Rama: Pajisjen me kushte dhe leje ndërtimi nga 1 janari do ta bëni nga shtëpia

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po planifikojnë që nga 1 janari 2024, të lansohet platforma digjitale E-lejet e cila mundëson që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike.

Ai ka thënë se kjo do të ndikojë që procesi të jetë plotësisht transparent, i qasshëm për të gjithë, shkruan Gazeta Express. “Kjo do të ndikojë që procesi të jetë plotësisht transparent, i qasshëm për të gjithë sepse tani qytetarët mund të aplikojnë për leje ndërtimi nga shtëpia pa pasur nevojë që të jenë prezent fizikisht në sportelet e Kryeqytetit.”

Rama thotë se E-leja do të largojë në tërësi përdorimin e letrave dhe do të kontribuojë direkt për një ambient më të pastër për gjithë vendin. “E – LEJA: Efikasitet, Efiçencë, Transparencë, Qëndrueshmëri”.

SHAK-u, një nga nismat kryesore për transformimin e qytetit

Për një kohë të gjatë, Prishtina është përballur me një sërë sfidash urbane, të cilat ua kanë vështirësuar jetën qytetarëve. Kështu e ka nisur shkrimin, përmes të cilit, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar për fillimin e punës së Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit.

Duke i cilësuar si sfida të mëdha, trafikun e mbingarkuar, infrastrukturën e dobët, planifikimin e munguar urban, mungesën e hapësirave të gjelbra dhe e atyre rekreative, të cilat si të tilla kërkojnë zgjidhje konkrete, ai ka nënvizuar se këto do të jenë veç disa nga problemet të cilat do të marrin zgjidhje përmes Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit.

Sipas të parit të kryeqytetit “fillimisht është duke u skanuar gjendja në terren, për të krijuar një fotografi më të qartë të problemeve, nevojave dhe emergjencës së trajtimit të tyre”.

Drejtori i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, Astrit Nixha
Drejtori i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, Astrit Nixha

Ndër çështjet më të rëndësishme me të cilat është duke u marrë ShAK-u, janë mbikalimi që e lidhë “Arbërinë” me “Pallatin e Rinisë, tuneli në rrugën “Agim Ramadani”, Nënkalimi tek “Katedralja”, Arena Multifunksionale për sporte me dorë dhe disa projekte tjera. Këto projekte shumë shpejt do të kalojnë në fazën e realizimit në terren.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama

Këto projekte dhe disa të tjera, të cilat do të nxirren në konkurse ndërkombëtare dhe tenderë publik, presin fazën e ekzekutimit.

Rama po ashtu ka theksuar se është duke u punuar në dizajnimin e shërbimeve digjitale – E-leja, e cila po ashtu si komponenta përbërese ka edhe e-Nënshkrimi (për nënshkrime digjitale) dhe e-Përcjellja, që në tërësinë e tyre bëjnë të mundur që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike.

Kryetari i kryeqytetit, duke përmendur një varg projektesh tjera të cilat pritet të realizohen përgjatë vitit 2024, ka lënë të kuptohet që ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë transformues, për ta bërë Prishtinën qytet praktik, të pastër dhe të përjetimeve.

Fotografi e hartës së Prishtinës në të cilën shihen planet për qarkoren e madhe (të jashtme) të qytetit

e-Leja, hapi i radhës drejt Prishtinës digjitale

Shërbimet digjitale në kryeqytet do të ngriten në një nivel shumë më të lartë brenda një kohe shumë të shkurtër. Këtë premtim e ka dhënë kryetari Përparim Rama, gjatë prezantimit të projektit “e-Leja”.

Sipas tij, kryeqyteti planifikon që nga data 1 janar e vitit të ardhshëm, të lansojë platformën digjitale e-Leja e cila mundëson që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike.

Në këtë mënyrë, eliminohen vonesat për shkak të mbingarkesës së stafit administrativ, eliminohet çdo mundësi ndërhyrjeje në proces, garantohet barazia e palëve dhe transparenca e procesit dhe bëhet e mundshme përcjellja e tij në çdo hap, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

“Kjo do të ndikojë që procesi të jetë plotësisht transparent, i qasshëm për të gjithë sepse tani qytetarët mund të aplikojnë për leje ndërtimi nga shtëpia pa pasur nevojë që të jenë prezent fizikisht në sportelet e Kryeqytetit”, ka nënvizuar Rama.

Platforma e-Leja, përveç komponentës së aplikimit, me dy modulet tjera, e-Përcjellja dhe e-Nënshkrimi, bën të mundur që i tërë procesi nga fillimi deri në mbarim të mund të kryhet në formë digjitale dhe po ashtu u krijon mundësi aplikantëve që nënshkrimin e krijuar digjital ta kenë të përdorshëm në vijimësi.

Përveç çështjeve që lidhen me mbarëvajtjen e procesit, Rama ka vënë theksin edhe tek një dimension tjetër, ai i ruajtjes së ambientit, meqë, sipas tij, e-Leja do të largojë në tërësi përdorimin e letrave dhe do të kontribuojë direkt për një ambient më të pastër për gjithë vendin.

Platforma e-Leja është pjesë e një ndërmarrjeje më të gjerë për digjitalizimin e shërbimeve që lidhen me këtë sferë punësh, si pjesë e projektit të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit.

Rama: Fillon punën Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se ka filluar punën Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, një nga iniciativat më të rëndësishme për të mbështetur transformimin e kryeqytetit.

Ai ka thënë se për një kohë të gjatë, kryeqyteti është përballur me një sërë sfidash urbane, të cilat janë duke i vështirësuar jetën qytetarëve, shkruan Epoka e Re.

“Trafiku i mbingarkuar, infrastruktura e dobët, planifikimi i munguar urban, mungesa e hapësirave të gjelbra dhe e atyre rekreative, janë veç disa nga problemet të cilat do të marrin zgjidhje përmes Arkitektit të Kryeqytetit. Fillimisht është duke u skanuar gjendja në terren, për të krijuar një fotografi më të qartë të problemeve, nevojave dhe emergjencës së trajtimit të tyre”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se aktualisht, arkitekti është duke punuar në disa zgjidhje urbane si: mbikalimi që e lidhë “Arbërinë” me “Pallatin e Rinisë, tuneli në rrugën “Agim Ramadani”, Nënkalimi tek “Katedralja”, Arena Multifunksionale për sporte me dorë dhe disa projekte tjera.

Rama ka pohuar se këto projekte shumë shpejt do të kalojnë në fazën e realizimit në terren.

“Jemi duke punuar në dizajnimin e shërbimeve digjitale – E-lejet e cila mundëson që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike. Ky është vetë fillimi i një rrugëtimi të gjatë të transformimit të Kryeqytetit, për ta bërë Prishtinën qytet praktik, të pastër dhe të përjetimeve”, ka deklaruar Rama.

“Kjo mund të jetë zgjidhja për kaosin urban në kryeqytet”

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës është vënë në përkrahje të themelimit të një Zyreje të Arkitektit të Kryeqytetit.

Vetë AAK është një asociacion që bën përcjelljen, monitorimin, analizimin dhe propozimet konkrete të aktiviteteve, ngjarjeve, vendimeve dhe planifikimeve praktike, programore e profesionale, që lidhen veçanërisht me profesionin e Arkitektit, në mbarë Kosovën, specifikisht në kryeqytet, shkruan Albanian Post.

Një nga temat më të përfolura në kryeqytet është përmirësimi i kualitetit të jetës së qytetarëve, dhe sipas reagimit të AAK, themelimi i Zyrës së Arkitektit të Kryeqytetit mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtyre problemeve.

Në përkrahje të kësaj zyre është edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Duke qenë vetë arkitekt me profesion, Rama kishte mbajtur një takim me arkitektët me 26 korrik ku ishte diskutuar edhe themelimi i kësaj zyreje.

Në reagimin e arkitektëve thuhet se “ky hap ndikon në përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të Prishtinës, dhe se ndihmon në zgjidhjen e problemeve kyçe në Prishtinë, sa i përket arkitekturës, urbanizmit, infrastrukturës, rrjetit rrugor e komunikacionit”.

Prandaj, sugjerojnë nga asociacioni i arkitektëve se “marrë parasysh këto dhe shumë benefite tjera direkte e indirekte të kësaj iniciative për qytetarët e Prishtinës dhe Komunitetin profesional, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, përkrah plotësisht themelimin e Zyrës së Arkitektit të Kryeqytetit”.

Përtej kësaj, arkitektët kanë njoftuar se do vihen në dispozicion të plotë “në funksion të përkrahjes teknike e praktike të kësaj iniciative të domosdoshme dhe të nevojshme”.

Prishtina njihet si një nga kryeqytetet më të shëmtuara sa i përket arkitekturës e ndërtuar pa rregulla qysh nga paslufta.

kryeqyteti është një përzierje e ndërtesave te vjetra socialiste me kiçin e pashije te modernitetit, ndërtuar pa plan, gjithçka ngjan ne një derdhje te pakontrolluar betoni.

Kryesisht, edhe kërkesa nga qytetaret edhe premtimi nga politikanet ka qene qe te ndërmerret diçka për ta ndërprerë këtë urbicit, por qe gjithçka ka mbetur ne deklarime elektorale.

Prandaj, themelimi i një zyreje te arkitekteve, mbase do jete zgjidhja e shume kërkuar për Prishtinën.

Dy konkurse të reja për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve

Në lagjet Mati 1 dhe Kolovica është planifikuar ndërtimi i dy çerdhe-kopshteve, që për qëllim ka përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe kujdesin më cilësor ndaj fëmijëve prishtinas.

Për këto dy projekte të rëndësishme, brenda një periudhe njëjavore do të hapen konkurse ndërkombëtare për dizajn arkitekturor, në kërkim të ideve inovative dhe kreative.

Lokacioni i dedikuar për ndërtimin e çerdhe-kopshtit tek Mati 1 i takon zonës kadastrale “Matiçan” dhe është pjesë e Planit Rregullues Urban “Mati 1”.

Ndërkaq, për ndërtimin e çerdhe-kopshtit në Kolovicë i takon zonës kadastrale “Prishtinë”, lagja “Kolivicë” dhe është pjesë e Planit Zhvillimor Urban të Prishtinës.

Kushtet për zhvillimin dhe ndërtimin e çerdhe-kopshteve janë përcaktuar në bazë të udhëzimeve aktuale në fuqi: Udhëzimi Administrativ 08/2017 mbi Normat teknike të Planifikimit Hapësinor (MMPH), Udhëzuesin për Normat dhe Standardet e Hapësirave të Objekteve Parashkollore (MASHT) si dhe PRRU-në aktual.

Të dy konkurset janë të hapura për arkitektë dhe studio projektimi nga e gjithë bota. Të gjitha propozimet duhet të jenë në përputhje me udhëzimet dhe kriteret e specifikuara në dokumentacionin e konkursit, i cili mund të shkarkohet nga faqja në të cilën do të publikohet konkursi.

e-Nënshkrimi, një tjetër shërbim digjital

Digjitalizimi i shërbimeve që ofrohen për qytetarët paraqet një prej angazhimeve të rëndësishme të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit. Përveç e-Leja dhe e-Përcjellja, përmes të cilave pajisja me leje dhe kushte ndërtimore kryhet krejtësisht në mënyrë elektronike. Në këtë mënyrë, eliminohen vonesat për shkak të mbingarkesës së stafit administrativ, eliminohet çdo mundësi ndërhyrjeje në proces, garantohet barazia e palëve dhe transparenca e procesit dhe bëhet e mundshme përcjellja e tij në çdo hap, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Përveç këtyre dy shërbimeve, pjesë e pakos është edhe e-Nënshkrimi, që u mundëson të gjithë atyre që e marrin, ta kryejnë procesin e aplikimit pa printuar asnjë letër, sepse edhe nënshkrimi i tyre digjitalizohet. Marrja e nënshkrimit digjital nënkupton mundësinë e përdorimit të tij, jo vetëm për proceset e aplikimit për leje dhe kushte ndërtimore në Komunën e Prishtinës, por edhe për çfarëdo shërbimi tjetër dhe në secilin rast tjetër që mund t’iu duhet.

Lansimi i platformës “e-Nënshkrimi” është një dëshmi e angazhimit të Komunës së Prishtinës për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të përshpejtuar procesin e transformimit digjital. Ky është vetëm fillimi i një sërë inovacionesh që synojnë të lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe të rrisin efikasitetin e administratës publike. Ne ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset të përshtaten me këtë sistem të ri dhe të përfitojnë nga avantazhet që ai ofron.

Për t’u qasur në platformën e-nënshkrimi, klikoni në këtë vegëz: e-Nënshkrimi. Ndërkaq, për platformat e-Leja në vegëzën eLeja dhe për atë e-Përcjellja në vegëzën e-Përcjellja.

e-Leja, në funksion nga 1 janari i vitit të ardhshëm

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për modernizimin dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike, nga data 1 Janar 2024, do të vihet në funksion platforma e re digjitale “e-Leja”. Kjo platformë do të mundësojë aplikimin për leje ndërtimi dhe percjelljen e të gjithë procesit në mënyrë elektronike, duke bërë të pamundur aplikimin manual për leje ndërtimi nga po ajo datë.

Platforma “e-Leja” është dizajnuar për të thjeshtuar dhe përshpejtuar procesin e aplikimit për leje ndërtimi. Ajo do të ofrojë një interface që mundëson aplikimin online, duke shmangur radhët dhe pritjet në zyrat e komunës. Përmes kësaj platforme, aplikantët mund të ndjekin statusin e aplikacionit të tyre në çdo kohë dhe të marrin njoftime në lidhje me progresin e tyre, duke siguruar kështu një proces transparent dhe të drejtë për të gjithë.

Vendimi për të kaluar në një sistem të plotë digjital për aplikimet për leje ndërtimi është një hap i madh drejt modernizimit të shërbimeve komunale. Kjo do të ulë ndjeshëm burokracinë, do të lehtësojë procesin për bizneset dhe individët dhe do të kontribuojë në një mjedis më të shëndetshëm biznesor. Gjithashtu, ky proces digjital do të reduktojë ndikimin mjedisor, duke eliminuar nevojën për sasi të mëdha të dokumentacionit në letër.

Për qytetarët dhe bizneset, “e-Leja” do të sjellë një ndryshim të madh në mënyrën se si ata ndërveprojnë me komunën. Përmes kësaj platforme, ata do të përfitojnë nga një proces më i shpejtë dhe më i qartë për marrjen e lejeve të ndërtimit, duke thjeshtuar procedurat dhe reduktuar kostot, si dhe kohën e humbur. Ky inovacion gjithashtu rrit besimin e publikut në komunë, duke siguruar një proces më të hapur dhe më të qasshëm.

Lansimi i platformës “e-Leja” është një dëshmi e angazhimit të Komunës së Prishtinës për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të përshpejtuar procesin e transformimit digjital. Ky është vetëm fillimi i një sërë inovacionesh që synojnë të lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe të rrisin efikasitetin e administratës publike. Ne ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset të përshtaten me këtë sistem të ri dhe të përfitojnë nga avantazhet që ai ofron.

Për t’u qasur në platformën e-Leja, klikoni në këtë vegëz: eLeja. Ndërkaq, për platformat e-Nënshkrimi në vegëzën e-Nënshkrimi dhe për atë e-Përcjellja në vegëzën e-Përcjellja.

e-Leja, për Prishtinën digjitale

Shërbimet digjitale në kryeqytet do të ngriten në një nivel shumë më të lartë brenda një kohe shumë të shkurtër. Këtë premtim e ka dhënë kryetari Përparim Rama, gjatë prezantimit të projektit “e-Leja”.

Sipas tij, kryeqyteti planifikon që nga data 1 janar e vitit të ardhshëm, të lansojë platformën digjitale e-Leja e cila mundëson që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike.

Në këtë mënyrë, eliminohen vonesat për shkak të mbingarkesës së stafit administrativ, eliminohet çdo mundësi ndërhyrjeje në proces, garantohet barazia e palëve dhe transparenca e procesit dhe bëhet e mundshme përcjellja e tij në çdo hap, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

“Kjo do të ndikojë që procesi të jetë plotësisht transparent, i qasshëm për të gjithë sepse tani qytetarët mund të aplikojnë për leje ndërtimi nga shtëpia pa pasur nevojë që të jenë prezent fizikisht në sportelet e Kryeqytetit”, ka nënvizuar Rama.

Platforma e-Leja, përveç komponentës së aplikimit, me dy modulet tjera, e-Përcjellja dhe e-Nënshkrimi, bën të mundur që i tërë procesi nga fillimi deri në mbarim të mund të kryhet në formë digjitale dhe po ashtu u krijon mundësi aplikantëve që nënshkrimin e krijuar digjital ta kenë të përdorshëm në vijimësi.

Përveç çështjeve që lidhen me mbarëvajtjen e procesit, Rama ka vënë theksin edhe tek një dimension tjetër, ai i ruajtjes së ambientit, meqë, sipas tij, e-Leja do të largojë në tërësi përdorimin e letrave dhe do të kontribuojë direkt për një ambient më të pastër për gjithë vendin.

Platforma e-Leja është pjesë e një ndërmarrjeje më të gjerë për digjitalizimin e shërbimeve që lidhen me këtë sferë punësh, si pjesë e projektit të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit.

SHAK-u me platformë të veten

Transformimet e qyteteve, nën presionin e ekonomizimit të kohës, kërkojnë gjetjen e mënyrave për komunikim efikas dhe efektiv, si nevojë dhe domosdoshmëri për t’i lidhur projektet e rëndësishme me palët e interesit. Projekti për Prishtinën tejkalon vetëm një shkëmbim informacioni; ka të bëjë me nxitjen e një dialogu gjithëpërfshirës, duke rezonuar me demografi të ndryshme dhe për të garantuar që çdo zë, edhe ai që mund të ngjajë më i parëndësishmi, do të dëgjohet dhe vlerësohet.

Përdorimi i mediave tradicionale, platformave dixhitale në zhvillim dhe angazhimeve të drejtpërdrejta të komunitetit hap rrugën për një shtrirje gjithëpërfshirëse, duke siguruar që asnjë qytetar të mos mbetet i painformuar ose i lënë anash. Ndërlidhja e këtyre kanaleve dhe mjeteve nuk përbën thjesht një qasje sistematike për t’i mbajtur njerëzit të informuar; është një ftesë gjithëpërfshirëse për çdo banor që të bëhet bashkëautor në rrëfimin krejt unik të transformimit të Prishtinës.

Nisur nga këto premisa, Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit do të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët e Prishtinës, përveç përmes llogarive në rrjete sociale edhe në platformën shak.archi, si qendër në të cilën grumbullohen të gjitha informacionet e rëndësishme, në formën e lajmeve dhe njoftimeve, blogjeve, galerive të fotografive dhe videove dhe kohështrirjeve të projekteve. Po ashtu, në këtë platformë do të nxirren fillimisht të gjitha konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare për të gjitha fushat të cilat ShAK-u mbulon.

01

04

LinkedIn

Twitter

Facebook

Instagram

admin@shak.archi

+383-44-111-222

Twitter

Adresa

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

SHËRBIMI I ARKITEKTIT TË KRYEQYTETIT

Kontakti: