Akademiku Anton Berishaj do të jetë anëtari i tretë i jurisë që do t’i vlerësojë aplikacionet në konkursin ndërkombëtar të hapur nga Shëribmi i Arkitektit të Kryeqytetit për dy çerdhe-kopshte, në lagjen Mati 1 dhe Kolovicë.
Profesor universitar prej disa dekadash, Berishaj është autor i disa librave studimore, monografive dhe i dhjetëra botimeve shkencore. Ai është bashkautor i dy librave shkollorë për sociologji dhe i një numri të teksteve shkencore të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Konkurset, për të cilat akademik Berishaj është përzgjedhur për të qenë pjesë e jurisë, janë në formën e një gare dizajni, me një fazë, si forma më tipike e konkurseve për dizajne arkitekturore, që shpallen për qëllime të caktuara dhe që janë të hapura për të gjithë të interesuarit. Rrjedhimisht, aplikimi është i hapur për të gjithë dhe çdo kandidat do të ketë të dorëzojë numër të pakufizuar dizajnesh.
Çdo krijim i tij duhet të jetë origjinal dhe veçanërisht i konceptuar për këtë konkurs. Regjistrimi për t’u bërë pjesë e konkursit do të jetë i hapur nga data e shpalljes deri më datë 17 janar 2024. Dorëzimi i aplikimeve do të pasohet nga vlerësimi i jurisë, prezantimi i punëve, pra i koncept-dizajneve dhe më 31 mars do të bëhet shpallja e rezultateve, gjegjësisht fituesve të këtyre konkurseve.
Prishtina fitoi garën për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 para tre muajsh. Një gamë e gjerë sportesh, në tërësi 24 sish, prej të cilave 21 i takojnë disiplinave olimpike dhe tre të tjera joolimpike, do të luhen në kuadër të tyre.
Në aplikacionin e paraqitur, përveç hapësirave ekzistuese, vendi ka marrë obligim që, për të garantuar mbarëvajtjen e lojërave në nivelin më të lartë, t’i ndërtojë të gjitha hapësirat të cilat nuk i plotësojnë kushtet apo që nuk ekzistojnë fare.
Më e rëndësishmja ndër to është Qendra Olimpike, siç e kemi quajtur në draft-propozimin e Masterplanit dhe e cila do të jetë e vendosur në Bërnicë. Është zgjedhur kjo hapësirë, për shkak të pozicionit të përshtatshëm gjeografik dhe afërsisë me kryeqytetin.
Kompleksi do të ndërtohet në 60 hektarë dhe përveç hapësirave sportive do t’i ketë të gjitha ambientet tjera shoqëruese, përfshirë hapësirat administrative, komerciale dhe një stacion të autobusëve.
Hapësira qendrore do të jetë e dedikuar për stadiumin e futbollit, që mëton të jetë një nga kryeveprat arkitekturore të qytetit. Përveç ngrehinës qendrore, e cila do të ndërtohet duke pasur në mendje zhvillimin teknologjik dhe që do të ketë 25 mijë ulëse, do të ketë edhe dy fusha tjera stërvitore, me bar natyral.
Afër stadiumit do të jetë kompleksi i pishinave olimpike, që do të ndërtohet në përputhje me kriteret më të larta ndërkombëtare, duke synuar që të kthehet në një nga ambientet më të rëndësishme në rajon për sporte ujore. Përgjatë Lojërave Mesdhetare 2030, ky kompleks i përbërë nga një pishinë e brendshme dhe dy pishina të jashtme do të jetë hapësira kryesore në të cilën do të zhvillohen garat e sporteve ujore.
Një prej sporteve më të rëndësishme, të cilit deri tani në vend i ka munguar infrastruktura, do të ketë kompleksin e tij brenda kësaj qendre. Për të përmbushur kërkesat e evenimentit do të ndërtohet një fushë qendrore, që natyrshëm do të jetë pika fokale e përballjeve në këtë sport dhe që do të ketë 2 mijë ulëse, si dhe gjashtë gusha të tjera, secila me nga 200 ulëse për tenis-dashësit. Përveç tenisit, fusha qëndrore ka parametra të atillë që mundëson luajtjen brenda saj edhe të ndeshjeve të hendbollit, volejbollit dhe futbollit të vogël.
Në anën tjetër të qendrës do të jetë e vendosur qendra e sporteve me dorë dhe ajo e sporteve luftarake. Hapësira qendrore e sporteve me dorë, ku do të luhen të gjitha ndeshjet në basketboll, hendboll dhe volejboll do të ketë kapacitet maksimal prej 3 mijë e 500 ulësesh dhe duke qenë e ndërtuar me standardet më të larta, hapësirat e saj do të jenë të përdorshme në variante të ndryshme.
Arena e sporteve luftarake, e vendosur në krah të asaj të sporteve me dorë, do të ketë kapacitet po për 3 mijë e 500 shikues dhe pas përfundimit të Lojërave Mesdhetare synohet të kthehet në qendrën e munguar të nivelit më të lartë, për të gjithë sportistët e këtyre disiplinave që ka vendi.
Atletika dhe disa sporte të tjera, përfshirë çiklizmin dhe 3×3 basketbollin, do të zhvillohen në fushat e hapura, të cilat kanë kapacitet maksimal prej 5 mijë ulësesh.
Përveç hapësirave sportive, kompleksi do të ketë edhe hapësirat administrative, për federata dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, një parking të madh dykatësh nën tokë, stacionin e autobusëve dhe hapësira komerciale, përfshirë një qendër tregtare, hotelin, ku do të jetë e vendosur qendra e konferencave, si dhe pjesën akomoduese të Fshatit Olimpik.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar draft propozimin për masterplanin e fshatit olimpik në Prishtinë.
“Draft propozimi per Masterplanin e fshatit Olimpik ne Prishtinë”, ka shkruar ai.
Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, shkruan Gazeta Express.
Vendimi është marrë nga Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) në një takim të mbajtur në Heraklion të Greqisë.
Arkitekti Gëzim Kastrati do të jetë anëtar i jurisë profesionale në dy konkurset ndërkombëtare të shpallura nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve në lagjen Mati 1 dhe Kolovicë.
Pas Ardit Jedrashit që, si përfaqësues i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës qe përzgjedhur si anëtar i parë i jurisë, arkitekti Kastrati do ta përfaqësojë Komunën e Prishtinës në treshen përzgjedhëse, të cilës shumë shpejt pritet t’i shtohet edhe një tjetër anëtar i pavarur.
Kastrati është një nga profesionistët e mëdhenj të fushës, me përvojë të gjatë dhe një numër të konsiderueshëm të projekteve të tipologjive të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Projektet e tij përfshijnë ndërtesa administrative dhe të tjera publike, të rëndësisë së veçantë, qendra të mëdha prodhimi dhe afariste, si ngrehina e hapësira biznesore.
Arkitekti Kastrati ka një numër jo të vogël projektesh të realizuara për apo në bashkëpunim me kompani të shtrira në shumë vende, përfshirë edhe komplekse të mëdha rezidenciale, në disa shtete të rajonit.
Konkurset, për të cilat Kastrati do të jetë pjesë e jurisë, janë në formën e një gare dizajni, me një fazë, si forma më tipike e konkurseve për dizajne arkitekturore, që shpallen për qëllime të caktuara dhe që janë të hapura për të gjithë të interesuarit.
Rrjedhimisht, aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë dhe çdo kandidat do të ketë të dorëzojë numër të pakufizuar dizajnesh. Çdo krijim i tij duhet të jetë origjinal dhe veçanërisht i konceptuar për këtë konkurs.
Regjistrimi për t’u bërë pjesë e konkursit do të jetë i hapur nga data e shpalljes deri më datë 17 janar 2024. Dorëzimi i aplikimeve do të pasohet nga vlerësimi i jurisë, prezantimi i punëve, pra i koncept-dizajneve dhe më 31 mars do të bëhet shpallja e rezultateve, gjegjësisht fituesve të këtyre konkurseve.
Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit (SHAK), ka hapur dy konkurse ndërkombëtare për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve në lagjen Kolovicë dhe Mati 1.
Konkurset janë në formën e një gare dizajni, me një fazë, si forma më tipike e konkurseve për dizajne arkitekturore, që shpallen për qëllime të caktuara dhe që janë të hapura për të gjithë të interesuarit.
Rrjedhimisht, aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë dhe çdo kandidat do të ketë të dorëzojë numër të pakufizuar dizajnesh. Çdo krijim i tij duhet të jetë origjinal dhe veçanërisht i konceptuar për këtë konkurs.
Regjistrimi për t’u bërë pjesë e konkursit do të jetë i hapur nga data e shpalljes deri më datë 17 janar 2024. Dorëzimi i aplikimeve do të pasohet nga vlerësimi i jurisë, prezantimi i punëve, pra i koncept-dizajneve dhe më 31 mars do të bëhet shpallja e rezultateve, gjegjësisht fituesve të këtyre konkurseve.
Vlerësimi i aplikimeve do të bëhet nga juria profesionale e përbërë nga përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati dhe një anëtar tjetër i pavarur, i cili do të shpallet së shpejti.
Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërbilmeve 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 5 mijë vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë. Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro.
Për t’u qasur në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe kopshtit në lagjen Mati 1 klikoni në këtë vegëz: çerdhe-kopshti Mati 1, ndërkaq për t’u qasur në konkursin për koncept dizajn të çerdhe-kopshtit në lagjen Kolovicë, klikoni në vegëzën: çerdhe-kopshti Kolovicë. Konkursi po ashtu është shpallur në një prej faqeve më të mëdha, që mund të shihet në vegzën: çerdhe-kopshti Mati 1, ndërkaq për atë në lagjen Kolovicë shihni vegzën: çerdhe-kopshti Kolovicë.
Anëtari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Ardit Jedrashi është i përzgjedhuri i parë për jurinë e dy konkurseve që do të hapen, për koncept-dizajn arkitekturor të dy çerdhe-kopshteve në Lagjen Mati 1 dhe Kolovica.
Në konkursin ndërkombëtar të shpallur nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, për koncept-dizajn të dy çerdhe kopshteve, që do të jetë i hapur që nga e mërkura e datës 20 të dhjetorit, Ardit Jedrashi, si përfaqësues i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, do të jetë pjesë e jurisë, në të cilën po ashtu pjesë do të bëjnë, një profesionist i përzgjedhur nga Komuna e Prishtinës dhe një tjetër i pavarur.
Jedrashi është një ndër profesionistët e mëdhenj të fushës, pasi ka ideuar, realizuar apo mbikëqyrur, një numër të konsiderueshëm të projekteve të rëndësishme, në vend dhe jashtë.
I diplomuar pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitet të Prishtinës, ai ka mbi dy dekada dhe disa dhjetëra projekte të realizuara, që prej planeve rregulluese, objekteve publiko-administrative të rëndësisë së veçantë, objekteve dhe hapësirave tjera afariste dhe deri tek komplekset e mëdha rezidenciale.
Përveç në vend, Jedrashi ka një numër të konsiderueshëm të projekteve të realizuara edhe në disa shtete të rajonit, përfshirë qendra të mëdha afariste dhe ngrehina tjera të rëndësishme turistike.
Bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar midis Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës dhe Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, një anëtar i asociacionit do të jetë pjesë e çdo jurie për të gjitha konkurset e shpallura.
Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit dhe Asociacioni i Arkitektëve të Kosvoës kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit synohet përfshirja e profesionistëve të dëshmuar dhe atyre të rinj në procesin transformues të kryeqytetit.
Memorandumi i arritur ka për qëllim ngritjen e profesionistëve në nivel vendimmarrës për projektet e rëndësishme të qytetit, krijimin e lehtësirave për t’u bërë pjesë e konkurseve dhe zhvillimin e bashkëpunimit në rrafshin e angazhimit profesional.
Sipas këtij dokumenti, Shak dhe AAK janë pajtuar që, për të gjitha konkurset që ShAK hap, do të kërkojë një përfaqësues nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, i cili do të jetë pjesë e jurisë profesionale, me kusht që, përgjatë një viti, i njëjti të ketë të drejtë të jetë pjesë e jurisë vetëm në një konkurs.
Po ashtu, për anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, ShAK do të ofrojë lehtësi të pjesëmarrjes në të gjitha konkurset që hap, në formën e përgjysmimit të pagesave (zbritje prej 50%) për dokumenta, sa herë që kriteri i pagesës do të jetë i zbatueshëm.
Ndërkaq, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, është i obliguar që, asnjë nga anëtarët e tij, që do të dërgohen për të qenë pjesë e jurisë në konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat do të shpallen nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, të mos mbajnë pozita publike dhe as nuk paguhen në një a një tjetër formë nga buxheti i shtetit.
Bazuar në këtë dokument, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës është pajtuar me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit që, të gjitha konkurset e shpallura nga ShAK-u, do t’i nxjerrë dhe promovojë në të gjitha platoformat e veta dhe se këtë gjë do të mundohet ta kalojë edhe tek të gjithë bashkëpunëtorët.
Përmes këtij Memorandumi, afirmohet vullneti dhe vendosmëria për të bashkëpunuar dhe kontribuuar në kuadër të këtij procesi të rëndësishëm për kryeqytetin.
Palët janë zotuar që do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për përzgjedhjen dhe vlerësimin e profesionistëve që do të delegohen në juritë e të gjitha konkurseve të cilat do të hapen përgjatë gjatë periudhës 2023 – 2024.
Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit (SHAK), të mërkurën e datës 20 dhjetor, do të hapë dy konkurse për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve në lagjen Kolovicë dhe Mati 1.
Konkurset do të jenë në formën e një gare dizajni, me një fazë, si forma më tipike e konkurseve për dizajne arkitekturore, që shpallen për qëllime të caktuara dhe që janë të hapur për të gjithë të interesuarit.
Aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë. Çdo kandidat do të ketë të dorëzojë numër të pakufizuar dizajnesh. Çdo krijim i tij duhet të jetë origjinal dhe veçanërisht i konceptuar e realizuar për këtë konkurs.
Shpallja e konkurseve do të bëhet në faqen e SHAK-ut, në faqet e partnerëve të SHAK-ut dhe në faqe tjera të përzgjedhura nga SHAK-u.
Për plotësimi e kërkesës së Kryeqytetit, thirrjes së Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për pjesëmarrje në konkursin për projektin ideor të sheshit “Xhorxh Bush” i janë përgjigjur studiot arkitekturore “Yazgan Design Architecture”, nga Ankaraja, “AB Group” nga Prishtina dhe “XPlan Studio” nga Tirana. Kompanitë kanë prezantuar propozim projektet e tyre dhe juria i ka verifikuar dokumentet formale.
Ky konkurs ka për qëllim të gjenerojë ide kreative dhe funksionale që do të transformojnë këtë hapësirë të rëndësishme publike në një pikë kyçe të identitetit të Kryeqytetit tonë.
Propozimet duhet të përfaqësojnë një ndërthurje harmonike të modernizimit urban dhe të karakterit historik e kulturor të zonës. Projekti synon të krijojë një mjedis publik të qasshëm, të gjallë dhe estetikisht tërheqës, që ofron mundësi për relaks, aktivitete shoqërore dhe shfrytëzim të hapësirave të gjelbra, duke theksuar vlerat lokale dhe lidhjet ndërkombëtare. Një shesh për të gjithë, dhe një ikonë e Kryeqytetit.
Studiot do të dorëzojnë propozimet e tyre në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në dokumentet e konkursit, brenda afatit të përcaktuar tremujor.
Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit siguron se procesi do të zhvillohet me standardet më të larta profesionale, duke garantuar realizimin e projektit që do të përmirësojë cilësinë e jetës në kryeqytet.
Orari i prezantimeve publike të projekt propozimeve do të jetë sipas këtij orari:
Punimet do të ekspozohen në hollin e ekspozitave të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, në rrugën Fehmi Agani, nr.43 në Prishtinë, prej datës 22.01.2024 deri 20.02.2024 me orar prej 09:00 deri 17:00, të shtunave prej 10:00 deri 20:00.
Ftohen qytetarët që sugjerimet e tyre dhe vërejtjet eventuale ti postojnë në kutinë e vendosur në hyrje të ekspozitës.
Profesionistët e fushës dhe Arkitektët inkurajohen që pos postimeve të tyre të çmuara, të marrin pjesë aktivisht, edhe në prezantimet e autorëve të projektit të cilat do të mbahen sipas orarit në vijim:
Prezentimi i punimit të kompanisë “Yazgan Design Architecture”, nga Ankaraja, do ta udhëhiqet nga autori z.Kerem Yazgan dhe i njejti do të mbahet në adresën e mësipërme të mërkurën, më 21.02.2024 prej orës 10:00 deri 12:00. Në këtë orar janë të përfshira edhe pyetjet dhe përgjigjet nga autorët.
Prezentimi i punimit të kompanisë “AB Group”, nga Prishtina, do ta udhëhiqet nga autori z.Arianit Loxha dhe i njejti do të mbahet në adresën e mësipërme të mërkurën, më 21.02.2024 prej orës 13:00 deri 15:00.
Prezentimi i punimit të kompanisë “XPlan Studio”, nga Tirana, do ta udhëhiqet nga autori z.Gjergj Islami dhe i njejti do të mbahet në adresën e mësipërme të mërkurën, më 21.02.2024 prej orës 15:00 deri 17:00.
Në orën 18:00 do të shpallen rezultatet e Jurisë profesionale dhe votimit të qytetarëve. Koktej rasti do të ketë në 19:00.
Thirrjes së Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për pjesëmarrje në konkursin për projektin ideor të sheshit “Xhorxh Bush” i janë përgjigjiur studiot arkitekturore “Yazgan Design Architecture”, “AB Group” dhe “XPlan Studio”. Ky konkurs ka për qëllim të gjenerojë ide kreative dhe funksionale që do të transformojnë këtë hapësirë të rëndësishme publike në një pikë kyçe të identitetit të qytetit tonë.
Propozimet duhet të përfaqësojnë një ndërthurje harmonike të modernizimit urban dhe të karakterit historik e kulturor të zonës. Projekti synon të krijojë një mjedis publik të qasshëm, të gjallë dhe estetikisht tërheqës, që ofron mundësi për relaks, aktivitete shoqërore dhe shfrytëzim të hapësirave të gjelbra, duke përfshirë elemente që theksojnë përkatësinë lokale dhe lidhjet ndërkombëtare.
Studiot ftohen të dorëzojnë propozimet e tyre në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në dokumentet e konkursit, brenda afatit të përcaktuar tremujor. Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit siguron se procesi do të zhvillohet me standardet më të larta profesionale, duke garantuar realizimin e projektit që do të përmirësojë cilësinë e jetës në kryeqytet.
Projekt-propozimet do të prezantohen sipas orarit të mëposhtëm:
Punimet do të ekspozohen në hollin e ekspozitave të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, në rrugën Fehmi Agani, nr.43 në Prishtinë, prej datës 22.01.2024 deri 20.02.2024 me orar prej 09:00 deri 17:00, të shtunave prej 10:00 deri 20:00.
Ftohen qytetarët që sugjerimet e tyre dhe vërejtjet eventuale ti postojnë në kutinë e vendosur në hyrje të ekspozitës. Profesionistët e fushës dhe Arkitektët inkurajohen që pos postimeve të tyre të çmuara, të marrin pjesë aktivisht, edhe në prezantimet e autorëve të projektit të cilat do të mbahen sipas orarit në vijim:
Prezentimi i punimit të kompanisë “Yazgan Design Architecture”, nga Ankaraja, do ta udhëhiqet nga autori z.Kerem Yazgan dhe i njejti do të mbahet në adresën e mësipërme të mërkurën, më 21.02.2024 prej orës 10:00 deri 12:00. Në këtë orar janë të përfshira edhe pyetjet dhe përgjigjet nga autorët.
Prezentimi i punimit të kompanisë “AB Group”, nga Prishtina, do ta udhëhiqet nga autori z.Arianit Loxha dhe i njejti do të mbahet në adresën e mësipërme të mërkurën, më 21.02.2024 prej orës 13:00 deri 15:00.
Prezentimi i punimit të kompanisë “XPlan Studio”, nga Tirana, do ta udhëhiqet nga autori z.Gjergj Islami dhe i njejti do të mbahet në adresën e mësipërme të mërkurën, më 21.02.2024 prej orës 15:00 deri 17:00.
Në ora 18:00 do të shpallen rezultatet e jurisë profesionale dhe votimit të qytetarëve. Koktej rasti do të ketë në ora 19:00.