasharit dhe familjes së tij gjatë luftës së Kosovës për pavarësi dhe të shërbejë si një kujtesë e fuqishme për rolin e tyre kryesor në lëvizjen çlirimtare dhe përkushtimin e tyre ndaj kauzës.

Pas mbylljes së periudhës së aplikimit, të gjithë ata që kanë plotësuar parakushtet e pjesëmarrjes do të kenë afat që deri më 29 maj t’i dorëzojnë projektet e tyre, brenda parametrave të përcaktuar në konkurs.

Përzgjedhja preliminare e më të mirëve do të kryhet deri më datë 14 qershor, ndërkaq shpallja e fituesve të konkursit për sheshin monumental do të bëhet më 29 qershor.

“Kopshti i qetë”, koncepti fitues për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë

Projekti fitues në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Kolovicë, një bashkëkrijimi i arkitektëve Serhat Sen, Kemal Tas, Dilara Akdemir, Alican Tufenkoglu dhe Ramiz Laçi, sipas tyre, sjell frymë të re në mënyrën si mendohen dhe realizohen çerdhe-kopshtet.

Pas një procesi të kujdesshëm dhe të detajuar vlerësimi, juria e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, e përbërë nga personalitete të shquara nga fusha e arkitekturës dhe akademisë, ka arritur t’i përzgjedhë tre projektet më të mira në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në lagjen Kolovicë.

Përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati, dhe akademik Anton Berishaj, kanë shqyrtuar me kujdes të gjitha aplikimet, duke vlerësuar kreativitetin, funksionalitetin dhe përshtatjen e tyre me kontekstin mjedisor dhe social të zonës. Kriteret e vlerësimit kanë përfshirë integrimin kontekstual, aspektin funksional, inovacionin, origjinalitetin si dhe aspektet estetike.

Si rrjedhojë e një analize të thellë dhe pas diskutimeve shteruese, juria ka arritur në vendimin për të zgjedhur tre projektet më të mira, që shquhen për qasjen e tyre të veçantë ndaj arkitekturës dhe dizajnit të hapësirave edukative për fëmijë.

“Ngrehina është vendosur në një nga kodrinat e parcelës është dizajnuar mbi idenë e dizajnit që sheh nga brenda. Përmes krijimit të një shiriti të gjelbër në fasadë, ne kemi pasur për qëllim ta shfyrtëzojmë dheun i cili do të zhvendoset për ndërtim. Hapësirat funksionale përfshijnë zyrat, depotë dhe dhomat teknike, të vendosura në të dy anët e hyrjes. Në holl, ana e majtë të çon tek ndarjet e kujdesit ditor, të lidhura me një atrium dhe një kopsht të jashtëm, të cilin e kemi quajtur “Kopshti i qetë”. Ngjitur, në anën e djathtë të hollit është korridori i lojërave, që të çon tek kopshti. Kjo hapësirë ka disa oborre të brendshme, njëri prej të cilëve është më i madh se të tjerët, brenda të cilit është një amfiteatër i cili është i ndërlidhur me me çatinë. Po ashtu, një hapësirë tjetër e përbashkët, e ndërlidhur me ato të kopshtit, e cila zgjerohet në një oborr të brendshëm. Hapësira mund të përdoret në skenarë të ndryshëm edhe si çerdhe, por edhe si hapësirë publike. Në rrafshin e qëndrueshmërisë, çatia e ndërtesës mund të konsiderohet si e gjelbër dhe si e tillë lejon mbledhjen e ujit të shiut dhe po ashtu ka hapësirë dhe atributë për efiçencë të energjisë”.

Qasja e qëndrueshme dhe pjesëmarrja komunitare – themelet e vizionit për kryeqytetin

Teksa Prishtina kalon nëpër trajektoren e zhvillimit urban, është thelbësore që kjo transformim të mbështetet në principet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të jetës së qytetit që përfshin pjesëmarrjen aktive të qytetarëve.

Në këtë kontekst, roli i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit (SHAK) është i rëndësisë së veçantë, posaqërisht në rrafshin e qasjeve ndaj zhvillimit urban, duke sjellë mësime nga metropolet globale, për të krijuar një vizion gjithëpërfshirës për qytetin.

Duke marrë shembuj nga enteite ndërkombëtare si “Department of City Planning” në Neë York dhe “Urban Redevelopment Authority” në Singapor, SHAK-u po implementon strategji që inkorporojnë teknologjinë dhe konsultimin publik për të krijuar hapësira që respektojnë historinë dhe përmbushin nevojat e të ardhmes.

Ky angazhim ndaj inovacionit dhe qëndrueshmërisë synon të transformojë Prishtinën në një qytet të jetueshëm dhe funksional, ku qytetarët janë hisedars në ndryshime dhe jo thjesht vëzhgues.

Qytetet si rrëfime flasin për identitetin dhe aspiratat e banorëve të tyre. Prishtina, nëpërmjet projekteve të SHAK-ut, po rikthehet te qytetarët e saj, duke i bërë ata pjesë të procesit të transformimit urban.

Kjo qasje, që përmban dialogun dhe bashkëpunimin si themele të zhvillimit, nuk vetëm që ndërton infrastrukturë, por rindërton edhe frymën e bashkësisë urbane.

Siç ndodh edhe në qytete të tjera botërore, Prishtina përballet me sfida si trafiku i rënduar dhe infrastruktura e pamjaftueshme.

SHAK-u po përdor këto sfida si nxitje për të riimagjinuar qytetin, duke i dhënë prioritet hapësirave të gjelbra, qendrave kulturore, dhe planifikimit që favorizon këmbësorët, të gjitha këto duke ruajtur një ekuilibër mes traditës dhe modernizimit.

Në frymën e qasjes të qëndrueshme dhe të gjithëpërfshirëse, SHAK-u është një motor kyç në zhvillimin e Prishtinës si një qytet i planifikuar mirë dhe i gatshëm për të ardhmen.

Duke theksuar pjesëmarrjen e qytetarëve dhe ndërtimin e një vizioni kolektiv, ky ent po jep formë jo vetëm hapësirave urbane, por edhe asaj se si qytetarët e shohin dhe përjetojnë qytetin e tyre.

Transformimi i Prishtinës kërkon një vizion të qartë dhe qasje të integruar që mbështeten jo vetëm në planifikim të mirëmenduar urban por edhe në një angazhim të fortë komunitar.

SHAK-u, duke u inspiruar nga modele globale dhe duke i përshtatur ato në kontekstin lokal, po vendos themelet për një të ardhme në të cilën Prishtina jo vetëm që funksionon si qytet, por gjithashtu zhvillohet dhe lulëzon si një komunitet i gjallë.

Fituesit e konkursit për çerdhe-kopshtin në Mati 1: Koncepti ynë synon t’i bëjë fëmijët të ndjehen si në shtëpi

Projekti fitues në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1, është përzgjedhur ai i arkitektëve Arjeta Gorqaj dhe Shpat Ademaj, të cilët atë e cilësojnë si ambient gjithëpërfshirës, që i përgatit fëmijët jo vetëm në rrafshin edukativ, por edhe në atë social dhe emocional.

Pas një procesi të kujdesshëm dhe të detajuar vlerësimi, juria e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, e përbërë nga personalitete të shquara nga fusha e arkitekturës dhe akademisë, ka arritur t’i përzgjedhë tre projektet më të mira në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në lagjen Mati 1.

Përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati, dhe akademik Anton Berishaj, kanë shqyrtuar me kujdes të gjitha aplikimet, duke vlerësuar kreativitetin, funksionalitetin dhe përshtatjen e tyre me kontekstin mjedisor dhe social të zonës. Kriteret e vlerësimit kanë përfshirë integrimin kontekstual, aspektin funksional, inovacionin, origjinalitetin si dhe aspektet estetike.

Si rrjedhojë e një analize të thellë dhe pas diskutimeve shteruese, juria ka arritur në vendimin për të zgjedhur tre projektet më të mira, që shquhen për qasjen e tyre të veçantë ndaj arkitekturës dhe dizajnit të hapësirave edukative për fëmijë.

“Të qenit pjesë e edukimit brenda kopshteve që pasqyrojnë rehatinë dhe sigurinë e shtëpisë është një prej elementëve thelbësorë në ngjizjen e ndjenjës së përkatësisë dhe qetësisë tek fëmiu. “Foleja” e ka të përbrendësuar këtë parim, duke integruar konceptin e shtëpisë, që bën të mundur krijimin e një ambienti të njohur dhe që mbështet zhvillimin fare të natyrshëm të fëmiut.
Ky koncept paraqet ndërthurje midis dizajnit intuitiv dhe dimensioneve psikologjike, duke ridefinuar dinamikën hapësinore në edukimin e hershëm të fëmijëve. Përtej të qenit përpjekje arkitekturore, ai paraqet një mësymje për ta riparë horizontin e të mësuarit, përmes lenteve të fëmiut, i cili kërkon rehati dhe siguri. Në një mënyrë, kemi sfiduar paradigmat konvencionale të edukimit duke krijuar hapësira që harmonizojnë shtysat e brendshme për rehati, përkatësi dhe për të hulumtuar, të cilat bëhen pjesë e jona që në fëmijëri. Kështu, ky lloj i çerdhe-kopshtit kalon përtej formave tradicionale të edukimit, duke ofruar një ambient shumëdimensional që i jep ngjyrat e nevojshme fëmijërisë.
Në thelb të konceptit të “Folesë” është të kuptuarit se ambienti luan rol thelbësor në zhvillimin e fëmiut. Është tanimë e dokumentar rëndësia e krijimit të një ambienti të sigurt, të cilin fëmiu e njeh, në rrënjosjen e ndjenjave të sigurisë dhe përkatësisë. Duke dizajnuar hapësira që u përgjajnë atyre të shtëpisë, ne kemi synuar që ta mbështesim zhvillimin kognitiv dhe emocional të fëmiut, duke bërë që dalja e tyre e parë midis të tjerëve të jetë më miqësore.
Filozofia prapa dizajnit të “Folesë” ka në thelb krijimin e një kapërcimi pothuaj të pavërejtshëm midis rehatisë së shtëpisë dhe hapësirave edukative në çerdhe-kopsht. Çdo aspekt i dizajnit, përfshirë atë të brendshëm, që prej materialeve, formave dhe ngjyrave, është krijuar me kujdes ashtu që të krijojë idenë e përkatësisë dhe ngrohtësisë.
Jemi të bindur që “Foleja” përfaqëson një përpjekje të ndryshme dhe krejt të veçantë në edukimin e hershëm, ku kufijtë midis shtëpisë dhe shkollës bëhen vështirë të dalllueshëm, duke krijuar hapësira që, po aq sa janë edukative, janë të këndshme. Ndërthurja e disa fushave në krijimin e këtij koncepti bën që “Foleja” të mund të quhet ambient gjithëpërfshirës, që i përgatit fëmijët jo vetëm në rrafshin edukativ, por edhe në atë social dhe emocional”.

Zhvillimi i qëndrueshëm i kryeqytetit – sfidë dhe mundësi

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit (SHAK) udhëheq një projekt ambicioz për transformimin urban, që pasqyron një kuptim bashkëkohor të zhvillimit urban që tejkalon infrastrukturën fizike për të përfshirë konsideratat sociale, kulturore dhe mjedisore.

Kjo nismë nënvizon narrativën e qytetit si një ekosistem dinamik dhe në zhvillim, ku planifikimi urban shtrihet përtej ndërtimit të thjeshtë për të nxitur një strukturë socio-kulturore vibrante.

Që nga fillimi i tij, SHAK ka qenë kyç në adresimin e një game të gjerë sfidash urbane që kanë penguar potencialin e kryeqytetit, përfshirë ngarkesën e trafikut, infrastrukturën e pamjaftueshme, mungesën e hapësirave të gjelbra dhe atyre rekreative, dhe mangësitë në planifikimin urban.

Këto përpjekje janë pjesë e një vizioni strategjik më të gjerë që synon të riimagjinojë Prishtinën si një qytet që jo vetëm plotëson nevojat funksionale të banorëve të tij, por gjithashtu përmirëson cilësinë e jetës dhe ndjenjën e përkatësisë në komunitet.

Aktualisht, SHAK është i angazhuar në disa projekte zgjidhjeje urbane, si mbikalimi i Arbërisë, tuneli në rrugën “Agim Ramadani”, nënkalimi tek kryqëzimi i “Gorenje”, dhe Masterplani pwr Fshatin Olimpik, midis tjerash. Këto projekte, së shpejti që do të kalojnë në fazën e zbatimit, sinjalizojnë një qasje gjithëpërfshirëse ndaj zhvillimit urban, duke integruar shërbime digjitale si lejet elektronike për të thjeshtuar procesin e ndërtimit dhe planifikimit.

Për më tepër, SHAK ka nisur konkurse ndërkombëtare të dizajnit, siç është projekti i çerdhes-kopshteve në lagjen Mati 1 dhe Kolovicë. Kjo nismë nënvizon një angazhim për hapësira urbane cilësore dhe gjithëpërfshirëse, duke nxitur angazhimin e komunitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Kjo qasje proaktive, e theksuar nga SHAK, nuk është unike për Prishtinën, por rezonon me tendencat globale të zhvillimit urban. Qytete si Parisi, Londra, Nju Jorku, dhe Singapori kanë demonstruar ndikimin transformues të planifikimit urban strategjik, udhëhequr nga entitete të ngjashme me SHAK.

Këto shembuj ilustrojnë rolin jetik të këtyre entiteteve në kombinimin e trashëgimisë arkitekturore me nevojat bashkëkohore, duke siguruar një zhvillim harmonik të qytetit që nderon të shkuarën ndërsa trajton sfidat e ardhshme në mënyrë inovative.

Ndërsa SHAK fillon projekte të ndryshme, përfshirë zhvillimin e nënkalimeve dhe mbikalimeve në zona kyçe të Prishtinës, përpjekjet e tij pasqyrojnë një ndryshim të paradigmes drejt një mjedisi urban më përfshirës, funksional dhe vibrant.

Kjo nismë synon jo vetëm të lehtësojë sfidat aktuale infrastrukturore, por gjithashtu sheh një të ardhme ku Prishtina shfaqet si një model i zhvillimit urban të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, ngjashëm me homologët e saj ndërkombëtarë.

Angazhimi dhe bashkëpunimi i komunitetit në projektet gjithëpërfshirëse dhe nismat e SHAK-ut, janë qendrorë për realizimin e kësaj vizioni, duke siguruar që Prishtina të evoluojë si një qytet që pasqyron aspiratat dhe ëndrrat e banorëve të saj.

Përzgjidhen tre projektet më të mira për çerdhe-kopshtin në Kolovicë

Projekti fitues në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Kolovicë, një bashkëkrijimi i arkitektëve Serhat Sen, Kemal Tas, Dilara Akdemir, Alican Tufenkoglu dhe Ramiz Laçi, sipas tyre, sjell frymë të re në mënyrën si mendohen dhe realizohen çerdhe-kopshtet.

Pas një procesi të kujdesshëm dhe të detajuar vlerësimi, juria e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, e përbërë nga personalitete të shquara nga fusha e arkitekturës dhe akademisë, ka arritur t’i përzgjedhë tre projektet më të mira në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në lagjen Kolovicë.

Përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati, dhe akademik Anton Berishaj, kanë shqyrtuar me kujdes të gjitha aplikimet, duke vlerësuar kreativitetin, funksionalitetin dhe përshtatjen e tyre me kontekstin mjedisor dhe social të zonës. Kriteret e vlerësimit kanë përfshirë integrimin kontekstual, aspektin funksional, inovacionin, origjinalitetin si dhe aspektet estetike.

Si rrjedhojë e një analize të thellë dhe pas diskutimeve shteruese, juria ka arritur në vendimin për të zgjedhur tre projektet më të mira, që shquhen për qasjen e tyre të veçantë ndaj arkitekturës dhe dizajnit të hapësirave edukative për fëmijë.

“Ngrehina është vendosur në një nga kodrinat e parcelës është dizajnuar mbi idenë e dizajnit që sheh nga brenda. Përmes krijimit të një shiriti të gjelbër në fasadë, ne kemi pasur për qëllim ta shfyrtëzojmë dheun i cili do të zhvendoset për ndërtim. Hapësirat funksionale përfshijnë zyrat, depotë dhe dhomat teknike, të vendosura në të dy anët e hyrjes. Në holl, ana e majtë të çon tek ndarjet e kujdesit ditor, të lidhura me një atrium dhe një kopsht të jashtëm, të cilin e kemi quajtur “Kopshti i qetë”. Ngjitur, në anën e djathtë të hollit është korridori i lojërave, që të çon tek kopshti. Kjo hapësirë ka disa oborre të brendshme, njëri prej të cilëve është më i madh se të tjerët, brenda të cilit është një amfiteatër i cili është i ndërlidhur me me çatinë. Po ashtu, një hapësirë tjetër e përbashkët, e ndërlidhur me ato të kopshtit, e cila zgjerohet në një oborr të brendshëm. Hapësira mund të përdoret në skenarë të ndryshëm edhe si çerdhe, por edhe si hapësirë publike. Në rrafshin e qëndrueshmërisë, çatia e ndërtesës mund të konsiderohet si e gjelbër dhe si e tillë lejon mbledhjen e ujit të shiut dhe po ashtu ka hapësirë dhe atributë për efiçencë të energjisë”.

Projekti i përzgjedhur si i dyti më i mirë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Kolovicë, krijuar nga arkitektët nga Korea Jugore, Yejun Lee, Seohyun Lee dhe Chanwon Lee, të cilët shpjegojnë se bazuar në teorinë e edukimit Montessori kanë konceptuar një hapësirë fluide, e cila i përgjigjet nevojave zhvillimore të fëmijëve.

“Kopshti ynë, përveç të qenit hapësirë në të cilën fëmijët mund të jenë të lirshëm dhe të bashkëveprojnë aktivisht, u ofron atyre rehatinë e të qenit fëmijë. Në hapësirat që kemi dizajnuar ata mund të lëvizin lirshëm përgjatë rrugëve dhe hapësirave ndërlidhëse dhe po ashtu mund t’i lëvizin e t’i vendosin ku të duan mobiliet. Duke ndërtuar mbi teorinë e edukimit Montessori, ne kemi krijuar një trajtë fluide të kopshtit, për dallim nga ato statike, siç zakonisht janë çerdhet dhe kopshtet. Si e tillë ajo i nxit fëmijët të bëhen individë të veçantë dhe u mundëson ta rriten duke zgjeruar potencialet e tyre. Ndarja është bërë në tre nivele, duke vendosur programe në të njëtin nivel, ashtu që të rrite tefikasiteti. Ndërlidhjet janë bërë me rampa, ashtu që të mos ketë pengesa fizike dhe që mund të përdoren lehtë në raste të padëshirueshme emergjencash. Format kuboide janë të ndërlidhura mes vete përmes mbivendosjes, gjë që e bën përvojë më vete kalimin nga njëri nivel në tjetrin”.

Projekti i përzgjedhur si i treti më i mirë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Kolovicë është po ashtu një bashkëpunim rajonal. Në shpjegimin e tyre lidhur me projektin, arkitektët Elja Putes, Jasmin Oerdic, Haris Dervisagic dhe Lejla Varenikovic, kanë shpjeguar që përmes elementëve të dizajnit ata janë munduar të tregojnë konsideratat për hapësirën dhe hapësirat rrethuese, duke mundësuar që kopshti të jetë i sigurt, mikpritëse dhe një ambient në të cilin fëmijët do të kenë dëshirë ta kalojnë një pjesë të ditës.

“Projekti ynë vë theksin tek trajtesa holistike ndaj dizajnit arkitekturor, duke i dhënë përparësi qasjes, sigurisë dhe funksionalitetit, në raport me konfigurimin e terrenit dhe kontekstin e përgjithshëm. Për faktin që parcela ka pjerrtësi natyrore dhe karakteristika lehtësisht të dallueshme, siç për shembull është pjesa kodrinore, e cila mund të shërbejë si park lojërash, dizajni ynë integrohet pa vështirësi brenda hapësirave rrethuese. Hapësira për shumë qëllime është vendosur në qendër të objektit, duke krijuar më shumë mundësi në të tre nivelet, përmes përfshirjes së atriumeve mirë të vendosura, ashtu që drita natyrore të depërtojë në hapësirat e brendshme. Njëkohësisht, çdo zonë, që prej hyrjes, deri tek dhomat e stafit mjekësor dhe dhomat e stafit tjetër të çerdhe-kopshtit janë trajtuar me kujdes të madh, për të siguruar funksionalitet dhe rehati për fëmijët dhe për vetë stafin. Duke i vendosur hapësirat e shërbimit në dy kate, ne synojmë që të ngrisim efikaistetin e punëve ditore dhe menaxhimin më të mirë të burimeve, në mënyrë që ambienti për fëmijët të jetë sa më i këndshëm. Tarracat ngjitur me hyrjen ofrojnë hapësira të përbashkëta për shoqërim dhe për të pushuar, duke i dhënë ndërtesës dimensionin e domosdoshëm social. Në këtë projekt, përveç krijimit të hapësirave të rehatshme për fëmijët, theksi vihet tek dizajni i qëndrueshëm dhe kujdesi ndaj mjedisit. Përmes elementëve të dizajnit ne kemi treguar konsideratat për hapësirën dhe hapësirat rrethuese, duke mundësuar që kopshti të jetë i sigurt, mikpritëse dhe një ambient në të cilin fëmijët do të kenë dëshirë ta kalojnë një pjesë të ditës”.

Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërblimeve është përcaktuar në shifrën 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 3 mijë e 500 vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë.

Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro.

Në këto konkurse ndërkombëtare, të hapura në dhjetor të vitit të shkuar, përveç arkitektëve dhe studiove të arkitekturës nga vendi dhe rajoni, kanë aplikuar edhe një numër shumë i madh i arkitektëve dhe studiove të huaja.

01

04

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: