Bulevardit Qendror të Qytetit është boshti i kryeqytetit, i Prishtinës të së ardhmes.
Një nyjë lidhëse midis të vjetrës dhe të resë, që do të shtrihet midis Pazarit të Vjetër dhe Pazarit të Ri që po e bëjmë për qytetin.
Dhjetë lagjet kryesore të qytetit dhe 200 mijë prishtinas do të lidhen përmes saj.
Tre mbikalimet që i patë, ai nga Arbëria, pasarela dhe tjetri nga Aktashi, bëjnë të mundur që të arrihet në bulevard pa u takuar në asnjë moment me makinat.
Sheshet e gjera, hapësirat e gjelbra, parqet e lojërave për fëmijët dhe zonat rekreative për të rinjtë shtrihen përgjatë tij.
Përmes këtij bulevardi, qyteti është nxjerrë nga kufizimet e trashëguara, në një dimension të ri dhe modern. Kjo është e ardhmja e Prishtinës, sot.
Për ta përmirësuar situatën e trafikut të ngarkuar në kryeqytet, krahas intervenimeve të shumta në rrugë të ndryshme, një nyjë problematike që kërkon trajtim të menjëhershëm është edhe Udhëkryqi mbi “Gorenje”, aty ku ndërlidhet rruga “Nekibe Kelmendi” drejt Prishtinës së re, Veterniku në pjesën tjetër, si dhe daljet për në Hajvali e Gjilan.
Ngarkesa e trafikut në këtë pikë, kolonat e gjata drejt hyrjes për në Prishtinë, janë problem për automjetet, trafikun urban dhe këmbësorët. Pas matjeve dhe analizave të shumta në terren, ekipi ynë i ekspertëve dhe inxhinierëve të trafikut, ka ofruar zgjidhjen teknike optimale.
Ky propozim parasheh ndërtimin e një udhëkryqi të ri, që ndër të tjera, i eliminon fytet e ngushta, dhe krijon lidhje të lehta me rrugët anësore në të gjitha drejtimet. Duke shfrytëzuar software-in për simulim, zgjidhja u testua dhe funksionon edhe nëse trafiku në këtë pikë rritet për 30%, për 60% ose madje 100%.
Kjo zgjidhje ështe ideale për këtë pikë për 20 ose 30 vitet e ardhme. Trajtimi i çdo pike problematike të trafikut është prioritet për ta transformuar Prishtinën në kryeqytet të së ardhmes.
Prishtina digjitale nuk është thjesht premtim, por është përcaktim i yni për qytetin. Digjitalizimi i të gjitha shërbimeve është angazhim i vazhdueshëm, në një proces që ka dhënë frytet e tij.
Ne kemi dalë përtej kësaj. Po e digjitalizojmë hartën e krejt qytetit. Prishtina në pëllëmbë të dorës, është projekti që përfundon shpejt.
Skanimi i qytetit me rezolucion të lartë na e bën të mundur që shërbimet për të cilat është dashur të dalin inspektorë në terren, të kryhen nga zyra.
Prej aty mund t’i kryejmë të gjitha matjet, me saktësi pothuaj të qindpërqindtë, për të gjitha intervenimet që mund të ketë nevojë të kryhen.
Dhe ta ruajmë qytetin nga të gjitha ndërhyrjet e palejuara, të cilat mund t’i bëjë kushdo që nuk e respekton ligjin.
Po ashtu, duke i digjitalizuar ndërtesat publike, të gjitha ndërhyrjet e nevojshme dhe kostot e tyre, ne i dimë në avans.
Për çdonjërën ka një historik, i cili ruhet dhe nuk mund të tjetërsohet. Kjo do të jetë Prishtina digjitale.
Prishtina do të jetë qendra ballkanike e sportit në vitin 2030. Organizimi i Lojërave Olimpike Mesdhetare, të cilat i fituam vitin e kaluar, e garanton këtë status. Kjo ka bërë të nevojshme përshpejtimin e planeve për Kampusin e Sporteve, që do të marrë formën dhe titullin e Fshatit Olimpik. Në një hapësirë prej 60 hektarësh, janë paraparë hapësira sportive, administrative dhe afariste, si dhe akomodimi, të cilat janë të ndara në tre zona që komunikojnë mes vete përmes lëvizjes në këmbë dhe me biçikletë mbi tokë, ndërsa nëntokë janë paraparë parkingjet për makina. Sallat për sporte të ndryshme, stadiumi qendror dhe fushat ndihmëse janë vendosur në qendër të këtij projekti madhor. Në njërën anë janë hapësirat rezidenciale për sportistët, dhe në anën tjetër janë hapësirat administrative, ku do të vendosen federatat sportive dhe ato afariste, duke i dhënë gjallëri gjithë zonës.
Lojërat Mesdhetare janë një festë e madhe e sportit dhe kulturës, që nxjerr në pah fuqinë përbashkuese të sportit, që prej antikitetit. Organizimi i tyre në Prishtinë më 2030 e tejkalon këtë përkufizim, duke marrë trajtën e një tjetër arritjeje të rëndësishme në zhvillimin urban dhe shoqëror. Përmes të qenit nikoqire e atyre lojërave, kryeqendra e Kosovës mëton të shndërrohet në një qytet modern, të zhvilluar ekonomikisht dhe të ndërlidhur e interesant për të huajt. Përgatitjet për këto lojëra paraqesin një prej ndërmarrjeve më të mëdha në vend, në një sërë rrafshesh dhe shërbejnë si pikëpjekje midis ambicies, inovacionit dhe përkushtimit për qytetin e së ardhmes. Synimi i këtij projekti madhor është nxjerrja e Prishtinës në harën e qyteteve të rëndësishme botërore të sportit, me veçanti urbanistike dhe mikpritje të dallueshme.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i këtij projekti është edhe ai ekonomik. Përmes projekteve të ndërtimit dhe punëve të tjera që ndërlidhen me to, stimulohet punësimi i banorëve të zonave përreth, gjë që në mënyrë të tërthorë injekton para në ekonominë e qytetit. Pas mbarimit të lojërave, një pjesë e hapësirave parashihet të adaptohen dhe riorganizohen për përdorim nga komuniteti, duke bërë të mundur që i gjithë kompleksi të ketë shfrytëzueshmëri dhe levërdishmëri në afat të gjatë kohor. Për këtë projekt kaq të rëndësishëm është qenësor parimi i qëndrueshmërisë, ashtu që të gjitha ndërtimet t’i plotësojnë kushtet më rigoroze mjedisore. Prej ndërtesave që minimizojnë harxhimin e energjisë elektrike, tek sistemet e menaxhimit të mbetjeve që promovojnë riciklimin, çdo aspekt i Fshatit Olimpik është i menduar për ta ulur ndikimin në mjedis.
Në rrafshin arkitekturor, për ndërtimin e Fshatit Olimpik premisa të rëndësishme janë inovacioni dhe funksionaliteti, veçanërisht në ndërtimin e disa ngrehinave sportive të domosdoshme për zhvillimin e lojërave. Në zemër të projektit parashihet të vendoset stadiumi i futbollit, i cili përveç rolit qendror në hapjen dhe mbylljen e Lojërave Mesdhetare, pas mbarimit të tyre do të kthehet në arenën më të rëndësishme futbollistike të vendit. Krahas stadiumit, një hapësirë shumë e munguar si ajo e sporteve ujore, me përmasa olimpike, do të mirëpresë garat e notit, zhytjes dhe water polo-s. Me mbarimin e Lojërave Mesdhetare, këto hapësira do të mund të kalojnë në shërbim të komunitetit dhe të federatave përkatëse, për t’i dhënë një shtytje të re sporteve ujore.
Po ashtu parashihet ndërtimi i një salle të sporteve me dorë, që përveç për sportet si basketbolli, hendbolli e volejbolli, do të ishte e përshtatshme edhe për gjimnastikë dhe atletikë në hapësira të mbyllura. Kjo hapësirë do të ishte shumë-përdorimëshe dhe lehtë e përshtatshme për një numër të madh sportesh. Në këtë rast, fokusi do të vihet tek arkitektura modulare, në mënyrë që kjo hapësirë të mund t’i shërbejë infrastrukturës sportive të qytetit për një kohë relativisht të gjatë. Në Masterplan, pjesë e rëndësishme është edhe ndërtimi i disa fushave të tenisit, me një fushë qendrore, që po ashtu do të mund të përdoret edhe për sporte të tjera si hendbolli, volejbolli dhe futbolli i vogël. Meqë sportet luftarake janë ndër më të zhvilluarat në vend, me theks të veçantë xhudo, karate dhe boksi, parashihet ndërtimi i një salle të standardeve ndërkombëtare, me të gjitha hapësirat e nevojshme, ku do të zhvillohen garat për Lojërat Mesdhetare dhe më pas të organizohen gara rajonale dhe europiane.
Në tërësinë e tij, Fshati Olimpik është një projekt madhështor që prek sferën ekonomike, shoqërore dhe mjedisore. Qëllimi është që ky kampus të kthehet në një nga hapësirat më të rëndësishme sportive në rajon, duke krijuar vlerë të shtuar për komunitetin dhe për vetë qytetin. Hapësirat administrative, komerciale dhe rezidenciale, që gjatë mbajtjes së garave do të jenë plotësisht në funksion të tyre, pas mbarimit do të jenë në shërbim të komunitetit dhe të vetë kampusit olimpik. Kjo e bën Prishtinën e së ardhmes një kryeqytet të sportit, që është vizioni ynë.
Pas vlerësimit të kujdesshëm të një numri të konsiderueshëm aplikimesh, juria profesionale ka përzgjedhur pesë projektet më të mira në konkursin ndërkombëtar për sheshin monumental në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe komandantit Adem Jashari, të cilat e kanë kaluar fazën e parë dhe prej të cilave do të përzgjidhen fituesit.
Juria e përbërë nga kryetari i komunës Përparim Rama, arkitekti Gëzim Kastrati dhe Hajrullah Lushtaku, përfaqësues i familjes Jashari, ka përzgjedhur pesë projektet e dorëzuara sipas kodeve të mëposhtme si më të mirat nga dhjetëra projekte të dorëzuara nga aplikantët.
Projektet e përzgjedhura, sipas e-mail adresave nga të cilat kanë arritur, të cilat njëherësh paraqesin edhe kodin e aplikimit, janë:
skph1913@gmail.com
07g655@gmail.com
kxf134@gmail.com
jug5d4@gmail.com
8413jg@gmail.com
Të gjitha këto projektet të cilat janë kualifikuar për në fazën e dytë do të prezantohen para anëtarëve të jurisë, gjatë javës së parë të muajit korrik, që do të jetë edhe hapi i fundit para përzgjedhjes përfundimtare të projekteve fituese, të cilat do të shpallen në një afat të shpejtë kohor.
Konkursi ka qenë i hapur për të gjithë artistët, piktorët, arkitektët, dizajnerët grafik, fotografët, artizanët, studentët dhe profesionistët. Në thirrjen për aplikim është sqaruar se qëllimi është që sheshi ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së Adem Jasharit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve të rëndësishme të lirisë së vendit.
Monumenti synon të nderojë përkushtimin, guximin dhe sakrificën e palëkundur të Adem Jasharit dhe familjes së tij gjatë luftës së Kosovës për pavarësi dhe të shërbejë si një kujtesë e fuqishme për rolin e tyre kryesor në lëvizjen çlirimtare dhe përkushtimin e tyre ndaj kauzës kombëtare.
Çerdhe-kopshti në lagjen Kalabria është projektuar me një qasje unike dhe inovative, duke u bazuar në konceptin e “Puzzle”-it për të pasqyruar procesin e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve. Kjo ndërtesë do të shërbejë si një vend ku fëmijët mund të zhvillohen në mënyrë harmonike, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre gradualisht, si pjesët e një puzzle që bashkohen për të krijuar një tërësi të përfunduar.
Arkitektura e çerdhe-kopshtit është menduar për të ofruar një mjedis të ngrohtë, të sigurt dhe stimulues për fëmijët. Hapësirat janë ndarë në mënyrë të tillë që të përmbushin nevojat e ndryshme të zhvillimit të fëmijëve, duke përfshirë zona për lojëra, aktivitete kreative, dhe mësim. Çdo dhomë është e pajisur me mjete didaktike dhe lodra që inkurajojnë mësimin aktiv dhe bashkëpunimin mes fëmijëve. Dizajni estetik është i gjallë dhe i këndshëm, duke përdorur ngjyra të ndezura dhe forma të ndryshme për të mbajtur fëmijët të angazhuar dhe të motivuar.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i çerdhe-kopshtit është përfshirja e hapësirave të jashtme të dizajnuara për lojëra dhe aktivitete fizike. Këto hapësira ofrojnë mundësi për fëmijët që të eksplorojnë natyrën dhe të zhvillojnë aftësitë motorike përmes lojërave në natyrë. Kopshti është projektuar gjithashtu me kujdes për të siguruar sigurinë maksimale të fëmijëve, duke përfshirë barriera mbrojtëse dhe sipërfaqe të buta për të minimizuar rrezikun e lëndimeve. Ky ambient i kompletuar i ndihmon fëmijët të ndërtojnë vetëbesimin dhe të zhvillohen në një mjedis të shëndetshëm dhe mbështetës.
