Shpallet lista preliminare e fituesve në konkurset për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve

Pas një procesi të gjatë dhe të hollësishëm vlerësimi, juria e përbërë nga personalitete të shquara në fushën e arkitekturës dhe akademisë ka arritur t’i përzgjedhë pesë koncept-dizajnet më të mira në konkursin e koncept-dizajnit të çerdhe-kopshtit në lagjen Mati 1 dhe Kolovicë. Ky konkurs ka tërhequr vëmendjen e qindra aplikantëve, të cilët kanë paraqitur projektet e tyre inovative dhe vizionare për këto dy çerdhe-kopshte.

Juria, e përbërë nga përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati, dhe akademik Anton Berishaj, ka shqyrtuar me kujdes të gjitha aplikimet, duke vlerësuar kreativitetin, funksionalitetin dhe përshtatjen e tyre me kontekstin mjedisor dhe social të zonës. Kriteret e vlerësimit kanë përfshirë integrimin kontekstual, aspektin funksional, inovacionin dhe origjinalitetin si dhe aspektet estetike.

Pas një analize të thellë dhe diskutimesh të gjata, juria ka arritur në vendimin për të zgjedhur pesë projektet më të mira që shquhen për qasjen e tyre të veçantë ndaj arkitekturës dhe dizajnit të hapësirave edukative për fëmijë. Këto projekte janë dalluar për origjinalitetin e tyre, duke propozuar zgjidhje të reja dhe të qëndrueshme që synojnë të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të ofrojnë një mjedis të përshtatshëm për edukimin dhe lojën e fëmijëve të lagjeve Mati 1 dhe Kolovicë.

Në konkursin për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, lista preliminare e fituesve është si vijon:

  1. r6r50t@gmail.com
  2. 420aen@gmail.com
  3. c4rv1x@gmail.com
  4. b20im2@gmail.com
  5. x74mmh@gmail.com

Ndërkaq, në konkursin për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, lista preliminare ka këtë radhitje:

  1. 1olk4p@gmail.com
  2. d5gv8j@gmail.com
  3. e2fhjl@gmail.com
  4. mkk1ac@gmail.com
  5. mkk1ac@gmail.com

Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërblimeve është përcaktuar në shifrën 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 3 mijë e 500 vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë.

Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro.

Në këto konkurse ndërkombëtare, të hapura në dhjetor të vitit të shkuar, përveç arkitektëve dhe studiove të arkitekturës nga vendi dhe rajoni, kanë aplikuar edhe një numër shumë i madh i arkitektëve dhe studiove të huaja.

Lista përfundimtare e fituesve do të shpallet më 31 mars.

Konkurs për sheshin monumental që nderon sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes Jashari

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit ka hapur konkurs për sheshin monumental që simbolizon sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes Jashari, si dhe peshën e saj në rrugëtimin drejt çlirimit.

Sheshi do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së Adem Jasharit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve të rëndësishme të lirisë së vendit.

Konkursi është i hapur për të gjithë artistët, piktorët, arkitektët, dizajnerët grafik, fotografët, artizanët, studentët dhe profesionistët.

Qëllimi dhe rëndësia

• Monumenti synon të nderojë përkushtimin, guximin dhe sakrificën e palëkundur të Adem Jasharit dhe familjes së tij gjatë luftës së Kosovës për pavarësi.
• Shërben si një kujtesë e fuqishme për rolin e tyre kryesor në lëvizjen çlirimtare dhe përkushtimin e tyre ndaj kauzës.

Koncepti i dizajnit

• Monumenti se bashku me sheshin duhet të jetë një tërësi e arkitekturës peizazhore.
• Dizajni i monumentit duhet të ngjallë emocione dhe dinjitet duke përcjellë frymën e sakrificës me elementë të tillë si:
o Uniteti: Reflektoni sakrificën kolektive të familjes Jashari dhe popullit.
o Rezistenca: Kapni qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e shfaqur gjatë kohërave sfiduese.
o Liria: Simbolizoni qëllimin përfundimtar të çlirimit.
• Te nxisë bashkëpunim me artistë, arkitektë dhe historianë për të krijuar një koncept që rezonon me publikun.

Lokacioni

Sipërfaqja e përgjithshme e sheshit që vihet në dispozicion për realizimin e hapësirës publike me tematikën artistike monumentale është rreth 3000m2.

Dimensioni i sheshit duhet të jetë i ndarë në 3 zona

  • Zona e veprës artistike (zona 1 – 30m x 30m)
  • Zona e kalimtarëve (zona 2 – 30m x 30m)
  • Zona e shijimit të veprës dhe ceremonive (zona 3 – 40m x 30m)

Forma e hapësirës

  • Ka një forme drejtkëndore të rregullt e cila ka lidhje direkt me hapësirat e tjera publike në anët perimetrale.
  • Në aspektin vizual sheshi është i vrojtuar nga të katër brinjët.
  • Komunikim këmbësor me zonat përreth është i mundur vetëm nga 3 anë.


• Te merret parasysh afërsia me monumentet historike, hapësirat publike ose zonat e rëndësishme për lëvizjen çlirimtare.

Materialet dhe ndërtimi

• Projekti duhet të realizohet me materiale të qëndrueshme, që i rezistojnë kushteve të motit dhe kalimit të kohës
• Të përfshihet simbolika përmes materialeve (p.sh. guri, metali) që përfaqësojnë forcën dhe qëndrueshmërinë.
• Të sigurohen kompani të afta për të sjellë në jetë dizajnin.

Simbolizmi dhe elementet

• Që përfshijnë elemente vizuale që përcjellin sakrificën.
• Që vënë në pah figura: paraqisni Adem Jasharin, anëtarët e familjes së tij dhe luftëtarë të tjerë të lirisë.
• Flakët: Përfaqësojnë sakrificën, qëndrueshmërinë dhe kujtesën e përjetshme.
• Mbishkrimet duhet të rrëfejnë historinë e tyre, duke theksuar sakrificën dhe përkushtimin.

Aplikimi i teknologjisë

• Përdorimi i teknologjive të reja si inteligjenca Artificiale për rrëfimin e historisë duke e lidhur të kaluaren, të tanishmën dhe të ardhmen.

Komponenti arsimor

• Të bëhet integrimi me panele ose pllaka edukative pranë monumentit.
• Të vihet në pah kontekstin historik, informacion biografik dhe detaje rreth ngjarjeve të rëndësishme.
• Projekti ka qëllimin që vizitorët të mësojnë për historinë e Kosovës dhe rolin e familjes Jashari.

Integrimi i peizazhit

• Peizazhi me gjelbërim të implementohet me kujdes në kompozicionin.
• Te merren parasysh stolat ose vendet e uljes dhe qëndrimit për reflektim dhe meditim.
• Kujdes të veçantë duhet t’i jepet ndriçimit i cili do t’i japë efekt maksimal monumentit gjatë natës.

Inaugurimi dhe përkujtimi

• Të mendohet për vendin hapësirën gjatë organizimit të ceremonie dinjitoze të inaugurimit ku marrin pjesë zyrtarë qeveritarë, drejtues të komunitetit dhe familja Jashari.
• Monumenti do të përkujtohet çdo vit në data të rëndësishme që lidhen me lëvizjen çlirimtare.
• Të inkurajohen shkolla dhe universitete për të kryer programe dhe vizita arsimore.

Mirëmbajtja dhe ruajtja

• Të hartohet një plan mirëmbajtjeje për të siguruar jetëgjatësinë e monumentit.
• Monumenti duhet të Kontrollohet dhe riparohet rregullisht çdo dëmtim.
• Të përfshihen autoritetet lokale dhe anëtarët e komunitetit në kujdesin e tij.

Angazhimi publik

• Të bëhet promovimi i monumentit përmes mediave, ngjarjeve kulturore dhe nismave arsimore.
• Ky monument përfaqëson jo vetëm Adem Jasharin dhe familjen e tij, por edhe qëndresën dhe sakrificën e një kombi të tërë. Le të qëndrojë si një fener kujtimi dhe frymëzimi për brezat që do të vijnë.

Aplikimi

• Aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë. Çdo kandidat ka të drejtë të dorëzojë numër të pakufizuar dizajnesh. Çdo krijim i tij duhet të jetë origjinal dhe veçanërisht i konceptuar e realizuar për këtë konkurs.
• Në asnjë mënyrë nuk do të pranohen krijime të shfaqura më parë, të rishikuara, ripunuara apo që ngjajnë, në çfarëdo mënyre, me krijime të tjera. Duhet po ashtu që krijuesit të dorëzojnë një certifikatë të noterizuar që dëshmon se veprat e tyre janë origjinale.

Kriteret bazë

• Kandidatët duhet që të dorëzojnë një abstrakt të shkruar të konceptit të tyre, që nuk duhet të jetë më i gjatë se 300 fjalë.
• Prezantimet duhet të paraqiten në atë mënyrë që të tregohet i tërë koncepti i dizajnit dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përmbajnë nënshkrimin e autorit apo shenja të tjera dalluese.
• Të gjitha dizajnet duhet të dorëzohen në formatin JPEG, në 300 DPI. Dorëzimi i projekteve bëhet në Google Drive, ku pas mbylljes së aplikimeve, pjesëmarrësit marrin akses në folderat e tyre specifik.
• Për t’u regjistruar dhe aplikuar, kandidatët duhet të klikojnë në këtë link dhe të mbushin formën: https://forms.gle/ZX1ji4ZWQCb1AzzPA. Nëse aplikimi është i suksesshëm, adimistrata konfirmon atë dhe u jep qasje për shkarkimin e dokumentave dhe ua jep hapësirën për t’i ngarkuar aplikacionet e tyre të finalizuara. Emaili duhet të jetë i krijuar specifikisht për qëllim të aplikimit në këtë konkurs, pjesa e parë e të cilit, jo më e gjatë se 6 (gjashtë) karaktere, do të jetë kodi I tyre i aplikimit: për shembull XyZ123@gmail.com. Assesi nuk pranohen aplikimet ku ne mund të shohim dicka tjetër përpos kodit që vendosin aplikantët. Të gjithë e- mailët e krijuara për këtë qëllim duhet që po ashtu të jenë të tipit Gmail.

Kriteret specifike

• Asnjë nga pjesëmarrësit në konkurs nuk mund të mbajnë pozita publike dhe as nuk mund të paguhen në një a një tjetër formë nga buxheti i Republikës së Kosovës.
• Të gjithë pjesëmarrësit në konkurs, që kanë biznes të regjistruar në Republikën e Kosovës dhe mbi gjysmën e stafit me shtetësi kosovare, do të kenë 5 (pesë) pikë shtesë, në vlerësimin përfundimtar. Të gjithë konkurruesit që nuk e plotesojnë këtë kusht, mund të përfitojnë prej bashkëpunimit me dikënd që e plotëson kushtin, me pjesëmarrje të përbashket 50/50 në projekt.
• Të gjithë pjesëmarrësit në konkurs, biznesi i të cilëve është i regjistruar në Prishtinë dhe më tepër se gjysma e të punësuarve janë banorë rezident në Prishtinë, marrin 5 (pesë) pikë shtesë, në vlerësimin përfundimtar. Të gjithë pjesëmarrësit që nuk e plotësojnë këtë kusht, mund të përfitojnë prej bashkëpunimit me dikënd që e plotëson kushtin, me pjesëmarrje të përbashket 50/50 në projekt.

