Nxjerrja në publik e draft-propozimit për Masterplanin e Qendrës Olimpike, që do të shërbejë si nyja kryesore e Lojërave Mesdhetare 2030 është përcjellë me interesim të madh nga mediat mbarëshqiptare.
Pas publikimit, kjo pamje në të ardhmen e sportit kosovar, ka pushtuar ballinat sportive të mediave më të rëndësishme online, në Kosovë dhe Shqipëri. Telegrafi, Gazeta Express, Klan Kosova, Albanian Post, Gazeta Tema, Lapsi.al, Dukagjini dhe Gazeta Blic, janë vetëm disa prej institucioneve të rëndësishme mediale të cilat i kanë dhënë rëndësi të veçantë publikimit të këtij draft-propozimi.
Duke vënë theksin tek rëndësia e madhe që ka organizimi i mirëfilltë i një ngjarjeje të tillë, gjë ntë të cilën infrastruktura ka rol të pazëvendësueshëm, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë trajtuar me kujdes hapat e rëndësishë që po ndërmirren në drejtim të garantimit të arritjes së objektivave të vendosura.
Prishtina fitoi garën për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 para tre muajsh. Një gamë e gjerë sportesh, në tërësi 24 sish, prej të cilave 21 i takojnë disiplinave olimpike dhe tre të tjera joolimpike, do të luhen në kuadër të tyre.
Në aplikacionin e paraqitur, përveç hapësirave ekzistuese, vendi ka marrë obligim që, për të garantuar mbarëvajtjen e lojërave në nivelin më të lartë, t’i ndërtojë të gjitha hapësirat të cilat nuk i plotësojnë kushtet apo që nuk ekzistojnë fare.
Më e rëndësishmja ndër to është Qendra Olimpike, siç e kemi quajtur në draft-propozimin e Masterplanit dhe e cila do të jetë e vendosur në Bërnicë. Është zgjedhur kjo hapësirë, për shkak të pozicionit të përshtatshëm gjeografik dhe afërsisë me kryeqytetin.
Akademiku Anton Berishaj do të jetë anëtari i tretë i jurisë që do t’i vlerësojë aplikacionet në konkursin ndërkombëtar të hapur nga Shëribmi i Arkitektit të Kryeqytetit për dy çerdhe-kopshte, në lagjen Mati 1 dhe Kolovicë.
Profesor universitar prej disa dekadash, Berishaj është autor i disa librave studimore, monografive dhe i dhjetëra botimeve shkencore. Ai është bashkautor i dy librave shkollorë për sociologji dhe i një numri të teksteve shkencore të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Konkurset, për të cilat akademik Berishaj është përzgjedhur për të qenë pjesë e jurisë, janë në formën e një gare dizajni, me një fazë, si forma më tipike e konkurseve për dizajne arkitekturore, që shpallen për qëllime të caktuara dhe që janë të hapura për të gjithë të interesuarit. Rrjedhimisht, aplikimi është i hapur për të gjithë dhe çdo kandidat do të ketë të dorëzojë numër të pakufizuar dizajnesh.
Çdo krijim i tij duhet të jetë origjinal dhe veçanërisht i konceptuar për këtë konkurs. Regjistrimi për t’u bërë pjesë e konkursit do të jetë i hapur nga data e shpalljes deri më datë 17 janar 2024. Dorëzimi i aplikimeve do të pasohet nga vlerësimi i jurisë, prezantimi i punëve, pra i koncept-dizajneve dhe më 31 mars do të bëhet shpallja e rezultateve, gjegjësisht fituesve të këtyre konkurseve.
Prishtina fitoi garën për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 para tre muajsh. Një gamë e gjerë sportesh, në tërësi 24 sish, prej të cilave 21 i takojnë disiplinave olimpike dhe tre të tjera joolimpike, do të luhen në kuadër të tyre.
Në aplikacionin e paraqitur, përveç hapësirave ekzistuese, vendi ka marrë obligim që, për të garantuar mbarëvajtjen e lojërave në nivelin më të lartë, t’i ndërtojë të gjitha hapësirat të cilat nuk i plotësojnë kushtet apo që nuk ekzistojnë fare.
Më e rëndësishmja ndër to është Qendra Olimpike, siç e kemi quajtur në draft-propozimin e Masterplanit dhe e cila do të jetë e vendosur në Bërnicë. Është zgjedhur kjo hapësirë, për shkak të pozicionit të përshtatshëm gjeografik dhe afërsisë me kryeqytetin.
Kompleksi do të ndërtohet në 60 hektarë dhe përveç hapësirave sportive do t’i ketë të gjitha ambientet tjera shoqëruese, përfshirë hapësirat administrative, komerciale dhe një stacion të autobusëve.
Hapësira qendrore do të jetë e dedikuar për stadiumin e futbollit, që mëton të jetë një nga kryeveprat arkitekturore të qytetit. Përveç ngrehinës qendrore, e cila do të ndërtohet duke pasur në mendje zhvillimin teknologjik dhe që do të ketë 25 mijë ulëse, do të ketë edhe dy fusha tjera stërvitore, me bar natyral.
Afër stadiumit do të jetë kompleksi i pishinave olimpike, që do të ndërtohet në përputhje me kriteret më të larta ndërkombëtare, duke synuar që të kthehet në një nga ambientet më të rëndësishme në rajon për sporte ujore. Përgjatë Lojërave Mesdhetare 2030, ky kompleks i përbërë nga një pishinë e brendshme dhe dy pishina të jashtme do të jetë hapësira kryesore në të cilën do të zhvillohen garat e sporteve ujore.
Një prej sporteve më të rëndësishme, të cilit deri tani në vend i ka munguar infrastruktura, do të ketë kompleksin e tij brenda kësaj qendre. Për të përmbushur kërkesat e evenimentit do të ndërtohet një fushë qendrore, që natyrshëm do të jetë pika fokale e përballjeve në këtë sport dhe që do të ketë 2 mijë ulëse, si dhe gjashtë gusha të tjera, secila me nga 200 ulëse për tenis-dashësit. Përveç tenisit, fusha qëndrore ka parametra të atillë që mundëson luajtjen brenda saj edhe të ndeshjeve të hendbollit, volejbollit dhe futbollit të vogël.
Në anën tjetër të qendrës do të jetë e vendosur qendra e sporteve me dorë dhe ajo e sporteve luftarake. Hapësira qendrore e sporteve me dorë, ku do të luhen të gjitha ndeshjet në basketboll, hendboll dhe volejboll do të ketë kapacitet maksimal prej 3 mijë e 500 ulësesh dhe duke qenë e ndërtuar me standardet më të larta, hapësirat e saj do të jenë të përdorshme në variante të ndryshme.
Arena e sporteve luftarake, e vendosur në krah të asaj të sporteve me dorë, do të ketë kapacitet po për 3 mijë e 500 shikues dhe pas përfundimit të Lojërave Mesdhetare synohet të kthehet në qendrën e munguar të nivelit më të lartë, për të gjithë sportistët e këtyre disiplinave që ka vendi.
Atletika dhe disa sporte të tjera, përfshirë çiklizmin dhe 3×3 basketbollin, do të zhvillohen në fushat e hapura, të cilat kanë kapacitet maksimal prej 5 mijë ulësesh.
Përveç hapësirave sportive, kompleksi do të ketë edhe hapësirat administrative, për federata dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, një parking të madh dykatësh nën tokë, stacionin e autobusëve dhe hapësira komerciale, përfshirë një qendër tregtare, hotelin, ku do të jetë e vendosur qendra e konferencave, si dhe pjesën akomoduese të Fshatit Olimpik.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar draft propozimin për masterplanin e fshatit olimpik në Prishtinë.
“Draft propozimi per Masterplanin e fshatit Olimpik ne Prishtinë”, ka shkruar ai.
Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, shkruan Gazeta Express.
Vendimi është marrë nga Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) në një takim të mbajtur në Heraklion të Greqisë.
Arkitekti Gëzim Kastrati do të jetë anëtar i jurisë profesionale në dy konkurset ndërkombëtare të shpallura nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve në lagjen Mati 1 dhe Kolovicë.
Pas Ardit Jedrashit që, si përfaqësues i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës qe përzgjedhur si anëtar i parë i jurisë, arkitekti Kastrati do ta përfaqësojë Komunën e Prishtinës në treshen përzgjedhëse, të cilës shumë shpejt pritet t’i shtohet edhe një tjetër anëtar i pavarur.
Kastrati është një nga profesionistët e mëdhenj të fushës, me përvojë të gjatë dhe një numër të konsiderueshëm të projekteve të tipologjive të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Projektet e tij përfshijnë ndërtesa administrative dhe të tjera publike, të rëndësisë së veçantë, qendra të mëdha prodhimi dhe afariste, si ngrehina e hapësira biznesore.
Arkitekti Kastrati ka një numër jo të vogël projektesh të realizuara për apo në bashkëpunim me kompani të shtrira në shumë vende, përfshirë edhe komplekse të mëdha rezidenciale, në disa shtete të rajonit.
Konkurset, për të cilat Kastrati do të jetë pjesë e jurisë, janë në formën e një gare dizajni, me një fazë, si forma më tipike e konkurseve për dizajne arkitekturore, që shpallen për qëllime të caktuara dhe që janë të hapura për të gjithë të interesuarit.
Rrjedhimisht, aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë dhe çdo kandidat do të ketë të dorëzojë numër të pakufizuar dizajnesh. Çdo krijim i tij duhet të jetë origjinal dhe veçanërisht i konceptuar për këtë konkurs.
Regjistrimi për t’u bërë pjesë e konkursit do të jetë i hapur nga data e shpalljes deri më datë 17 janar 2024. Dorëzimi i aplikimeve do të pasohet nga vlerësimi i jurisë, prezantimi i punëve, pra i koncept-dizajneve dhe më 31 mars do të bëhet shpallja e rezultateve, gjegjësisht fituesve të këtyre konkurseve.
Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit (SHAK), ka hapur dy konkurse ndërkombëtare për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve në lagjen Kolovicë dhe Mati 1.
Konkurset janë në formën e një gare dizajni, me një fazë, si forma më tipike e konkurseve për dizajne arkitekturore, që shpallen për qëllime të caktuara dhe që janë të hapura për të gjithë të interesuarit.
Rrjedhimisht, aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë dhe çdo kandidat do të ketë të dorëzojë numër të pakufizuar dizajnesh. Çdo krijim i tij duhet të jetë origjinal dhe veçanërisht i konceptuar për këtë konkurs.
Regjistrimi për t’u bërë pjesë e konkursit do të jetë i hapur nga data e shpalljes deri më datë 17 janar 2024. Dorëzimi i aplikimeve do të pasohet nga vlerësimi i jurisë, prezantimi i punëve, pra i koncept-dizajneve dhe më 31 mars do të bëhet shpallja e rezultateve, gjegjësisht fituesve të këtyre konkurseve.
Vlerësimi i aplikimeve do të bëhet nga juria profesionale e përbërë nga përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati dhe një anëtar tjetër i pavarur, i cili do të shpallet së shpejti.
Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërbilmeve 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 5 mijë vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë. Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro.
Për t’u qasur në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe kopshtit në lagjen Mati 1 klikoni në këtë vegëz: çerdhe-kopshti Mati 1, ndërkaq për t’u qasur në konkursin për koncept dizajn të çerdhe-kopshtit në lagjen Kolovicë, klikoni në vegëzën: çerdhe-kopshti Kolovicë. Konkursi po ashtu është shpallur në një prej faqeve më të mëdha, që mund të shihet në vegzën: çerdhe-kopshti Mati 1, ndërkaq për atë në lagjen Kolovicë shihni vegzën: çerdhe-kopshti Kolovicë.
Anëtari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Ardit Jedrashi është i përzgjedhuri i parë për jurinë e dy konkurseve që do të hapen, për koncept-dizajn arkitekturor të dy çerdhe-kopshteve në Lagjen Mati 1 dhe Kolovica.
Në konkursin ndërkombëtar të shpallur nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, për koncept-dizajn të dy çerdhe kopshteve, që do të jetë i hapur që nga e mërkura e datës 20 të dhjetorit, Ardit Jedrashi, si përfaqësues i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, do të jetë pjesë e jurisë, në të cilën po ashtu pjesë do të bëjnë, një profesionist i përzgjedhur nga Komuna e Prishtinës dhe një tjetër i pavarur.
Jedrashi është një ndër profesionistët e mëdhenj të fushës, pasi ka ideuar, realizuar apo mbikëqyrur, një numër të konsiderueshëm të projekteve të rëndësishme, në vend dhe jashtë.
I diplomuar pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitet të Prishtinës, ai ka mbi dy dekada dhe disa dhjetëra projekte të realizuara, që prej planeve rregulluese, objekteve publiko-administrative të rëndësisë së veçantë, objekteve dhe hapësirave tjera afariste dhe deri tek komplekset e mëdha rezidenciale.
Përveç në vend, Jedrashi ka një numër të konsiderueshëm të projekteve të realizuara edhe në disa shtete të rajonit, përfshirë qendra të mëdha afariste dhe ngrehina tjera të rëndësishme turistike.
Bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar midis Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës dhe Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, një anëtar i asociacionit do të jetë pjesë e çdo jurie për të gjitha konkurset e shpallura.
Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit dhe Asociacioni i Arkitektëve të Kosvoës kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit synohet përfshirja e profesionistëve të dëshmuar dhe atyre të rinj në procesin transformues të kryeqytetit.
Memorandumi i arritur ka për qëllim ngritjen e profesionistëve në nivel vendimmarrës për projektet e rëndësishme të qytetit, krijimin e lehtësirave për t’u bërë pjesë e konkurseve dhe zhvillimin e bashkëpunimit në rrafshin e angazhimit profesional.
Sipas këtij dokumenti, Shak dhe AAK janë pajtuar që, për të gjitha konkurset që ShAK hap, do të kërkojë një përfaqësues nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, i cili do të jetë pjesë e jurisë profesionale, me kusht që, përgjatë një viti, i njëjti të ketë të drejtë të jetë pjesë e jurisë vetëm në një konkurs.
Po ashtu, për anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, ShAK do të ofrojë lehtësi të pjesëmarrjes në të gjitha konkurset që hap, në formën e përgjysmimit të pagesave (zbritje prej 50%) për dokumenta, sa herë që kriteri i pagesës do të jetë i zbatueshëm.
Ndërkaq, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, është i obliguar që, asnjë nga anëtarët e tij, që do të dërgohen për të qenë pjesë e jurisë në konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat do të shpallen nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, të mos mbajnë pozita publike dhe as nuk paguhen në një a një tjetër formë nga buxheti i shtetit.
Bazuar në këtë dokument, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës është pajtuar me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit që, të gjitha konkurset e shpallura nga ShAK-u, do t’i nxjerrë dhe promovojë në të gjitha platoformat e veta dhe se këtë gjë do të mundohet ta kalojë edhe tek të gjithë bashkëpunëtorët.
Përmes këtij Memorandumi, afirmohet vullneti dhe vendosmëria për të bashkëpunuar dhe kontribuuar në kuadër të këtij procesi të rëndësishëm për kryeqytetin.
Palët janë zotuar që do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për përzgjedhjen dhe vlerësimin e profesionistëve që do të delegohen në juritë e të gjitha konkurseve të cilat do të hapen përgjatë gjatë periudhës 2023 – 2024.
Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit (SHAK), të mërkurën e datës 20 dhjetor, do të hapë dy konkurse për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve në lagjen Kolovicë dhe Mati 1.
Konkurset do të jenë në formën e një gare dizajni, me një fazë, si forma më tipike e konkurseve për dizajne arkitekturore, që shpallen për qëllime të caktuara dhe që janë të hapur për të gjithë të interesuarit.
Aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë. Çdo kandidat do të ketë të dorëzojë numër të pakufizuar dizajnesh. Çdo krijim i tij duhet të jetë origjinal dhe veçanërisht i konceptuar e realizuar për këtë konkurs.
Shpallja e konkurseve do të bëhet në faqen e SHAK-ut, në faqet e partnerëve të SHAK-ut dhe në faqe tjera të përzgjedhura nga SHAK-u.
Lokacioni ka avantazhe në aspektin mjedisor, pasi është në zonë të destinuar për ndërtim dhe ka qasje të mirë ndaj resurseve natyrore. Qasja në lokacion është e lehtë dhe ka lidhje me rrugën dhe transportin publik.
Në rrafshin mjedisor paraqet një përparësi, duke mos pasur ndotje të ajrit nga trafiku dhe praninë e hapësirave të gjelbra në afërsi.
Njëkohësisht lokacioni ka potencial për zhvillim të ndërtesave të reja dhe hapësirave për lojëra, kopshte dhe klasa verore. Riparcelimi propozohet për të optimizuar formën dhe lidhjen me rrugën.
Propozimi paraqet një mundësi për rivitalizim dhe përdorim më efikas të hapësirës. Lokacioni i dedikuar për ndërtimin e çerdhe-kopshtit i takon zonës kadastrale “Matiçan” dhe është pjesë e Planit Rregullues Urban “Mati 1”.
Kushtet për zhvillimin dhe ndërtimin e çerdhes apo kopshtit janë përcaktuar në bazë të udhëzimeve aktuale në fuqi: Udhëzimi Administrativ 08/2017 mbi Normat teknike të Planifikimit Hapësinor (MMPH), Udhëzuesin për Normat dhe Standardet e Hapësirave të Objekteve Parashkollore (MASHT) si dhe PRRU-në aktual.
Konkursi
Konkursi do të jetë në formën e një gare dizajni, me një fazë, si forma më tipike e konkurseve për dizajne arkitekturore, që shpallen për qëllime të caktuara dhe që janë të hapur për të gjithë të interesuarit.
Aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë. Çdo kandidat ka të drejtë të dorëzojë numër të pakufizuar dizajnesh. Çdo krijim i tij duhet të jetë origjinal dhe veçanërisht i konceptuar e realizuar për këtë konkurs. Në asnjë mënyrë nuk do të pranohen krijime të shfaqura më parë, të rishikuara, ripunuara apo që ngjajnë, në çfarëdo mënyre, me krijime të tjera. Duhet po ashtu që krijuesit të dorëzojnë një certifikatë të noterizuar që dëshmon se veprat e tyre janë origjinale.
Kriteret bazë
Kandidatët duhet që të dorëzojnë një abstrakt të shkruar të konceptit të tyre, që nuk duhet të jetë më i gjatë se 300 fjalë.
Prezantimet duhet të paraqiten në atë mënyrë që të tregohet i tërë koncepti i dizajnit dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përmbajnë nënshkrimin e autorit apo shenja të tjera dalluese.
Të gjitha dizajnet duhet të dorëzohen në formatin JPEG, në 300 DPI. Po ashtu nuk është e pranueshme që fajllat të dërgohen duke përdorur shërbime të tilla si Google Drive, Dropbox apo WeTransfer dhe çfarëdo shërbimi të ngjashëm, nëse nuk është i ofruar nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit.
Për t’u regjistruar dhe aplikuar, kandidatët duhet që të nisin një e-mail (në admin @shak.archi), në të cilin administrata ua konfirmon njohjen e aplikimit, u jep qasje për shkarkimin e dokumentave dhe ua jep hapësirën për t’i ngarkuar aplikacionet e tyre të finalizuara. E-maili i tyre të jetë i krijuar specifikisht për qëllim të aplikimit në këtë konkurs, pjesa e parë e të cilit, jo më e gjatë se 6 (gjashtë) karaktere, do të jetë kodi i tyre i aplikimit: për shembull XyZ123@gmail.com. Të gjithë e-mailët e krijua për këtë qëllim duhet që po ashtu të jenë të tipit Gmail.
Aplikacionet fituese, përkatësisht fituesit do të duhet ta verifikojnë identitetin në mënyrë që ta marrin çmimin, përmes dëshmisë së të qenit pronarë të e-mailit, pjesa e parë e të cilit paraqet kodin e tyre të aplikimit.
Kriteret specifike
Asnjë nga pjesëmarrësit në konkurs nuk mund të mbajnë pozita publike dhe as nuk mund të paguhen në një a një tjetër formë nga buxheti i Republikës së Kosovës.
Të gjithë pjesëmarrësit në konkurs, që kanë biznes të regjistruar në Republikën e Kosovës dhe mbi gjysmën e stafit me shtetësi kosovare, do të kenë 5 (pesë) pikë shtesë, në vlerësimin përfundimtar. Të gjithë konkurruesit që nuk e plotesojnë këtë kusht, mund të përfitojnë prej bashkëpunimit me dikënd që e plotëson kushtin, me pjesëmarrje të përbashket 50/50 në projekt.
Të gjithë pjesëmarrësit në konkurs, biznesi i të cilëve është i regjistruar në Prishtinë dhe më tepër se gjysma e të punësuarve janë banorë rezident në Prishtinë, marrin 5 (pesë) pikë shtesë, në vlerësimin përfundimtar. Të gjithë pjesëmarrësit që nuk e plotësojnë këtë kusht, mund të përfitojnë prej bashkëpunimit me dikënd që e plotëson kushtin, me pjesëmarrje të përbashket 50/50 në projekt.
Kërkesat për dorëzim
Të gjitha dokumentet e dorëzuara duhet të jenë në PDF ose JPG. Kopja në dokument origjinal do të kërkohet si dëshmi e punës.
2 x A3 faqe që përshkruajnë strategjitë e dizajnit, filozofitë dhe metodat e përdorura për të krijuar konceptin e propozuar (maksimumi 1,000 fjalë).
Maksimumi 5 x A2 faqe që tregojnë organizimin e vendit, konfiguracionin e ndërtesës dhe konceptin e dizajnit duke përdorur plane, seksione, elevacione, detaje indikative dhe perspektiva.
Një dokument A4 i jo më shumë se 20 faqe që shpjegon se si koncepti i propozuar përmbush kërkesat teknike, funksionale dhe të kërkesës.
Pano ekspozimi – A1 – nëse konkurrenti është në listën finale dhe është një nga 10 e parët, projekti tij/saj do të shtypet dhe paraqitet në galerinë promovuese.
Pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë projektet e tyre në folderat e tyre të posaçme në Google Drive, me një limit maksimal të madhësisë së projektit prej 200 MB. Jemi duke krijuar folderat per secilin konkurues dhe adresat specifike do t’u dërgohen pjesëmarrësve sapo të jenë gati. Çdo projekt që tejkalon kufirin e madhësisë të specifikuar do të rezultojë në diskualifikim.
Çmimet
Vendi i parë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1 shpërblehet me 7000 euro.
Vendi i dytë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1 shpërblehet me 3500 euro.
Vendi i tretë në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1 shpërblehet me 1700 euro.
Në karrierën mbi dydekadëshe ka jetësuar disa dhjetëra projekte, që prej planeve rregulluese, objekteve publiko-administrative të rëndësisë së veçantë, objekteve dhe hapësirave tjera afariste, deri tek komplekset e mëdha rezidenciale.
Akademik
Profesor universitar prej disa dekadash, Anton Berishaj është autor i disa librave studimore, monografive dhe i dhjetëra botimeve shkencore. Ai është bashkautor i dy librave shkollorë për sociologji dhe i një numri të teksteve shkencore të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Një ndër profesionistët e mëdhenj të fushës, me përvojë të gjatë dhe një numër të konsiderueshëm të projekteve të tipologjive të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.