Qendra Sociale është një projekt ambicioz që synon të përmirësojë ndjeshëm shërbimet sociale për qytetarët e Prishtinës. Ky objekt do të shërbejë si një pikë qendrore për koordinimin dhe ofrimin e ndihmës sociale, ku qytetarët mund të kërkojnë ndihmë dhe të marrin shërbime të ndryshme, që nga asistenca ekonomike deri te mbështetja psikologjike dhe ligjore. Një ekip i përkushtuar prej 60 profesionistësh do të jetë në dispozicion për të siguruar që çdo individ të marrë shërbimin e nevojshëm në mënyrë efektive dhe të shpejtë.
Ndërtesa është projektuar në tërësi duke respektuar normat dhe standardet e nevojshme, si dhe kriteret që dalin nga lokacioni, sipas Zgjidhjes Urbane B16, në zonën qendër të Prishtinës së Re. Arkitektura e ndërtesës është menduar me kujdes për të plotësuar të gjitha standardet moderne, duke përfshirë qasshmërinë për personat me nevoja të veçanta. Hapësirat e brendshme janë dizajnuar për të qenë funksionale dhe të rehatshme, me ambiente të ndara për konsultime private, takime grupore dhe aktivitete komunitare. Në këtë mënyrë, Qendra Sociale jo vetëm që do të ofrojë shërbime bazë, por gjithashtu do të krijojë një mjedis mbështetës ku qytetarët mund të ndihen të sigurt dhe të përfshirë.
Në mënyrë që të arrihen qëllimet e saj, Qendra Sociale do të bashkëpunojë ngushtë me organizatat e ndryshme joqeveritare dhe institucionet publike. Kjo qasje e integruar do të sigurojë që shërbimet të jenë të koordinuara dhe të përshtatura sipas nevojave të komunitetit. Nëpërmjet kësaj qendre, qyteti i Prishtinës synon të ndërtojë një rrjet të fortë mbështetjeje për të gjithë qytetarët, duke kontribuar kështu në rritjen e mirëqenies dhe kohezionit social në komunitet.
Projekti i çerdhe-kopshtit në lagjen Kolovicë e Vjetër është një shembull i përkushtimit për të krijuar një mjedis edukativ që plotëson të gjitha nevojat e fëmijëve. Ndërtesa është projektuar me kujdes për të prioritizuar sigurinë, duke përfshirë elemente të tilla si zona të mbrojtura për lojëra dhe masa sigurie për të gjitha pajisjet dhe hapësirat e brendshme. Fleksibiliteti i hapësirave lejon që ambientet të përshtaten sipas nevojave të ndryshme të grupeve të moshave të fëmijëve, duke siguruar që çdo fëmijë të ketë mundësinë të zhvillohet në një mjedis të përshtatshëm dhe të sigurt.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i këtij projekti është maksimizimi i dritës natyrore dhe ventilimit të duhur. Kjo jo vetëm që përmirëson mirëqenien e përgjithshme të fëmijëve, por gjithashtu krijon një ambient më të shëndetshëm dhe më të këndshëm për mësim dhe lojë. Zonat e lojës në natyrë janë dizajnuar për të stimuluar ndijorin dhe për të promovuar aktivitetet fizike, ndërsa konsideratat akustike sigurojnë që hapësirat e brendshme të jenë të qeta dhe të përqendruara në mësim. Integrimi i teknologjisë në këto hapësira, së bashku me përzgjedhjen e mobiljeve të përshtatshme për fëmijët, kontribuon në krijimin e një mjedisi edukativ të avancuar dhe të qëndrueshëm.
Ndërtesa është një shembull i përkushtimit ndaj qëndrueshmërisë mjedisore, me karakteristika si kulmi me panele diellore dhe orientimi optimal për efikasitet të energjisë. Arkitektura e thjeshtë dhe mikpritëse e fasadave, së bashku me përdorimin e ndriçimit natyral, kontribuon në krijimin e një mjedisi të ngrohtë dhe tërheqës. Integrimi i peizazhit në dizajnin e përgjithshëm siguron një lidhje pa probleme me mjedisin përreth, duke krijuar një ndjesi të harmonisë dhe lidhjes me natyrën. Ky projekt jo vetëm që plotëson nevojat e fëmijëve të lagjes Kolovicë e Vjetër, por gjithashtu demonstron ndjeshmëri kontekstuale ndaj strukturave fqinje dhe mjedisit urban përreth.
Është zgjatur për katërmbëdhjetë ditë afati të cilin juria profesionale e përzgjedhur nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit ka pasur në dispozicion për përzgjedhjen e fituesve në konkursin ndërkombëtar për sheshin monumental “Adem Jashari”.
Konkursi ka qenë i hapur për të gjithë artistët, piktorët, arkitektët, dizajnerët grafik, fotografët, artizanët, studentët dhe profesionistët. Sheshi do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së Adem Jasharit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve të rëndësishme të lirisë së vendit.
Anëtar i jurisë është kryetari i komunës Përparim Rama, arkitekt dhe urbanist me karrierë të gjatë, i vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Puna e tij është botuar në disa revista ndërkombëtare të dizajnit, përfshirë “London Building Design Magazine”.
Pjesë e jurisë e cila do të vlerësojë kreativitetin, funksionalitetin dhe përshtatjen e sheshit monumental me kontekstin mjedisor dhe social të zonësdo është edhe Hajrulla Lushtaku.
Anëtari tjetër i jurisë profesionale është Gëzim Kastrati, një nga profesionistët e mëdhenj të fushës, me përvojë të gjatë dhe një numër të konsiderueshëm të projekteve të tipologjive të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.
Arkitekti Kastrati ka një numër jo të vogël projektesh të realizuara për apo në bashkëpunim me kompani të shtrira në shumë vende, përfshirë edhe komplekse të mëdha rezidenciale, në disa shtete të rajonit.
Juria e përzgjedhur nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit do t’i përzgjedhë projektet fituese deri më 14 qershor. Punimet më të mira do të prezantohen më 28 qershor, ndërsa shpallja e fituesve do të bëhet më 29 qershor.
Pas mbylljes së suksesshme të dorëzimit të projekteve, rrjedhojë e një numri të madh aplikimesh, është vendosur për jurinë e cila do t’i përzgjedhë fituesit në konkursin ndërkombëtar për sheshi monumetal në nderim të sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes Jashari.
Konkursi ka qenë i hapur për të gjithë artistët, piktorët, arkitektët, dizajnerët grafik, fotografët, artizanët, studentët dhe profesionistët. Sheshi do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së Adem Jasharit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve të rëndësishme të lirisë së vendit.
Anëtar i parë i jurisë do të jetë kryetari i komunës Përparim Rama, arkitekt dhe urbanist me karrierë të gjatë, i vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Puna e tij është botuar në disa revista ndërkombëtare të dizajnit, përfshirë “London Building Design Magazine”.
Pjesë e jurisë e cila do të vlerësojë kreativitetin, funksionalitetin dhe përshtatjen e sheshit monumental me kontekstin mjedisor dhe social të zonësdo të jetë edhe Hajrulla Lushtaku.
Anëtari i tretë i jurisë profesionale do të jetë Gëzim Kastrati, një nga profesionistët e mëdhenj të fushës, me përvojë të gjatë dhe një numër të konsiderueshëm të projekteve të tipologjive të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.
Arkitekti Kastrati ka një numër jo të vogël projektesh të realizuara për apo në bashkëpunim me kompani të shtrira në shumë vende, përfshirë edhe komplekse të mëdha rezidenciale, në disa shtete të rajonit.
Juria e përzgjedhur nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit do t’i përzgjedhë projektet fituese deri më 14 qershor. Punimet më të mira do të prezantohen më 17 qershor, ndërsa shpallja e fituesve do të bëhet më 29 qershor.