Kërkesat për dorëzim

• Të gjitha dokumentet e dorëzuara duhet të jenë në PDF ose JPG. Kopja në dokument origjinal do të kërkohet si dëshmi e punës.
• 2 x A3 faqe që përshkruajnë strategjitë e dizajnit, filozofitë dhe metodat e përdorura për të krijuar konceptin e propozuar (maksimumi 1,000 fjalë).
• Maksimumi 5 x A2 faqe që tregojnë organizimin e vendit dhe konceptin e dizajnit.
• Një dokument A4 i jo më shumë se 20 faqe që shpjegon se si koncepti i propozuar përmbush kërkesat teknike dhe funksionale.
• Pano ekspozimi – A1 – nëse konkurrenti është në listën finale dhe është një nga 10 e parët, projekti tij/saj do të shtypet dhe paraqitet në galerinë promovuese.
• Pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë projektet e tyre në folderat e tyre të posaçme në Google Drive, me një limit maksimal të madhësisë së projektit prej 200 MB. Jemi duke krijuar folderat per secilin konkurues dhe adresat specifike do t’u dërgohen pjesëmarrësve sapo të jenë gati. Çdo projekt që tejkalon kufirin e madhësisë të specifikuar do të rezultojë në diskualifikim.

Afatet kohore

Data e shpalljes së konkursit: 14 mars 2024

Data e mbylljes së aplikimeve: 15 prill 2024

Dorëzimi i projekteve: 29 maj 2024

Përzgjedhja e projekteve: 14 qershor 2024

Prezantimi i punimeve: 17-28 qershor 2024

Shpallja e fituesve: 29 qershor 2024

Hapet konkursi për sheshin dhe monumentin e Adem Jasharit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Pëprarim Rama, ka njoftuar se është hapur konkurs për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar Adem Jashari, raporton Express.

Rama ka thënë se ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së tyre të madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë.

“Kemi hapur konkursin për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari, që do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së heroit të kombit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve më të rëndësishme të lirisë së vendit.

Ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së tyre të madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tone”, ka shkruar Rama.

Kriteret në konkursin për sheshin monumental

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit ka hapur konkurs për sheshin monumental që simbolizon sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes Jashari, si dhe peshën e saj në rrugëtimin drejt çlirimit.

Sheshi do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së Adem Jasharit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve të rëndësishme të lirisë së vendit.

Konkursi është i hapur për të gjithë artistët, piktorët, arkitektët, dizajnerët grafik, fotografët, artizanët, studentët dhe profesionistët.

Qëllimi dhe rëndësia

• Monumenti synon të nderojë përkushtimin, guximin dhe sakrificën e palëkundur të Adem Jasharit dhe familjes së tij gjatë luftës së Kosovës për pavarësi.
• Shërben si një kujtesë e fuqishme për rolin e tyre kryesor në lëvizjen çlirimtare dhe përkushtimin e tyre ndaj kauzës.

Koncepti i dizajnit

• Monumenti se bashku me sheshin duhet të jetë një tërësi e arkitekturës peizazhore.
• Dizajni i monumentit duhet të ngjallë emocione dhe dinjitet duke përcjellë frymën e sakrificës me elementë të tillë si:
o Uniteti: Reflektoni sakrificën kolektive të familjes Jashari dhe popullit.
o Rezistenca: Kapni qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e shfaqur gjatë kohërave sfiduese.
o Liria: Simbolizoni qëllimin përfundimtar të çlirimit.
• Te nxisë bashkëpunim me artistë, arkitektë dhe historianë për të krijuar një koncept që rezonon me publikun.

Lokacioni

Sipërfaqja e përgjithshme e sheshit që vihet në dispozicion për realizimin e hapësirës publike me tematikën artistike monumentale është rreth 3000m2.

Dimensioni i sheshit duhet të jetë i ndarë në 3 zona

  • Zona e veprës artistike (zona 1 – 30m x 30m)
  • Zona e kalimtarëve (zona 2 – 30m x 30m)
  • Zona e shijimit të veprës dhe ceremonive (zona 3 – 40m x 30m)

Forma e hapësirës

  • Ka një forme drejtkëndore të rregullt e cila ka lidhje direkt me hapësirat e tjera publike në anët perimetrale.
  • Në aspektin vizual sheshi është i vrojtuar nga të katër brinjët.
  • Komunikim këmbësor me zonat përreth është i mundur vetëm nga 3 anë.


• Te merret parasysh afërsia me monumentet historike, hapësirat publike ose zonat e rëndësishme për lëvizjen çlirimtare.

Materialet dhe ndërtimi

• Projekti duhet të realizohet me materiale të qëndrueshme, që i rezistojnë kushteve të motit dhe kalimit të kohës
• Të përfshihet simbolika përmes materialeve (p.sh. guri, metali) që përfaqësojnë forcën dhe qëndrueshmërinë.
• Të sigurohen kompani të afta për të sjellë në jetë dizajnin.

Simbolizmi dhe elementet

• Që përfshijnë elemente vizuale që përcjellin sakrificën.
• Që vënë në pah figura: paraqisni Adem Jasharin, anëtarët e familjes së tij dhe luftëtarë të tjerë të lirisë.
• Flakët: Përfaqësojnë sakrificën, qëndrueshmërinë dhe kujtesën e përjetshme.
• Mbishkrimet duhet të rrëfejnë historinë e tyre, duke theksuar sakrificën dhe përkushtimin.

Aplikimi i teknologjisë

• Përdorimi i teknologjive të reja si inteligjenca Artificiale për rrëfimin e historisë duke e lidhur të kaluaren, të tanishmën dhe të ardhmen.

Komponenti arsimor

• Të bëhet integrimi me panele ose pllaka edukative pranë monumentit.
• Të vihet në pah kontekstin historik, informacion biografik dhe detaje rreth ngjarjeve të rëndësishme.
• Projekti ka qëllimin që vizitorët të mësojnë për historinë e Kosovës dhe rolin e familjes Jashari.

Integrimi i peizazhit

• Peizazhi me gjelbërim të implementohet me kujdes në kompozicionin.
• Te merren parasysh stolat ose vendet e uljes dhe qëndrimit për reflektim dhe meditim.
• Kujdes të veçantë duhet t’i jepet ndriçimit i cili do t’i japë efekt maksimal monumentit gjatë natës.

Inaugurimi dhe përkujtimi

• Të mendohet për vendin hapësirën gjatë organizimit të ceremonie dinjitoze të inaugurimit ku marrin pjesë zyrtarë qeveritarë, drejtues të komunitetit dhe familja Jashari.
• Monumenti do të përkujtohet çdo vit në data të rëndësishme që lidhen me lëvizjen çlirimtare.
• Të inkurajohen shkolla dhe universitete për të kryer programe dhe vizita arsimore.

Mirëmbajtja dhe ruajtja

• Të hartohet një plan mirëmbajtjeje për të siguruar jetëgjatësinë e monumentit.
• Monumenti duhet të Kontrollohet dhe riparohet rregullisht çdo dëmtim.
• Të përfshihen autoritetet lokale dhe anëtarët e komunitetit në kujdesin e tij.

Angazhimi publik

• Të bëhet promovimi i monumentit përmes mediave, ngjarjeve kulturore dhe nismave arsimore.
• Ky monument përfaqëson jo vetëm Adem Jasharin dhe familjen e tij, por edhe qëndresën dhe sakrificën e një kombi të tërë. Le të qëndrojë si një fener kujtimi dhe frymëzimi për brezat që do të vijnë.

Aplikimi

• Aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë. Çdo kandidat ka të drejtë të dorëzojë numër të pakufizuar dizajnesh. Çdo krijim i tij duhet të jetë origjinal dhe veçanërisht i konceptuar e realizuar për këtë konkurs.
• Në asnjë mënyrë nuk do të pranohen krijime të shfaqura më parë, të rishikuara, ripunuara apo që ngjajnë, në çfarëdo mënyre, me krijime të tjera. Duhet po ashtu që krijuesit të dorëzojnë një certifikatë të noterizuar që dëshmon se veprat e tyre janë origjinale.

Kriteret bazë

• Kandidatët duhet që të dorëzojnë një abstrakt të shkruar të konceptit të tyre, që nuk duhet të jetë më i gjatë se 300 fjalë.
• Prezantimet duhet të paraqiten në atë mënyrë që të tregohet i tërë koncepti i dizajnit dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përmbajnë nënshkrimin e autorit apo shenja të tjera dalluese.
• Të gjitha dizajnet duhet të dorëzohen në formatin JPEG, në 300 DPI. Dorëzimi i projekteve bëhet në Google Drive, ku pas mbylljes së aplikimeve, pjesëmarrësit marrin akses në folderat e tyre specifik.
• Për t’u regjistruar dhe aplikuar, kandidatët duhet të klikojnë në këtë link dhe të mbushin formën: https://forms.gle/ZX1ji4ZWQCb1AzzPA. Nëse aplikimi është i suksesshëm, adimistrata konfirmon atë dhe u jep qasje për shkarkimin e dokumentave dhe ua jep hapësirën për t’i ngarkuar aplikacionet e tyre të finalizuara. Emaili duhet të jetë i krijuar specifikisht për qëllim të aplikimit në këtë konkurs, pjesa e parë e të cilit, jo më e gjatë se 6 (gjashtë) karaktere, do të jetë kodi I tyre i aplikimit: për shembull XyZ123@gmail.com. Assesi nuk pranohen aplikimet ku ne mund të shohim dicka tjetër përpos kodit që vendosin aplikantët. Të gjithë e- mailët e krijuara për këtë qëllim duhet që po ashtu të jenë të tipit Gmail.

Kriteret specifike

• Asnjë nga pjesëmarrësit në konkurs nuk mund të mbajnë pozita publike dhe as nuk mund të paguhen në një a një tjetër formë nga buxheti i Republikës së Kosovës.
• Të gjithë pjesëmarrësit në konkurs, që kanë biznes të regjistruar në Republikën e Kosovës dhe mbi gjysmën e stafit me shtetësi kosovare, do të kenë 5 (pesë) pikë shtesë, në vlerësimin përfundimtar. Të gjithë konkurruesit që nuk e plotesojnë këtë kusht, mund të përfitojnë prej bashkëpunimit me dikënd që e plotëson kushtin, me pjesëmarrje të përbashket 50/50 në projekt.
• Të gjithë pjesëmarrësit në konkurs, biznesi i të cilëve është i regjistruar në Prishtinë dhe më tepër se gjysma e të punësuarve janë banorë rezident në Prishtinë, marrin 5 (pesë) pikë shtesë, në vlerësimin përfundimtar. Të gjithë pjesëmarrësit që nuk e plotësojnë këtë kusht, mund të përfitojnë prej bashkëpunimit me dikënd që e plotëson kushtin, me pjesëmarrje të përbashket 50/50 në projekt.

Kërkesat për dorëzim

• Të gjitha dokumentet e dorëzuara duhet të jenë në PDF ose JPG. Kopja në dokument origjinal do të kërkohet si dëshmi e punës.
• 2 x A3 faqe që përshkruajnë strategjitë e dizajnit, filozofitë dhe metodat e përdorura për të krijuar konceptin e propozuar (maksimumi 1,000 fjalë).
• Maksimumi 5 x A2 faqe që tregojnë organizimin e vendit dhe konceptin e dizajnit.
• Një dokument A4 i jo më shumë se 20 faqe që shpjegon se si koncepti i propozuar përmbush kërkesat teknike dhe funksionale.
• Pano ekspozimi – A1 – nëse konkurrenti është në listën finale dhe është një nga 10 e parët, projekti tij/saj do të shtypet dhe paraqitet në galerinë promovuese.
• Pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë projektet e tyre në folderat e tyre të posaçme në Google Drive, me një limit maksimal të madhësisë së projektit prej 200 MB. Jemi duke krijuar folderat per secilin konkurues dhe adresat specifike do t’u dërgohen pjesëmarrësve sapo të jenë gati. Çdo projekt që tejkalon kufirin e madhësisë të specifikuar do të rezultojë në diskualifikim.

Afatet kohore

Data e shpalljes së konkursit: 14 mars 2024

Data e mbylljes së aplikimeve: 15 prill 2024

Dorëzimi i projekteve: 29 maj 2024

Përzgjedhja e projekteve: 14 qershor 2024

Prezantimi i punimeve: 17-28 qershor 2024

Shpallja e fituesve: 29 qershor 2024

SHAK-u e afron Prishtinën me kryeqendrat botërore

Zhvillimi i qëndrueshëm urban në metropolet botërore mbështetet në rolin thelbësor të organizatave që orientojnë zhvillimin e qyteteve drejt një të ardhmeje të planifikuar dhe të qëndrueshme. Nga metropolet historike si Londra dhe Parisi, te qendra botërore si New Yorku dhe Singapori, dhe së fundmi, edhe Prishtina, këto institucione janë të pazëvendësueshme në formulimin e vizionit dhe strategjive për një transformim urban të menduar mirë.

Për qytetet në faza fillestare të zhvillimit të identitetit të tyre, si Prishtina, këto organizata kanë një rëndësi dyfish. Ata jo vetëm që ruajnë arkitekturën dhe trashëgiminë kulturore, por gjithashtu veprojnë si arkitektët që ndërtojnë të ardhmen. Duke vepruar si një urë mes së shkuarës dhe të ardhmes, ato sigurojnë një zhvillim të qytetit që është harmonik, duke ofruar hapësira që respektojnë të kaluarën dhe përmbushin nevojat e të ardhmes.

Me një planifikim të detajuar, këto entitete e bëjnë të mundur zbatimin e projekteve transformuese nëpër sektorë të ndryshëm, duke ofruar zgjidhje për shumë sfida dhe në këtë mënyrë duke përmirësuar cilësinë e jetesës për banorët.

Mësimet nga qytete si Parisi, Londra, New Yorku, dhe Singapori janë të çmuara në fushën e planifikimit dhe menaxhimit urban. Institucione si “Atelier Parisien d’Urbanisme” në Paris, “Department of City Planning” në New York, “Greater London Authority” në Londër, dhe “Urban Redevelopment Authority” në Singapor demonstrojnë rëndësinë vitale të planifikimit strategjik në ndryshimet urbane.

Këto qendra botërore kanë eksperimentuar me procese që variojnë nga integrimi i elementeve historike me nevojat moderne, si në rastin e Parisit, deri te rikonceptimi i qyteteve si hapësira të gjelbërta urbane, një qasje që po ndiqet nga Singapori.

Këto organizata, duke përfshirë edhe Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit, funksionojnë si një lidhje midis së shkuarës dhe të ardhmes së qytetit, duke përdorur teknologjinë dhe politikat publike dhe duke krijuar një marrëdhënie të ngushtë me qytetarët.

Ata vendosin standarde të reja për zhvillimin e qëndrueshëm, duke e bërë qytetin jo vetëm të përgatitur për sfidat e së ardhmes, por edhe duke paraprirë ato. Puna që ato kryejnë është dëshmi e një qasjeje të balancuar ndaj zhvillimit, ku inovacioni dhe tradita bashkëjetojnë, dhe nevojat e komunitetit plotësohen në mënyrë që të mos dëmtohet mjedisi.

Duke parë përpara drejt të ardhmes së zhvillimit urban, rëndësia e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit në modelimin e Prishtinës së re bëhet gjithnjë e më e qartë. Bashkërendimi i nevojave të ndryshme në një strategji kohorente urbanistike e bën të domosdoshëm krijimin e një vizioni të qartë për një qytet të zhvilluar, dinamik dhe të jetueshëm. SHAK-u ngjashëm si entitetet tjera nëpër botë është po aq i rëndësishëm në ngjalljen e besimit për të ardhmen e qytetit, duke rikujtuar që themelet e qytetit të së ardhmes janë të ndërtuara mbi planifikimin strategjik, bashkëpunimin dhe përkushtimin për t’i trajtuar me shumë kujdes nevojat e ambientit, ekonomisë dhe shoqërisë.

Projekti transformues për Prishtinën

Përpjekja që ndërmirret përmes këtij projekti, në thelb, lidhet me ndryshimin e paradigmës dhe kalon përtej dimensionit infrastrukturor, në njëlloj përtrirjeje socio-kulturore.

Areali bashkëkohor i zhvillimit urban, qytetet i trajton, gjithnjë e më tepër, jo thjesht si entitete fizike, por si ekosisteme dinamike socio-kulturore. Përtej ndërtesave, qytetet janë njerëzit dhe ngjarjet. Trajektorja e transformimit urban është ndikuar nga një mori faktorësh që variojnë nga risitë teknologjike dhe ndryshimet ekonomike globale te dinamikat sociopolitike dhe konsideratat mjedisore. Brenda kësaj rrjete komplekse, një aspekt shfaqet veçanërisht i dallueshëm: nocioni i qytetit si një rrëfim.

Krijimi i këtij rrëfimi kërkon një ekuilibër të ndërlikuar midis njohjes së trashëgimive historike, përqafimit të realiteteve të ditëve të sotme dhe parashikimit të sfidave dhe mundësive të ardhshme.

Ndërsa linjat midis lokales dhe globales bëhen gjithnjë e më të paqarta në botën tonë të hiperndërlidhur, rrëfimet e qyteteve kanë potencialin të frymëzojnë shumë përtej kufijve të tyre gjeografikë. Këto rrëfime formësojnë perceptimet, ndikojnë në vendime dhe luajnë një rol kyç në pozicionimin e qyteteve në një rrafsh më të gjerë.

Prandaj, përpjekja që ndërmerret përmes këtij projekti, në thelb, lidhet me ndryshimin e paradigmës dhe kalon përtej dimensionit infrastrukturor, në njëlloj përtrirjeje socio-kulturore. Thënë ndryshe, riformësimi i Prishtinës, i nxjerrë nga kufizimet fizike, paralelizon një diskurs më të gjerë në çështjet urbane, atë të qyteteve si rrëfime.

Në një epokë që përvijohet nga globalizmi dhe lidhja dixhitale, rezonanca e rrëfimeve urbane është zgjeruar shumë. Rrjedhimisht, kapërcimi paradigmatik që mëton ta bëjë Prishtina, kalon rëndësinë lokale, duke marrë përmasa shumë më të gjera.

Natyrshëm, kjo kërkon që strategjia e komunikimit të shërbejë si shtyllë e kontekstit të ri, në një kryqëzim midis urbanizimit, dinamikës socio-kulturore dhe angazhimit publik, duke bërë të mundur që rreth vetes të mbledhë aktorë të ndryshëm. Në këtë frymë, kjo nuk ndërlidhet vetëm me shpërndarjen e informacionit, por dhe me angazhimin, bashkëbisedimin dhe bashkëkrijimin.

Rrjedhimisht, kjo lëvizje e Prishtinës në një trajektore të pakthim zhvillimi ravijëzon një temë të gjerë në çështjet urabne: qyteti si diçka e gjallë dhe në zhvillim, si dhe lë të dokumentuar bashkëdyzimin e zhvillimit urban dhe të rrëfimit për të

Qyteti që i kthehet qytetarit

Vendimet e marra nga pushtetet, mbështjellur me ekskluzivitet, e kanë shkëputur qytetin nga qytetari. Dhe kur qytetarët ndihen të shkëputur nga vendimet që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme, qyteti pushon së qeni pasqyrim i aspiratave kolektive, dhe për pasojë kthehet në infrastrukturë jopersonale, pa gjallërinë dhe dinamizmin që, një qytet si Prishtina, me histori dhe kulturë të pasur, e ka. Përveç aspektit shpirtëror, kjo qasje e cenon edhe funksionalitetin, sepse pa konsultim gjithëpërfshirës, secili qytet e ka të vështirë t’i plotësojë nevojat e ndërlikuara dhe të shumëanshme të banorëve të tij. Në këtë kontekst, “Arkitekti i kryeqytetit” e njeh këtë problematikë dhe Prishtinën – diskutimin dhe punën për të – ta bëjë gjithëpërfshirëse. Pra, që qytetarët të mos jenë thjesht vëzhgues pasivë, por pjesëmarrës aktivë në transformimin e qytetit. Duke kërkuar në mënyrë aktive opinionet e tyre, duke vlerësuar kritikat e tyre dhe duke përfshirë komentet e tyre, ky projekt synon të krijojë një Prishtinë që vërtetë rezonon me njerëzit e saj.

Përfitimet e një qasjeje të tillë janë të shumëfishta. Përtej krijimit të një qyteti që është funksionalisht i përshtatur me nevojat e banorëve të tij, ai nxit një ndjenjë më të fortë të përkatësisë komunitare. Kur njerëzit e ndjejnë veten “hisedarë” në vendin ku jetojnë, ata jo vetëm që përshkohen nga një ndjenjë më të thellë përkatësie, por gjithashtu bëhen më të kujdesshëm në raport me të. Pra, kjo ndjenjë e përgjegjësisë kolektive mund të prodhojë një mori rezultatesh pozitive, që e ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë cilësinë e jetës. Në thelb, duke ia kthyer Prishtinën banorëve të saj, ne nuk jemi thjesht duke ridizajnuar hapësirat urbane, por po rigjejmë vetë frymën e qytetit.

Prishtina që funksionon

Për një kohë të gjatë, kryeqyteti është përballur me një sërë sfidash urbane, të cilat e kanë lënë në hije potencialin e brendshëm. Problemet me trafikun, infrastruktura e dobët dhe jofunksionale, planifikimi i munguar urban, mungesa e hapësirave të gjelbra dhe rekreative, e kanë sforcuar shumë jetën, e cila luhatet midis shpresës dhe vështirësisë. Përtej tyre, vështirësitë sezonale, me ujin gjatë verës dhe ngrohjen gjatë dimrit, e bëjnë akoma më të nderë gjendjen. Në të njëjtën kohë, sheshet, hapësirat për fëmijë dhe mjediset arsimore, jashtë çdo standardi, e ngjyrosin gri të ardhmen e qytetit.

Megjithatë, ky shtresëzim problemesh nuk është thjesht numërim i dështimeve, por thirrje e qartë për veprim konkret. Dhe “Arkitekti i kryeqytetit” e kupton si përkushtim për shndërrimin e Prishtinës nga një qytet që ekziston në një qytet që jeton; në një qytet funksional, dhe që nuk është vetëm shumësi e ndërtesave të larta dhe rrugëve të asfaltuara, por një organizëm, secili aspekt i të cilit vepron në sinkron, në funksion të mirëqenies kolektive.

Transformimi i Prishtinës, përtej përtrirjes urbane, ka të bëjë edhe me ekzistencën e qytetit. Sepse pamundësia për t’u bërë qytet funksional do të thotë jo vetëm vendnumërim, por edhe bllokim. Mirëpo, vetë projekti, dhe shpirti prishtinas, në një përpjekje të përbashkët, janë garanci e një të ardhmeje më të mirë.

Rrëfimi për të ardhmen

Prishtina ka nevojë për dëshirë dhe guxim kolektiv, për të menduar dhe ëndërruar një të ardhme më të mirë, në një qytet që u shërben dhe i plotëson nevojat e qytetarëve dhe për qytetari që kujdeset dhe e projekton të nesërmen aty. Të riimagjinosh Prishtinën do të thotë fillimisht të përqafosh rëndësinë e një ëndrre kaq të guximshme dhe të shikosh përtej sfidave. Kjo buron nga vetëdija kolektive se qyteti nuk është thjesht një hapësirë, por një qenie e gjallë, që evoluon me ëndrrat dhe aspiratat e banorëve të tij.

Megjithatë, vetëm të ëndërrosh nuk mjafton. Vizionet transformuese duhet të kombinohen me plane vepruese. Planifikimi urban, duke integruar si inovacionin ashtu edhe qëndrueshmërinë, qëndron në themel të këtij procesi. Rrugët dhe bulevardet që në fokus kanë këmbësorin, hapësirat e gjelbra, qendrat kulturore, dhe gjithçka tjetër, të projektuara me kujdes, kalojnë përtej nevojës për qytet funksional, në rrafshin emocional.

Për më tepër, këto ëndrra duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të nxjerra nga vetë struktura e banorëve të Prishtinës. Platformat bashkëpunuese që përforcojnë zërin e çdo qytetari, nga të rinjtë entuziastë e deri te të moshuarit si kujtesë historike, janë të rëndësisë së veçantë. Sugjerimet, kritikat dhe komentet e tyre janë të paçmueshme në këtë rrugëtim. Ky rrugëtim transformues nuk paraqet thjesht një nismë për ndërrim të formës, por është në thelb i lidhur me përmbajtjen, në mënyrë që qyteti të bëhet funksional dhe i të gjithëve, njëherësh.

Fituesit e konkurseve për çerdhe-kopshte shpallen në fund të muajit

Pas mbylljes së dorëzimit të koncept-dizajneve në dy konkurset ndërkombëtare të shpallura nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, për dy çerdhe-kopshte në lagjen Mati 1 dhe Kolovicë, juria ka nisur vlerësimin e dokumentacionit, për të arritur në shpalljen e rezultateve që do të bëhet në ditën e fundi të muajit mars.

Juria profesionale e përbërë nga përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati dhe akademik Anton Berishaj, do t’i vlerësojë punimet, në fazën e parë, deri më 18 mars.

Një javë më pas, lista finale e rezultateve do t’u komunikohet pjesëmarrësve, ndërkaq shpallja e fituesve do të bëhet më 31 mars.

Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërblimeve është përcaktuar në shifrën 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 3 mijë e 500 vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë.

Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro.

Në këto konkurse ndërkombëtare, të hapura në dhjetor të vitit të shkuar, përveç arkitektëve dhe studiove të arkitekturës nga vendi dhe rajoni, kanë aplikuar edhe një numër shumë i madh i arkitektëve dhe studiove të huaja.

Mbyllet dorëzimi i koncept-dizajneve për dy çerdhe-kopshte

Qindra aplikantë të regjistruar kanë dorëzuar koncept-dizajnet e tyre për dy çerdhe-kopshte, në lagjen Mati 1 dhe Kolovicë. Afati i dorëzimit të koncept-dizajneve ka qenë i hapur që prej datës 17 janar, kur edhe qe mbyllur regjistrimi i të gjithë të interesuarve.

Në këto konkurse ndërkombëtare, të hapura në dhjetor të vitit të shkuar, përveç arkitektëve dhe studiove të arkitekturës nga vendi dhe rajoni, kanë aplikuar edhe një numër shumë i madh i arkitektëve dhe studiove të huaja.

Konkurset janë në formën e një gare dizajni, me një fazë, si forma më tipike e konkurseve për dizajne arkitekturore, që shpallen për qëllime të caktuara dhe që janë të hapura për të gjithë të interesuarit.

Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërblimeve është përcaktuar në shifrën 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 3 mijë e 500 vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë.

Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro.

Vlerësimi i aplikimeve do të bëhet nga juria profesionale e përbërë nga përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati dhe akademik Anton Berishaj.

Pas vlerësimit të jurisë, që do të zgjasë 10 ditë, me pjesëmarrësit do të ndahet lista e parë e rezultateve dhe shpallja e fituesve do të bëhet më 31 mars.

SHAK-u dhe dimensioni i ri për qytetin modern

Ndërtimi i qyteteve të qëndrueshme moderne mbështetet në rolin jetik të entiteteve të dedikuara për planifikimin dhe zhvillimin urban, të cilat bashkojnë e kaluarën me aspiratat e të ardhmes. Institucione si Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit bartin ngjashmëri të dukshme me organizata të njohura ndërkombëtare si Atelier Parisien d’Urbanisme (APUR) në Paris, Department of City Planning në New York, Greater London Authority (GLA), Urban Redevelopment Authority në Singapor dhe The National Capital Planning Commission (NCPC) në Washington, DC.

Ato janë thelbësore, veçanërisht në qytetet që ndodhen në etapat fillestare të zhvillimit të identitetit dhe strategjisë së tyre urbane, siç është Prishtina dhe si të tilla luajnë një rol të dyfishtë: mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe arkitektonike dhe udhëheqjen drejt një të ardhmeje të planifikuar mirë, duke siguruar një zhvillim të balancuar që vlerëson historinë ndërsa përgatitet për inovacionin.

Këto entitete, duke përfshirë edhe Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit, thellojnë mësimet e marra nga eksperiencat e qyteteve si Parisi, Londra, New York-u, dhe Singapori, të cilat tregojnë se sa jetike është planifikimi strategjik për transformimin e qyteteve. Ato shërbejnë si modele për të ndërtuar ura mes të kaluarës dhe të ardhmes, përmes politikave inovative dhe një bashkëpunimi të ngushtë me komunitetin.

Vendosja e standardeve të reja për zhvillimin e qëndrueshëm thekson rëndësinë e të qenit proaktiv në adresimin e sfidave të së ardhmes, duke ofruar njëkohësisht një qasje të balancuar ndaj zhvillimit urban. Ky proces përfshin një simbiozë mes inovacionit dhe respektimit të traditës, duke u siguruar që nevojat e komunitetit të përmbushen në harmoni me ambientin.

Ndërsa ecim drejt një të ardhmeje të zhvillimit urban, roli i entiteteve si Sherbimi i Arkitektit të Kryeqytetit në formësimin e panoramës urbane të Prishtinës modernë bëhet edhe më i qartë. Në këtë kontekst, synimi për të koordinuar një gamë të gjerë nevojash në një strategji urbanistike të qartë dhe koherente është thelbësor për të krijuar një qytet dinamik dhe të jetueshëm.

Puna dhe përkushtimi i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, së bashku me entitete të ngjashme anembanë botës, tregon se bazamenti i një të ardhmeje urbane të suksesshme qëndron në një planifikim të matur strategjik, bashkëpunimin e ngushtë, dhe një angazhim të përhershëm për të adresuar me kujdes dhe përgjegjësi nevojat e mjedisit, ekonomisë, dhe shoqërisë.

Rrëfimi për Prishtinën e së ardhmes

Transformimet urbane u japin jehonë ndryshimeve më të gjera në paradigmat socio-kulturore, duke ripërcaktuar thelbin e hapësirës dhe komunitetit në një botë të ndërlidhur. Dhe, teksa ngrehinat janë treguese të dukshme të progresit, aspektet kalimtare – tregimet, dialogët e palëve të interesuara, identiteti dhe pesha e brendit – kanë një rëndësi të barabartë, nëse jo më shumë.

Prandaj, objektivat e renditura pasqyrojnë një përkushtim ndaj shumëdimensionalitetit, ku hapësirat urbane janë entitete funksionale dhe simbolike.

Në këtë ndërveprim të nuancuar midis të prekshmes dhe të paprekshmes, qëllimi i përshkruar ofron një busull operacionale, që drejton sintezën midis formës dhe përmbajtjes. Çdo aspekt strategjik, qoftë angazhimi mediatik apo kontakti me komunitetin, shërben si një thurje integrale në strukturën e së ardhmes së rimenduar të Prishtinës, duke bashkuar saktësinë analitike me ndjeshmërinë kulturore.

Projektet e mëdha, që përfshijnë transformimin e qendrave urbane, zhvillohen brenda një rrjeti kompleks dinamikash shoqërore. Për rrjedhojë, kuptimi dhe përdorimi i të dhënave demografike kthehet në domosdoshmëri. Ngrehat shoqërore, me nën-ndarjet e tyre gjinore, të moshës, të shkollimit, të përkatësisë kombëtare dhe fetare, që japin dhe marrin me qytetin, kanë rëndësi të posaçme.

Ndryshimet demografike ndikojnë drejtpërdrejt në planifikimin urban. Qytetet me popullsi më të re, në të shumtën e rasteve zhvillohen në një trajtë të ndryshme nga tjerat, për shkak të nevojave specifike, në krahasim me ato qytete popullsia e të cilëve është në masë të madhe më e moshuar.

Prandaj, kërkesat dhe nevojat e qyteteve varen në masë të konsiderueshme nga demografia, sepse qytetet tek të cilat profili demografik mbizotërues është i një moshe më të re kanë kërkesa të ndryshme, përgjatë gjithë spektrit.

Përveç këtyre treguesve, edhe ata socio-ekonomikë luajnë rol të rëndësishëm në trajektoren zhvillimore të qytetit. Normat e zhvillimit ekonomik, të papunësisë, të pronësisë dhe të të ardhurave mesatare për kokë banori, luajnë rol të rëndësishëm në përcaktimin e potencialit ekonomik të një qyteti dhe në shkallë të fundit edhe të funksionalitetit të tij.

Qendrat urbane, duke qenë qendra të veprimtarisë biznesore, shpesh kërkojnë përpjekje më intensive dhe të shumëanshme rivitalizimi. Në këtë rast duhet të trajtohen çështjet e mosfunksionalitetit, degradimit urban dhe sfidat e modernizimit brenda hapësirës së kufizuar, por duke ruajtur trashëgiminë historike dhe kulturore.

Në anën tjetër, preferencat teknologjike, vënë në pah ndryshimin e paradigmës së komunikimit në
epokën dixhitale. Zvogëlimi i ndikimit të mediave tradicionale dhe ngritja e platformave dixhitale
kërkon një rishikim të metodologjive të angazhimit të audiencës, duke e bërë të nevojshëm
përdorimin e strategjive dixhitale për shtrirje maksimale.

Prishtina ka nevojë për dëshirë dhe guxim kolektiv, për të menduar dhe ëndërruar një të ardhme më të mirë, në një qytet që u shërben dhe i plotëson nevojat e qytetarëve dhe për qytetari që kujdeset dhe e projekton të nesërmen aty.

Të riimagjinosh Prishtinën do të thotë fillimisht të përqafosh rëndësinë e një ëndrre kaq të guximshme dhe të shikosh përtej sfidave. Kjo buron nga vetëdija kolektive se qyteti nuk është thjesht një hapësirë, por një qenie e gjallë, që evoluon me ëndrrat dhe aspiratat e banorëve të tij.

Megjithatë, vetëm të ëndërrosh nuk mjafton. Vizionet transformuese duhet të kombinohen me plane vepruese. Planifikimi urban, duke integruar si inovacionin ashtu edhe qëndrueshmërinë, qëndron në themel të këtij procesi. Rrugët dhe bulevardet që në fokus kanë këmbësorin, hapësirat e gjelbra, qendrat kulturore, dhe gjithçka tjetër, të projektuara me kujdes, kalojnë përtej nevojës për qytet funksional, në rrafshin emocional.

Për më tepër, këto ëndrra duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të nxjerra nga vetë struktura e banorëve të
Prishtinës. Platformat bashkëpunuese që përforcojnë zërin e çdo qytetari, nga të rinjtë entuziastë e
deri te të moshuarit si kujdesë historike, janë të rëndësisë së veçantë. Sugjerimet, kritikat dhe
komentet e tyre janë të paçmueshme në këtë rrugëtim.

01

04

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: